26/08/2026
Alea Rexhepi
Klubi i Basketbollit Vitia 06
26/08/2026
Alea Rexhepi
14/08/2026
Jara, Sara dhe Jahiri – një familje e lidhur me basketbollin dhe me KB Vitia!
Ka diçka të veçantë kur dashuria për sportin nis në familje dhe kthehet në një mënyrë jetese. 💚🏀
Jara, Sara dhe Jahiri janë pjesë e familjes së madhe të KB Vitia dhe ne jemi krenarë për secilin fëmijë që vesh fanellën e KB Vitia.
Sepse sot ata mësojnë të luajnë basketboll, ndërsa nesër do të jenë yje që do ta përfaqësojnë me krenari Vitinë dhe ngjyrat bardhë e gjelbër. 💚🤍
KB VITIA – më shumë se basketboll, një familje! 🏀💚🤍
10/08/2026
KB Vitia 🤍💚🥦🥬🥒🍏🍎
05/08/2026
KB VITIA –IDENTITETI I QYTETIT
Klubi i Basketbollit Vitia është në përgatitje për sezonin 2026/2027 me të gjitha grupmoshat vajza dhe djem, duke vazhduar misionin e tij për të zhvilluar breza të rinj dhe për ta përfaqësuar Vitinë me krenari.
KB është simbol i identitetit të qytetit, një familje sportive ku çdo fëmijë mëson se respekti, disiplina, përkushtimi dhe puna janë çelësi i suksesit.
Ngjyrat bardhë e gjelbër janë ngjyrat e Vitisë, ngjyrat e qytetit tonë që e duam shumë, krenaria jonë dhe përgjegjësia jonë.
"Klubi i Basketbollit Vitia" është bërë një shtëpi për të rinjtë, një vend ku talenti zhvillohet, miqësitë forcohen dhe karakteri ndërtohet. Në një kohë kur të rinjtë përballen me shumë sfida, basketbolli u ofron atyre një rrugë të shëndetshme, duke i mbajtur pranë sportit, edukimit dhe vlerave pozitive.
Sezoni 2026/2027 sjell ambicie të reja, punë edhe më të madhe dhe besim se me përkushtim mund të arrihen rezultate edhe më të mëdha. Çdo grupmoshë është pjesë e një vizioni afatgjatë për ta bërë Vitinë një qytet që njihet për basketbollin, talentin dhe kulturën sportive.
Faleminderit të gjithëve që janë pjesë e familjes tonë , lojtarëve, prindërve, trajnerëve, mbështetësve, institucioneve, bizneseve dhe çdo qytetari që beson në këtë projekt. Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe po mbrojmë me krenari identitetin e qytetit tonë.
KB VITIA – Bardhë e Gjelbër, Zemra e Qytetit! 💚
09/07/2026
GERTI – DJALI I QYTETIT
.qëu rrit në familjen e Klubit të Basketbollit Vitia.
Çdo hap i tij në parket ishte njëkohësisht edhe një hap në rritjen e klubit.
Gerti nuk ështe vetëm një lojtar; ështe pjesë e historisë së KB Vitia.
Gerti u rrit bashkë me klubin, u formua dhe u bë simbol i një brezi që besoi se me punë, disiplinë dhe zemër mund të arrihet gjithçka.
Ngjyrat e qytetit nuk i veshi vetëm në fanellë. Ai i mbrojti me krenari, me djersë dhe me shpirt në çdo ndeshje. Nuk kurseu asnjëherë veten për ta bërë krenar qytetin e tij. Çdo fitore e tij ishte një buzëqeshje më shumë për Vitinë, ndërsa çdo sfidë e përballuar ishte një dëshmi se sakrifica gjithmonë shpërblehet.
Talenti i tij e çoi edhe më larg. Gerti pati nderin të përfaqësojë qytetin dhe Kosovën me fanellën e kombëtares, duke dëshmuar se ëndrrat e një djali nga Vitia mund të arrijnë skenat më të mëdha. Sot ai është një nga basketbollistët më premtues të brezit të tij, një sportist që frymëzon fëmijët të besojnë në ëndrrat e tyre.
