11/08/2026
FC Vushtrria po vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri
Leutrim Islami ka renovuar kontratën me klubin edhe për një vit, duke vazhduar të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje me KF Llapin për huazimin njëvjeçar të qendërmbrojtësit Haris Ibrisagic.
Ibrisagic më herët ka luajtur për Sarajeven, FC Cosmos, FK Abdysh-Ata Kant dhe FC Bishkek City.
Mirë se vjen, Haris! 💙
Suksese, Leutrim! Na priftë e mbara së bashku! 🤝⚽
30/07/2026
Sot prezantojmë fanellat e reja të FC Vushtrrisë – me krenari, histori dhe ambicie për sezonin që po vjen.
Pas prezantimit, rrugëtimi vazhdon në Ferizaj, ku na pret ndeshja miqësore ndaj FC Dinamos, testi i radhës para fillimit të kampionatit.
Forca Vushtrria! 💙
25/07/2026
💙🤍 Nisje e mbarë!
Paraqitje shumë e mirë e ekipit tonë në ndeshjen e parë miqësore, të zhvilluar në Mitrovicë. Dy gola të shënuar, lojë bindëse dhe një penallti e pritur nga gardiani ynë, Marvin Brozi.
FT: FC Mitrovica 0:2 FC Vushtrria
⚽ Golashënues:
• Daut Maxhuni
• Leutrim Islami
Vazhdojmë punën! 💪
22/07/2026
Urime ditëlindjen, Trimi! 🎉
Të urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në jetë dhe në karrierën tënde futbollistike.
Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin që jep çdo ditë për ngjyrat bardhekaltër. Të dëshirojmë edhe shumë ndeshje të suksesshme, fitore dhe momente të paharrueshme me fanellën e Vushtrrisë.
Gëzuar ditëlindjen dhe suksese pa fund! 💙🤍
20/07/2026
Nga kampionë në Superligë – ka nisur rrugëtimi i ri
Pas rikthimit të madh në Superligë, aty ku e ka vendin, FC Vushtrria ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, me motivim të jashtëzakonshëm, besim të plotë dhe ambicie të mëdha.
Kryetrajneri, legjenda e futbollit kosovar Besnik Kollari, së bashku me stafin e tij, ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë si trainer me lojtarët duke i dhënë start punës për sezonin e ri.
Faza e parë e përgatitjeve do të jetë e fokusuar në ngritjen e aspektit fizik të ekipit, si bazë për një kampionat ku FC Vushtrria synon të jetë një kundërshtar i fortë për secilin rival.
Grupit të lojtarëve i janë bashkuar tashmë disa futbollistë të rinj, ndërsa gjatë ditëve në vijim skuadra do të përforcohet edhe me emra të tjerë cilësorë, të cilët do ta rrisin konkurrencën dhe do ta bëjnë FC Vushtrrinë një ekip dinjitoz dhe konkurrues në elitën e futbollit kosovar.
Kampionët janë rikthyer. Puna ka nisur. Superliga, po vijmë! 💙⚽
07/06/2026
E nderuara familje Bunjaku,
Ka lajme që të lënë pa fjalë dhe që sjellin dhimbje të madhe. Ndarja e hershme dhe tragjike nga jeta e Fatjon Bunjakut na ka prekur thellë të gjithëve.
FC Vushtrria, tifozeria dhe gjithë qyteti ynë shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Fatjonin.
Sot futbolli ka humbur një djalosh me talent, ëndrra dhe të ardhme të madhe, ndërsa familja e tij ka humbur më të dashurin e saj. Kujtimi për Fatjonin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Ndajmë dhimbjen me familjen Bunjaku në këto çaste të rënda.
U prehtë në paqe. Qoftë i përhershëm kujtimi për Fatjonin.
Me respekt,
FC Vushtrria
26/05/2026
FC Vushtrria është pritur sot nga kryetari i komunës, Ferit Idrizi dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova, pas një sezoni historik që u kurorëzua me rikthimin në Superligën e Kosovës dhe triumfin në Kupë.
Në këtë takim, përfaqësuesit komunalë shprehën vlerësimin maksimal për futbollistët, shtabin teknik dhe bordin e klubit, duke theksuar se sukseset e arritura kanë rikthyer krenarinë dhe atmosferën sportive në qytetin e Vushtrrisë.
Pjesë e pritjes ishin edhe tifozët e zjarrtë të klubit, Forca, të cilët gjatë gjithë sezonit kanë qëndruar pranë ekipit dhe kanë dhënë mbështetje të pandalshme në çdo ndeshje.