15/07/2026
🤝 KHF Samadrexha me krenari njofton se për sezonin 2026/2027 sponsor zyrtar i klubit do të jetë kompania gjermane Trimona, një nga brendet më të njohura në botë për Handball Wax.
Falënderojmë sinqerisht Trimona për besimin dhe mbështetjen ndaj klubit tonë. Jemi të lumtur që një kompani me reputacion ndërkombëtar është bërë pjesë e familjes sonë.
Mirë se erdhët në KHF Samadrexha! 🇩🇪🤝🇽🇰
🤝 KHF Samadrexha freut sich, bekannt zu geben, dass Trimona aus Deutschland offizieller Sponsor des Vereins für die Saison 2026/2027 wird.
Trimona zählt zu den weltweit bekanntesten Herstellern von Handballwachs und wir sind stolz, dieses renommierte Unternehmen als Partner an unserer Seite zu haben.
Vielen Dank an Trimona für das Vertrauen und die Unterstützung. Herzlich willkommen in der Familie des KHF Samadrexha! 🇩🇪🤝🇽🇰
15/07/2026
🏆 KHF Samadrexha në arenën evropiane! 🇽🇰🇪🇺
KHF Samadrexha do të përfaqësojë Kosovën në EHF European Cup, ku në raundin e ardhshëm do të përballet me skuadrën Neistin nga Ishujt Faroe.
📅 Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3/4 tetor 2026 në Samadrexhë, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet më 10/11 tetor 2026 në Tórshavn, Ishujt Faroe.
KHF Samadrexha hyn në këtë sfidë si kampione në fuqi e Superligës së Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës, e vendosur për të përfaqësuar me dinjitet hendbollin kosovar në skenën evropiane.
Na pret një përballje shumë interesante ndaj një klubi me traditë si Neistin. Respektojmë maksimalisht kundërshtarin, por besojmë në cilësitë e ekipit tonë dhe jemi optimistë se me mbështetjen e tifozëve tanë mund të arrijmë një rezultat pozitiv.
💙🤍 Ju ftojmë të gjithë tifozët të jenë pranë ekipit dhe të krijojmë së bashku një atmosferë të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë në Samadrexhë.
Forca Samadrexha! 💪🇽🇰. 🏆 KHF Samadrexha is ready for the EHF European Cup! 🇽🇰🇪🇺
KHF Samadrexha will proudly represent Kosovo in the EHF European Cup, where we will face Neistin from the Faroe Islands in the upcoming round.
📅 The first leg will be played on 3/4 October 2026 in Samadrexha, Kosovo, while the second leg will take place on 10/11 October 2026 in Tórshavn, Faroe Islands.
KHF Samadrexha enters this challenge as the reigning Kosovo Super League Champions and reigning Kosovo Cup Winners, determined to represent Kosovo handball with pride on the European stage.
We are expecting an exciting encounter against a club with a strong tradition such as Neistin. We have great respect for our opponents, but we also believe in the quality, determination and fighting spirit of our team. We are optimistic and confident that we can achieve a positive result.
We warmly invite all our supporters to stand behind the team and create an unforgettable atmosphere for the first match in Samadrexha.
Together, we fight. Together, we believe.
Forza Samadrexha! 💙🤍🇽🇰
29/05/2026
Reagim zyrtar i KHF Samadrexhës
KHF Samadrexha shpreh keqardhjen e sinqertë për incidentin e ndodhur jashtë palestrës pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës ndërmjet KHF Samadrexhës dhe KH Shqiponjës, e cila përfundoi me rezultat 25:23 në favor të ekipit tonë.
Si klub, dënojmë çdo formë dhune dhe sjelljeje që bie ndesh me vlerat sportive. Ngjarja ka ndodhur jashtë palestrës dhe nuk kemi njohuri për arsyet, personat apo rrethanat që kanë çuar deri te ajo përplasje. Megjithatë, ndjejmë keqardhje për atë që ka ndodhur dhe urojmë që raste të tilla të mos përsëriten më kurrë në sportin tonë.
Për organizimin dhe sigurinë e ndeshjes, KHF Samadrexha kishte angazhuar Policinë dhe sigurimin privat. Brenda palestrës nuk ka pasur sharje apo fyerje. I vetmi moment i veçantë ka qenë ndezja e disa fishekzjarrëve nga disa të rinj, pa ndonjë qëllim të keq dhe pa incidente të tjera.
Shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë KH Shqiponjën për lojën e fortë, korrektësinë dhe kulturën sportive të treguar gjatë ndeshjes. Po ashtu, falënderojmë lojtarët, stafin dhe tifozët e të dyja ekipeve që kontribuuan në një atmosferë sportive në palestër.
KHF Samadrexha është një klub me traditë që nga viti 1974, me histori, kulturë sportive dhe shumë emra të njohur që kanë bartur fanellën e këtij klubi. Ne do të vazhdojmë të promovojmë respektin, sportivitetin dhe vlerat që e kanë karakterizuar Samadrexhën ndër vite.
Në fund, dëshirojmë të mos lejojmë që një incident i izoluar t’ia zbehë vlerën një finaleje të bukur dhe një sezoni të jashtëzakonshëm sportiv.
Historia mbetet:
🏆 Fitues i Kupës së Kosovës
🏆 Kampion i Kosovës
Me respekt,
Kryesia e KHF Samadrexhës
“Samadrexhë, Zemra Rreh për Ty!” 💙🤍
29/05/2026
KHF Samadrexha bën histori!
KHF Samadrexha shpallet kampione e Kosovës në hendboll, pasi në finalen e pestë mposhti KHF Shqiponjën me rezultat 25:23.
Pas shumë vitesh pritjeje, erdhi momenti që Samadrexha dhe Vushtrria të krenohen me këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Një falënderim dhe respekt i veçantë për KHF Shqiponjën për lojën korrekte dhe pritjen e ngrohtë që i është bërë klubit tonë në Gjakovë. Me fjalë të mira mund të përshkruhen si ndeshja e mbrëmshme, ashtu edhe të gjitha ndeshjet e kaluara, ashtu siç i ka hije një beteje të vërtetë për titull.
Falënderim i veçantë për sponsorët tanë:
Apetit, Riki Invest, Exclusive Corporation, Fati Group, CFO Pharma, Komuna e Vushtrrisë me kryetarin Ferit Idrizi, si dhe shumë persona të tjerë që dhanë kontribut të madh për këtë sukses.
Falënderim për lojtarët dhe stafin drejtues, me maestro Besnik Maloku, si dhe:
• Agron Përquku
• Ekrem Merovci
• Dr. Fisnik Basholli
• Fizioterapeut Erdit Mehana
Sa i përket Presidentit, sot nuk do të flasim shumë, sepse puna dhe përkushtimi i tij shihen qartë në këtë sukses.
Samadrexha, vatër e hendbollit! Prej tre vitesh, i gjithë hendbolli evropian e di se ku ndodhet Samadrexha.
Ky sukses është për të gjithë ata që dhanë shumë për këtë klub, duke mos harruar ata që nuk janë më në mesin tonë, si dhe me mirënjohje për të gjithë ata që jetuan me ëndrrën që dje u bë realitet.
Krenarë sot më shumë se kurrë!
Samadrexhë, o zemra jonë! 🏆💙
25/05/2026
🔥🏆 FINALJA E MADHE – KOHA PËR HISTORI! 🏆🔥
Pas fitores së madhe dje në Gjakovë, Samadrexha ka marrë zemër… tani është momenti ta përfundojmë rrugëtimin ashtu siç e meriton – ME TITULL KAMPIONI! ❤️🤍
Të gjithë rrugët çojnë në Palestrën Sportive “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, aty ku zemra e qytetit do të rrahë më fort se kurrë!
Luhet për krenari, për fanellën, për fshatin e qytetin tonë…
Luhet për ata që nuk janë më në mesin tonë, por që dhanë gjithçka për hendbollin e Samadrexhës! 🙏
⚔️ FINALJA
Samadrexha 🆚 Shqiponja
E enjte 28 maj 🕗 Ora 20:00
📍 Palestra Sportive “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë
I ftojmë të gjithë banorët e Samadrexhës — të rinj e të vjetër — hajdeni ta mbushim palestrën deri në vendin e fundit!
Le ta bëjmë atmosferën që e meriton një kampion! 🔥🥁
Pas shumë vitesh pritje…
Titulli është pranë!