Por madhështia e Gertit nuk matet vetëm me pikët e shënuara apo ndeshjet e fituara. Vetëm 17 vjeç, ai ka zgjedhur të ndërtojë edhe të ardhmen akademike, duke nisur studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike. Ai dëshmon se një sportist i vërtetë nuk ndërton vetëm trupin, por edhe mendjen.
I edukuar me vlera të forta familjare, me kulturë, respekt dhe traditë, Gerti është shembulli i djalit që çdo qytet do ta donte ta kishte. I thjeshtë në sjellje, i madh në vepra, i përulur në fitore dhe i fortë në sfida.
Për ne, Gerti nuk është vetëm një basketbollist. Ai është krenaria e qytetit, fytyra e një brezi të ri dhe dëshmia se suksesi lind aty ku bashkohen puna, karakteri dhe dashuria për vendlindjen.
Rrugëtimi i tij sapo ka filluar. Ne besojmë se skenat më të mëdha e presin dhe se emri i tij do të vazhdojë ta bëjë krenare Vitinë, Kosovën dhe të gjithë ata që e njohin.
Vazhdo përpara, Gerti! Qyteti yt është krenar me ty dhe do të jetë gjithmonë pranë teje. Sukseset e tua janë sukseset tona.
01/07/2026
KB Vitia në Kampin Nacional 5 ditor të zhvilluar në Republiken e Maqedonies!
Në mesin e qindra basketbollistëve nga klube të ndryshme të rajonit, KB Vitia u përfaqësua me plot 7 lojtarë të talentuar, duke dëshmuar edhe një herë se Vitia vazhdon të ndërtojë të ardhmen e basketbollit.
Gjatë pesë ditëve intensive të kampit, u zhvilluan ndeshje me klube nga rajoni, ku lojtarët tanë treguan disiplinë, karakter, talent dhe shpirt gare.
Krenaria më e madhe erdhi me zgjedhjen e
ERDUAN EMERLLAHUT si lojtari më i mirë i kampit, një vlerësim që nuk vjen rastësisht, por si rezultat i punës së madhe, përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm.
Urime Erduanit, urime gjithë lojtarëve tanë dhe stafit të klubit për përfaqësimin dinjitoz!
E ardhmja është bardh e gjelbër!
VITIA 💚🤍🏀
29/04/2026
Klubi i Basketbollit Vitia, shpreh krenarinë dhe kënaqësinë e veçantë për ftesën e dy lojtarëve tanë të rinj, Gert Xhelili dhe Art Rexhepi, në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës U18.
Këta dy talente të klubit tonë kanë treguar performanca të jashtëzakonshme gjatë kampionatit, çka ka bërë që të fitojnë besimin e stafit të Përfaqësueses së Kosovës.
Ftesa e tyre në kombëtare është dëshmi e punës së palodhshme, talentit të tyre dhe zhvillimit të vazhdueshëm që po bëhet në kuadër të KB Vitia.
Këta dy djem nuk janë vetëm lojtarë premtues, por edhe ambasadorë të denjë të qytetit tonë dhe klubit, duke na bërë krenarë me çdo paraqitje të tyre.
KB Vitia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zhvillimin e tyre dhe të të gjithë të rinjve, me synimin që edhe më shumë talente të arrijnë nivele të larta në basketbollin kosovar dhe ndërkombëtar.
Urime Gertit dhe Artit – suksese me fanellën e Kosovës U18!
21/04/2026
KB Vitia 🤍💚
08/04/2026
9 Prill – Dita e Kushtetutës 🇽🇰
08/04/2026
Erduan Emerllahu dhe Erind Fetahu janë ftuar në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U16, që do të bëhet të enjëten 09.04.2025, duke dëshmuar kështu talentin dhe potencialin që posedojnë në parket.
Ky është një sukses i rëndësishëm për këta dy lojtarë të rinj, por edhe një dëshmi e qartë se puna dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen.
Ky është vetëm fillimi për ta. Me këtë ritëm pune dhe këtë përkushtim, e ardhmja e tyre duket shumë premtuese.
Suksese të mëdha për yjet tanë! 🇽🇰✨