14/07/2026
🏍️🏕️ MOTO CAMPING VALBONË 2026 – NJË FUNDJAVË PLOT AVENTURË DHE MOTOÇIKLIZËM!
Më 11–12 korrik 2026, në Valbonë, u mbajt me sukses aktiviteti Moto Camping Valbonë 2026, i organizuar nga Federata e Motociklizmit e Kosovës – FMKS, me pjesëmarrjen e rreth 120 motoçiklistëve dhe adhuruesve të motoçiklizmit. 🏍️
Pjesëmarrësit udhëtuan drejt Valbonës të ndarë në dy grupe, Cross–Enduro dhe Asfalt, duke sjellë së bashku kategori dhe komunitete të ndryshme të motoçiklizmit në një aktivitet të përbashkët. ⛰️
Gjatë qëndrimit në Valbonë u zhvilluan aktivitete të shumta shoqëruese dhe lojëra garuese, përfshirë Slow Race, tërheqjen me litar dhe hedhjen e gjyles, ku nuk munguan gara, argëtimi dhe atmosfera miqësore. 🏆
Mbrëmja vazhdoi me muzikë, socializim dhe kamping, duke e shndërruar këtë aktivitet në një mundësi të veçantë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të motoçiklistëve.
Moto Camping Valbonë 2026 dëshmoi edhe një herë se motoçiklizmi është më shumë se sport – është aventurë, miqësi dhe bashkim! 🏍️⛰️
📸 Ju sjellim disa momente nga kjo fundjavë e paharrueshme në Valbonë!
🏍️🏕️⛰️
09/07/2026
n📢 RIKUJTIM – MOTO CAMPING VALBONË 2026 🏍️🏕️
Të nderuar pjesëmarrës,
Ju rikujtojmë se regjistrimi për Moto Camping Valbonë 2026 është OBLIGATIV për të gjithë pjesëmarrësit.
📝 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/MuQyjkFGXYrWPQxs5
⏳ Afati i fundit për regjistrim është të premten në ora 12:00.
⚠️ Ju lutemi ta plotësoni formularin në kohë!
07/07/2026
n📢 RIKUJTIM – MOTO CAMPING VALBONË 2026 🏍️🏕️
Të nderuar pjesëmarrës,
Ju rikujtojmë se regjistrimi për Moto Camping Valbonë 2026 është OBLIGATIV për të gjithë pjesëmarrësit.
📝 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/MuQyjkFGXYrWPQxs5
⏳ Afati i fundit për regjistrim është të premten ne ora 12:00.
⚠️ Ju lutemi ta plotësoni formularin në kohë!
Personat që nuk figurojnë në listën zyrtare të regjistrimit nuk do të lejohen të marrin pjesë në Moto Camping.
Regjistrimi është i domosdoshëm për:
✅ organizimin sa më të mirë të aktivitetit;
✅ planifikimin e pjesëmarrësve;
✅ koordinimin logjistik dhe garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
🏍️ Federata e Motoçiklizmit e Kosovës (FMKS)
04/07/2026
Kosova për herë të parë pjesë e Kongresit Zgjedhor të FIM Europe
Federata e Motoçiklizmit e Kosovës (FMKS) po merr pjesë për herë të parë në Kongresin Zgjedhor të FIM Europe 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme të motoçiklizmit në Evropë, ku zgjidhen organet drejtuese të FIM Europe për mandatin e ardhshëm.
Republikën e Kosovës në këtë kongres po e përfaqësojnë Kryetari i FMKS-së, Nuhi Llugaxhiu, dhe Fidan Ahmeti, Nënkryetar i Komisionit të Garave.
Gjatë punimeve të kongresit, delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të FIM dhe FIM Europe, ku janë diskutuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, avancimin e motoçiklizmit në Kosovë, organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare dhe rritjen e përfaqësimit të vendit tonë në strukturat evropiane dhe botërore të motoçiklizmit.
Pjesëmarrja e FMKS-së në këtë kongres përbën një moment historik për motoçiklizmin kosovar, pasi është hera e parë që Kosova merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të FIM Europe, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të saj në vendimmarrjen dhe zhvillimin e motoçiklizmit në nivel evropian dhe ndërkombëtar.
02/07/2026
📣 ATV TROJA RACE – REZULTATET ZYRTARE 🏁
Federata e Motociklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me ATV Troja dhe ATV Keni, realizoi me sukses garën ATV Troja Race, një aktivitet i mbushur me garë, adrenalinë dhe atmosferë sportive.
