27/08/2026
Nesër (të premten) në Skenderaj, zhvillojmë ndeshjen e xhiros së tretë! 🟠⚫️
Faqja zyrtare e FC Ballkanit 🇽🇰
Kjo faqe menaxhohet nga Bordi Drejtues i FC Ballkanit🟠⚫️
27/08/2026
Nesër (të premten) në Skenderaj, zhvillojmë ndeshjen e xhiros së tretë! 🟠⚫️
26/08/2026
🎤 Mislav Karoglan pas largimit nga klubi!
26/08/2026
Faleminderit, Mislav Karoglan!
FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.
E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub.
Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës.
Mirupafshim dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm!
26/08/2026
Huazojmë Ebrima Gaye te KF Arsimi!
Ekipi ynë arritur marrëveshje për huazimin e Ebrima Gaye te KF Arsimi, ku futbollisti do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
I urojmë Ebrimës shumë suksese dhe një sezon sa më të mbarë në aventurën e tij të re!
25/08/2026
Topalli e Selmani në stërvitjen e parë me ekipin! 🟠⚫️
25/08/2026
Gentian Selmani, portieri i ri i Ballkanit 🧤🟠⚫️
FC Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell në skuadër përvojë të rëndësishme nga kampionati shqiptar, ai turk dhe Kombëtarja e Shqipërisë.
I lindur më 9 mars 1998 në Krujë, Selmani është formuar si portier në futbollin shqiptar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë turke dhe në Kupën e Turqisë.
Në sezonin e fundit, Selmani ishte pjesë e KF Teutës, ku ishte një nga portierët kryesorë të skuadrës dhe regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26.
Me përvojën e fituar në Shqipëri dhe jashtë saj, Selmani i bashkohet Ballkanit për të qenë një vlerë e rëndësishme mes shtyllave të portës. 👊🧡
𝐍𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐟𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐚!
🫡🧡
Giovanni Ribeiro 😁🎯
22/08/2026
🎤 Albin Berisha pas ndeshjes së sotme dhe fitores 🟠⚫️
“Rikthimi në klub dhe në qytet ishte një ndjesi shumë e veçantë. Normalisht, edhe goli më dha një ndjesi të bukur dhe pak nostalgji për të kaluarën. Pres që të kapim ritmin e ndeshjeve dhe të vazhdojmë me fitore e paraqitje të mira, për t’u dhuruar ndeshje të bukura shikuesve dhe dashamirëve të futbollit. Për mua, si sulmues, goli është gjithmonë i rëndësishëm, por mbi të gjitha dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë, edhe në ato ndeshje kur nuk arrij të shënoj.”
22/08/2026
Fitore minimale në shtëpi, me golat e Giovanni dhe Albin Berisha! 🟠⚫️
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 10:00 - 17:00 |