KF Sopija

KF Sopija

Share

Turniri Sadik Ramadanaj

29/07/2026

Falë mbështetjes së donatorëve, sponsorëve, ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë atyre që kontribuan, turniri "Sadik Ramadanaj" u organizua me sukses. Andaj duke e ndjerë për obligim të jemi transparentë dhe korrektë ndaj të gjithë atyre që na besuan dhe na mbështetën, po publikojmë raportin financiar të turnirit për vitin 2026.

Gjithësej hyrje - 32,149.00€
Gjithësej shpenzime - 25,678.05€
Mbetja - 6,470.95€

Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Shihemi vitin tjetër❤️⚽

20/07/2026

Një falënderim i veçantë për bashkëfshatarin tonë, Shpetim Sahitaj i cili për më shumë se një muaj e vuri në dispozicion të turnirit pronën e tij private pranë fushës, duke na mundësuar numër të madh të parkingjeve.

Faleminderit Shpetim!

19/07/2026

Një nga pritjet më të rëndësishme gjatë ekzekutimit të penalltive, erdhi nga portieri i FC Gjinocit, Valdrin Mjeku.

Me këtë pritje të penalltisë, ai e dërgoi FC Gjinocin në finale.

19/07/2026

Një nga golat më të bukur të këtij edicioni u shënua nga lojtari i Kryeziu Epoxid, Kreshnik Ibrahimi në ndeshjen finale.

Pas një aksioni të bukur të ekipit, Ibrahimi e finalizoi në mënyrë perfekte, ndërsa komentimi i Mani Aliut ia shton edhe më shumë emocionin këtij supergoli.

Shikojeni dhe shijojeni!

Photos from KF Sopija's post 18/07/2026

📸Foto te realizuara nga Nexos Film 🎞️

18/07/2026

Futbollisti më i mirë i këtij edicioni u shpall lojtari i ekipit Kryeziu Epoxid, Lum Pishtani

Paraqitjet e tij të shkëlqyera, roli vendimtar dhe udhëheqja e ekipit drejt fitimit të vendit të parë në Turnirin Tradicional "Sadik Ramadanaj" 2026, bënë që ai ta meritojë plotësisht këtë çmim.

Urime dhe suksese në vazhdim!

Photos from KF Sopija's post 18/07/2026
18/07/2026

Portieri më i mirë i këtij edicioni u shpall lojtari i ekipit Kryeziu Epoxid, Çlirim Gerguri

Urime për këtë çmim dhe suksese në vazhdim!

18/07/2026

Golashënuesi më i mirë i këtij edicioni është lojtari i ekipit Muqa Solar, Adhurim Bekteshi, me gjithsej 14 gola të shënuara.

Në emër të tij, çmimin e pranoi përfaqësuesi i ekipit Muqa Solar, Kastriot Muqa.

Urime dhe suksese!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Suhareke
Suharekë
10000