Falënderojmë sponsorin tonë L Moto për mbështetjen e vazhdueshme qe i jep FMKS, i cili gjithashtu mundësoi shpërblimet për fituesit e garës , si dhe të gjithë garuesit, klubet, organizatorët dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij eventi. Gjithashtu, falënderojmë kompaninë ATV UTV, e cila mundësoi për fituesit përqindje zbritjeje në shërbimet e servisit.
🏆 Rezultatet sipas kategorive:
Kategoria A3 – (751cc–1000cc)
🥇 Vendi 1
Amir Kadriu – Koha: 05:09:43
🥈 Vendi 2
Hekuran Berisha – Koha: 05:11:00
🥉 Vendi 3
Liridon Guri – Koha: 05:21:40
Kategoria A2 – (551cc–750cc)
🥇 Vendi 1
Benjamin Begolli – Koha: 05:53:93
🥈 Vendi 2
Adriatik Ramadani – Koha: 06:46:06
🥉 Vendi 3
Ylber Gashi – Koha: 07:38:22
Kategoria A1 – (400cc–550cc)
🥇 Vendi 1
Gentian Mehmeti – Koha: 07:05:41
🥈 Vendi 2
Kim Memeti – Koha: 08:53:74
Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve për paraqitjen sportive! 🏁
Federata e Motociklizmit e Kosovës (FMKS)
ATV Troja | ATV Keni | L Moto
02/07/2026
MOTO CAMPING NË VALBONË 2026 🏕️
📍 Lokacioni: Restaurant Rilindja, Valbonë
🗓️ Data: 11–12 Korrik 2026
Bashkohuni me ne për një fundjavë të mbushur me aventurë, natyrë, miqësi dhe adrenalinë në zemër të Alpeve Shqiptare. Moto Camping në Valbonë sjell së bashku adhuruesit e motociklizmit nga të gjitha kategoritë për një eksperiencë unike në një nga destinacionet më të bukura të rajonit.
⸻
🏍️ GRUPI CROSS – ENDURO
📍 Takimi: Ora 08:30
📌 Vendi i grumbullimit: Sh.F.M.U. “Edmond Hoxha”, Junik
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/mAebZnffNieqRmSG7
🏁 Nisja: Ora 09:30
🛣️ Itinerari: Cross-Enduro drejt Valbonës
Për grupin Cross-Enduro, udhëtimi bëhet në mënyrë të organizuar nga Federata, si në vajtje ashtu edhe në kthim. Transporti i gjësendeve personale dhe tendave sigurohet nga FMKS nga vendi i grumbullimit deri në destinacion dhe anasjelltas.
⸻
🛣️ GRUPI ASFALT
📍 Takimi: Ora 10:00
📌 Vendi i grumbullimit: Restaurant Villa Italia, Morin
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/8FCvcFhUo8CaittE9
🏁 Nisja: Ora 11:00
🛣️ Itinerari: Udhëtim i organizuar drejt Valbonës
Për grupin Asfalt, udhëtimi në vajtje bëhet i organizuar, ndërsa kthimi është i lirë për pjesëmarrësit.
⸻
✅ FMKS OFRON PËR TË GJITHË PJESËMARRËSIT
🍔 Snacks: 13:00 – 15:00
🍽️ Darkë tradicionale: Ora 19:00
☕ Mëngjes: 12 Korrik, 08:00 – 10:00
⛽ Derivate për motoçikletat Cross-Enduro për kthimin nga Valbona në Kosovë
🏕️ Transport të tendave nga Juniku në Valbonë dhe anasjelltas
🥤 Pije dhe ushqim gjatë kampimit
🎵 Program argëtues dhe muzikë gjatë mbrëmjes
🎧 Party me DJ Live nga ora 20:00
🔥 Atmosferë pranë kampit dhe socializim mes motoristëve
⸻
🧭 PJESËMARRËSIT DUHET TË SIGUROJNË
🏕️ Tendën personale për kamping
🥪 Ushqim dhe pije gjatë rrugës
🦺 Pajisjet personale mbrojtëse
⸻
🏆 AKTIVITETE GARUESE
🕓 Ora 16:00 – 18:00
1️⃣ Slow Race – Vozitja më e ngadalshme pa vendosur këmbën në tokë
2️⃣ Tërheqja me litar – Garë ekipore
3️⃣ Hedhja e gjyles – Garë individuale
🥇🥈🥉 Për vendet e para do të ketë shpërblime për secilin aktivitet.
⸻
🚦 DY GRUPE UDHËTIMI
🏍️ Cross-Enduro
🏍️ Motorë rrugorë / Asfalt
Zgjidhni kategorinë që ju përshtatet dhe bëhuni pjesë e një aventure të paharrueshme në Valbonë.
