29/06/2026
Klubi Atletik Theranda 1992 me paraqitje të suksesshme në Kampionatin e Kosovës për Seniorë
Më 27 dhe 28 qershor 2026, Federata e Atletikës së Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për Seniorë, i cili u zhvillua në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë. Në këtë kampionat mori pjesë edhe Klubi Atletik Theranda 1992, i cili u përfaqësua me disa atletë dhe arriti rezultate të mira në disiplinat 800m dhe 1500m.
Rezultatet e atletëve të klubit ishin:
Selina Gashi
🥈 Vendi i dytë në 1500 metra
🥉 Vendi i tretë në 800 metra
Bleard Gashi
🥇 Kampion i Kosovës në 1500 metra
4️⃣ Vendi i katërt në 800 metra
Ledion Kabashi
🥈 Vendi i dytë në 1500 metra
5️⃣ Vendi i pestë në 800 metra
22/06/2026
Më 21 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi garën për nder të 2 Korrikut, e cila u mbajt në Stadionin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Atletët e klubit tonë arritën këto rezultate:
🥇 MEDALJE TË ARTA
• Eris Kabashi (U-14) – vendi i parë në 100m dhe vendi i parë në 300m.
• Nerenxa Kuçi (U-16) – vendi i parë në 100m.
• Bleard Gashi (U-18) – vendi i parë në 2000m.
🥈 MEDALJE TË ARGJENDTA
• Selina Gashi (Seniore) – vendi i dytë në 2000m.
• Azem Osmani (Senior) – vendi i dytë në 2000m.
• Ledion Kabashaj (U-18) – vendi i dytë në 2000m.
• Nerenxa Kuçi (U-16) – vendi i dytë në kërcim së gjati.
🥉 MEDALJE TË BRONZTA
• Hektor Gashi (U-16) – vendi i tretë në 300m.
• Denard Krasniqi (Senior) – vendi i tretë në 2000m.
15/06/2026
Më 13 dhe 14 Qershor 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për Juniorë U-18 dhe U-20, i cili u mbajt në Stadionin "Liman Gegaj" në Malishevë.
Klubi Atletik Theranda 1992 pati paraqitje shumë të mirë gjatë dy ditëve të garave, duke fituar gjithsej 8 medalje kampionale dhe duke regjistruar 5 rekorde personale, që dëshmojnë përmirësimin e vazhdueshëm të atletëve në disiplinat e tyre garuese.
▪️ Selina Gashi (U-20) – Kampione e Kosovës në 3000m 🥇, ndërsa nënkampione e Kosovës në 1500m 🥈
▪️ Bleard Gashi (U-18) – Kampion i Kosovës në 800m 🥇 dhe 1500m 🥇.
▪️ Ledion Kabashaj (U-18) – Nënkampion i Kosovës në 800m 🥈, ndërsa vendi i tretë në 1500m 🥉.
▪️Hektor Gashi (U-18) – Vendi i tretë në 100m 🥉.
▪️ Stafeta 4×100m (U-18, meshkujt) – Nënkampionë të Kosovës 🥈.
▪️ Stafeta 4×400m (U-18, meshkujt) – Nënkampionë të Kosovës 🥈.
Urime të gjithë atletëve për paraqitjet e tyre dhe përkushtimin e treguar në këtë kampionat. Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe rezultate sa më të mira në garat e ardhshme!
31/05/2026
Suksese të shkëlqyera për KA Theranda 1992 në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët!
Më datë 30 maj 2026, në Stadionin “Liman Gegaj” në Malishevë, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pionierët.
Atletët e Klubit Atletik Theranda 1992 u paraqitën me rezultate shumë të mira, duke fituar gjithsej 9 medalje të Kampionatit, si dhe duke realizuar 5 rekorde personale (përmirësim të rezultateve në disiplinat te atletve tanë).
🥇 Medalje të Arta:
• Eldion Shala (U-14) – 100m dhe 300m
• Arzana Bllaca (U-16) – 800m
• Nerënxa Kuçi (U-16) – Kërcim së gjati
• Lorita Ademi (U-16) – Hedhja e gjyles
🥈 Medalje të Argjendta:
• Hektor Gashi (U-16) – 400m
• Eris Kabashi (U-14) – 100m dhe 300m
🥉 Medalje të Bronzta :
• Hektor Gashi (U-16) – 100m
Urime të gjithë atletëve për paraqitjet e tyre të shkëlqyera,dhe suksese në garat e ardhshme!