Tani duhet zëri, zemra dhe forca e gjithë Samadrexhës! ❤️
SAMADREXHË, ZEMRA RREH PËR TY! ❤️🤍
HAJDE KAMPIONË! 🏆🔥
11/05/2026
🔥 FINALET E SUPERLIGËS SË HENDBOLLIT – FEMRAT 🔥
Të mërkurën, më 13 maj 2026, nga ora 20:00, në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë zhvillohet ndeshja e parë finale e Play-Offit në Superligën e Hendbollit të Kosovës për femra.
🤾♀️ KHF Samadrexha 🆚 KHF Shqiponja
Atmosfera pritet të jetë në maksimum në arenën e heroit Afrim Bunjaku, aty ku Samadrexha synon fitoren e parë drejt titullit kampion.
📅 Orari i finaleve:
➡️ Ndeshja 1
📍 Palestra “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë
🗓️ 13 maj 2026
🕗 Ora 20:00
➡️ Ndeshja 2
📍 Palestra “Shani Nushi” – Gjakovë
🗓️ 16 maj 2026
🕗 Ora 20:00
➡️ Ndeshja 3
📍 Palestra “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë
🗓️ 22 maj 2026
🕗 Ora 20:00
🏆 Me fitore 3:0 në serinë finale, KHF Samadrexha do të shpallet Kampione e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, në Superligën e Hendbollit të Kosovës.
💙🤍 FORCA SAMADREXHA!
Së bashku drejt titullit kampion! 🔥👏
07/05/2026
🏆 SAMADREXHA NË FINALE! 🏆
KHF Samadrexha siguron finalen e Play-Off-it pas një paraqitjeje fantastike ndaj KHF Ferizaj! 💪🔥
Rezultati final:
🤾♀️ KHF Ferizaj 30:36 KHF Samadrexha
Një super ndeshje nga vajzat tona, me zemër, luftë dhe karakter deri në sekondën e fundit! ❤️🖤
Krenarë me këtë ekip që po dëshmon forcë dhe unitet në çdo ndeshje! 👏
Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen!
Tash… drejt finales! 🏆🔥
HAJDE SAMADREXHË! ❤️🖤
06/05/2026
🔥 NESËR NA PRET SFIDA E MADHE! 🔥
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play-Off-it zhvillohet nesër në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 17:00, ku përballen:
🏐 KHF Ferizaj 🆚 KHF Samadrexha
Pas fitores së madhe në vikendin e kaluar, vajzat e KHF Samadrexha synojnë edhe fitoren e dytë radhazi dhe sigurimin e biletës për finalen e Play-Off-it! 💪🔥
Le të jemi të gjithë pranë ekipit tonë dhe t’i mbështesim vajzat drejt finales! ❤️🖤
HAJDE SAMADREXHË! 👏🔥
29/04/2026
🏆🔥 FESTË NË AFRIM BUNJAKU! 🔥🏆 📅 E Diel – 3 Maj 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Palestra Sportive Afrim Bunjaku
⚔️ Gjysmëfinalja e parë e Play-Off-it
🔵 KHF Samadrexha 🆚 KHF Ferizaj
📺 LIVE në YouTube & TV 21 Plus
⸻
🎉 NUK ËSHTË VETËM NDESHJE – ËSHTË FESTË! 🎉
Do të festojmë së bashku Trofeun e Kupës së Kosovës 🏆
Momenti që e kemi pritur… dhe tani e jetojmë bashkë!
⸻
🚨 Samadrexha nuk ndalet!
Pas Kupës, synimi është i qartë:
🏆 TITULLI KAMPION!
💪 Nga 1974, Samadrexha është djepi i hendbollit
🔥 Dhe tani… ËSHTË KOHA JONË!
⸻
📣 EJANI TË GJITHË!
Ejani Samadrexhë!
Ejani Vushtrri!
Mbusheni palestrën, ndizeni atmosferën dhe bëhuni pjesë e historisë! ❤️🔥
28/04/2026
Pas një pune të palodhshme dhe një organizimi shembullor, KHF Samadrexha arrin një sukses të madh duke triumfuar ndaj Istogut dhe duke ngritur lart Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave! 🏅
Ky sukses nuk është vetëm i ekipit, por i gjithë Samadrexhës dhe i gjithë Vushtrrisë. Secili prej nesh duhet të ndihet krenar për këtë arritje të jashtëzakonshme!
⏱️ Ora për Samadrexhën tash punon!
🔥 Ky është vetëm fillimi… suksese të tjera na presin!
Hendboll FemratNeSport