20/07/2026
Sot, me rastin e pensionimit të profesorit Fadil Berisha, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë i ndau mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe avancimin e sportit shkollor.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe shembullin e tij ndër vite, Profesori Fadil Berisha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave.
Në emër të Shoqatës Sporti Shkollor Suharekë, e falënderojmë për punën dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet të mirë dhe shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës.
19/06/2026
Sot, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë, i ndau mirënjohje mësimdhënësit Senad Haxha, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në arsim dhe në sportin shkollor. Mirënjohjen në emrin e shoqatës e ndau kryetari i shoqatës, Ardian Basha dhe anëtarja e bordit, Rudina Berisha.
Faleminderit, mësimdhënës Senad, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjurmën që keni lënë te brezat e rinj. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë!
03/06/2026
🏅 DITA OLIMPIKE 2026 🏅
Sot, në SHFMU "Destan Bajraktari", u shënua Dita Olimpike në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Sportin Shkollor Suharekë.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan lojëra të ndryshme elementare, ku nxënësit patën mundësinë të argëtohen, të garojnë, duke promovuar vlerat olimpike.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në shënimin e kësaj dite.
06/05/2026
Sot, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, u zhvilluan garat e regjionit të Prizrenit në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë shkollat nga Prizreni, Suhareka dhe Malisheva. Rezultatet:
Femrat
🥇 "17 Shkurti" - Banjë, Malishevë
🥈 "7 Marsi" - Suharekë
Meshkujt
🥇 "Ismail Qemali" - Bellanicë, Malishevë
🥈 "Bajram Curri" - Romajë, Prizren
Urime shkollave fituese dhe suksese në garat republikane!
04/05/2026
Përfunduan finalet e garave komunale në volejboll për shfmu - femra dhe meshkuj
Sot u përmbyllën garat komunale në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. U përcaktuan ekipet fituese që do të vazhdojnë në garat regjionale. Të pranishëm ishin drejtori i DKA-së, z. Remzi Bajselmani dhe drejtoresha e DKRS-së, znj. Donjeta Kabashi, të cilët ndan medaljet dhe kupat për ekipet fituese. Rezultatet ishin këto:
SHFMU - femrat
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Gj.K. Skënderbeu"
SHFMU - meshkujt
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Edit Durham"
Falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për kontributin e tyre. Suksese ekipeve që vazhdojnë tutje!
30/04/2026
Njoftim!
🗓 E hënë, 4 maj
🕝 11:00 - gjysmëfinalja e parë - meshkujt SHFMU
🕝 11:30 - gjysmëfinalja e dytë - meshkujt SHFMU
🕝 12:00 - finalja - femrat SHFMU
🕝 12:30 - finalja - meshkujt SHFMU
📌 Palestra "13 Qershori"
Suksese!
30/04/2026
"Gj.K. Skënderbeu" 🆚️ "7 Marsi" në finale të garave komunale në volejboll për femra - SHFMU
30/04/2026
Shorti i garave komunale në volejboll SHMFU - femra dhe meshkuj
28/04/2026
Garat komunale në volejboll për shfmu - 1/8
🗓 E enjte, 30 prill
🕝 Ora 12:00
📌 Palestra "13 Qershori"
21/04/2026
Kryetari i komunës, z.Bali Muharremaj, priti sot vajzat e gjimnazit "Jeta e Re", kampione të Kosovës në volejboll, profesorët dhe përfaqësues nga Sporti Shkollor Suharekë.
Gjatë takimit, ai i përgëzoi për suksesin dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e sportit shkollor. Kjo pritje ishte një vlerësim për arritjen e ekipit dhe një motivim për vazhdim.