16/05/2026
Më 16 Maj 2026, Federata Atletike e Kosovës organizoi Mitingun e Parë të Hapur në Stadionin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Klubi Atletik Theranda 1992 në këtë miting arriti rezultate shumë të mira, duke fituar 13 medalje dhe duke regjistruar 9 rekorde personale.
Rezultatet e atletëve:
Azem Osmani – vendi i parë në disiplinën 1500m (Senior)
Eldion Shala – dy vende të para në disiplinat 200m dhe 300m (U-14)
Eris Kabashi – dy vende të dyta në disiplinat 200m dhe 300m (U-14)
Lorita Ademi – vendi i dytë në hedhjen e gjyles (Pionere)
Hektor Gashi – dy vende të dyta në disiplinat 200m dhe 300m (Pioner)
Selina Gashi – vendi i dytë në 1500m (Senior)
Nerënxa Kuçi – dy vende të dyta në 200m dhe kërcim së gjati (Pionere)
Bleard Gashi – vendi i dytë në 200m dhe vendi i tretë në 300m
Urime të gjithë atletëve për rezultatet dhe sukseset e arritura, si dhe shumë suksese në garat e ardhshme.
Gjithashtu, falënderojmë Drejtorinë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Suharekë,për mbështetjen, si dhe e dhe .
27/04/2026
Me datë 26 prill 2026, u mbajt Mitingu në nder të Dëshmorëve në Stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, i organizuar nga Federata Atletike e Kosovës.
Atletët tanë u paraqitën me performancë shumë të mirë, duke arritur këto rezultate:
•Azem Osmani (senior) – 5000m, vendi i parë
•Arzana Bllaca (U-16) – 100m, vendi i dytë; 400m, vendi i parë
•Denard Krasniqi (senior) – 800m, vendi i parë
•Eris Kabashi (U-14) – 100m, vendi i dytë; 400m, vendi i dytë
•Ledion Kabashaj (senior) – 800m, vendi i dytë
•Lorita Ademi (U-16) – hedhja e gjyles
Klubi i uron atletët për sukseset e arritura dhe përkushtimin e treguar në këtë aktivitet.
Falënderim për Drejtorinë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Suharekë, si dhe për Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Me respekt, Klubi Atletik Theranda1992
17/04/2026
Atleti ynë veteran, Safet Sylaj , ka shkëlqyer në një garë prestigjioze ndërkombëtare.
Gara u organizua nga Istria 100 by UTMB, pjesë e një etape të kampionatit botëror, e mbajtur në Umag, Kroaci.
Safeti u rendit në vendin e 13-të në grupmoshën e tij, në një sfidë jashtëzakonisht të vështirë: 110 km vrapim malor me rreth 4900 metra ngjitje.
Ai përfaqësoi me dinjitet Klubin Atletik Theranda 1992.
👏 Urime Safetit për këtë arritje të madhe! Klubi ndihet krenar për sukseset dhe përfaqësimin e tij.
16/04/2026
Me përkushtim të madh po vazhdojnë ushtrimet parapërgatitore për garat e vitit 2026 në Klubin Atletik Theranda 1992. 🏃♂️🏃♀️
Me fokus në ngritjen e kapaciteteve fizike,dhe forcimin e qëndrueshmërisë, atletët tanë po punojnë çdo ditë me disiplinë dhe motiv të lartë. Kjo periudhë është thelbësore për ndërtimin e formës optimale dhe për arritjen e rezultateve sa më të mira në garat që na presin.
Klubi po kujdeset për një program të detajuar dhe të përshtatur për çdo grupmoshë, duke synuar zhvillimin e vazhdueshëm dhe performancën maksimale të çdo atleti.
Ftesë për anëtarë të rinj! Klubi Atletik Theranda 1992 është i hapur për pranimin e anëtarëve të rinj, duke filluar nga grupmoshat e reja. Ftojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen pjesë e klubit tonë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të kontribuojmë në një rreth të shëndetshëm shoqëror.
Së bashku synojmë të integrojmë të ardhmen tonë – fëmijët – në sport, duke ndërtuar vlera, disiplinë dhe stil jetese të shëndetshëm.
Me punë, përkushtim dhe pasion – drejt një sezoni të suksesshëm në vitin 2026!