⸻
🎶 PROGRAMI I MBRËMJES
🕖 19:00 – Darka e përbashkët
🏆 19:45 – Ndarja e shpërblimeve
🎧 20:00 – DJ Live & Moto Party
🔥 Socializim pranë zjarrit
🎵 Muzikë, argëtim dhe atmosferë festive deri në orët e vona
⸻
📋 REGJISTRIMI
⚠️ Regjistrimi është obligativ për të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të rezervimit, organizimit dhe planifikimit sa më të mirë të aktivitetit.
🔗 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/Z7bENjCa9SQL6rpv9
⸻
ℹ️ KONTAKTET E ORGANIZIMIT
🏍️ Cross-Enduro
Halit Rexhaj
📞 +383 49 600 059
🛣️ Motorët e Asfaltit
Fidan Ahmeti
📞 +383 49 175 777
🚚 Logjistikë dhe Sistemim
Artan Spahiu
📞 +383 44 308 507
⸻
Organizuar nga:
Federata e Motociklizmit e Kosovës (FMKS)
Moto Camping Valbonë 2026Shënim për organizimin e udhëtimit:
Për grupin Cross-Enduro, udhëtimi bëhet në mënyrë të organizuar nga Federata, si në vajtje ashtu edhe në kthim. Transporti i gjësendeve personale dhe tendave sigurohet nga vendi i grumbullimit deri në destinacion dhe anasjelltas. Për grupin Asfalt, udhëtimi në vajtje bëhet i organizuar, ndërsa kthimi është i lirë për pjesëmarrësit.
23/06/2026
🏁🔥 ATV RACE TROJA 2026 🔥🏁
Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, në bashkëpunim me Moto Club Troja dhe ATV Keni, organizon garën e radhës në disiplinën ATV – ATV Race Troja 2026.
📅 Data: 28 Qershor 2026 (E Diel)
🕙 Fillimi i garës: Ora 10:00
📍 Lokacioni: Mramor – Busi, Komuna e Prishtinës
Ftojmë të gjithë sportdashësit dhe adhuruesit e ATV-ve që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje dhe të përkrahin garuesit në një ditë të mbushur me emocion, garë dhe argëtim.
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/WfJ9aq1DsTA3ZJoY7?g_st=ac
📝 Regjistrimi i garuesve është i obligueshëm përmes formularit:
[https://forms.gle/mAGVx2YaRmziooPp6](https://forms.gle/mAGVx2YaRmziooPp6)
Ju mirëpresim!
16/06/2026
🏍️ MOTO MEETING I KATËRT TRADICIONAL – ENDURO SHARRI 2026 🏍️
Federata e Motoçiklizmit e Kosovës dhe Klubi Enduro Sharri ju ftojnë të bëheni pjesë e një prej ngjarjeve më të veçanta të moto-kulturës në vend!
📅 Data: 21 Qershor 2026
🕙 Ora:10:00
📍 Lokacioni:Sheshi i Dëshmorëve, Sharri – Dragash
Përjetoni një ditë të mbushur me adrenalinë, aventurë dhe argëtim në zemër të maleve të Sharrit. Motoçiklistë, adhurues të natyrës dhe familje nga mbarë Kosova dhe rajoni do të mblidhen për të festuar pasionin për motorët dhe aventurën.
Programi përfshin:
✅ Pije dhe ushqim pa limit
✅ Aventura dhe aktivitete të ndryshme në natyrë
✅ Lojëra argëtuese me shpërblime
✅ Mini gara Enduro
✅ Takime dhe socializim me motoçiklistë nga vendi dhe rajoni
✅ Atmosferë festive në një nga zonat më të bukura malore të Kosovës
Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij organizimi tradicional që bashkon dashamirët e motorëve, natyrës dhe aventurës në një ditë të paharrueshme.
Ju mirëpresim në Sharri më 21 Qershor 2026!
Le ta ndezim sezonin e verës me motorë, miqësi dhe aventura pa fund!🏔️🏍️🔥
09/06/2026
🏁🔥 A JENI GATI PËR GARËN FINALE TË MX PËR KËTË SEZON? 🔥🏁
MX RACE PEJA po vjen dhe emocionet janë në kulm! 🏍️💨
📅 14 Qershor 2026
📍 Mbi Tabje – Newborn Track, Pejë
Bëhuni pjesë e garës që mbyll sezonin e Motocross-it me adrenalinë, sfida dhe spektakël për të gjithë adhuruesit e sportit motorik! 🤩
📝 Regjistrimi i garuesve:
https://forms.gle/3QVSG3wuEBV3Y9pE7
📍 Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/ZczSth3kkfm3EbvV9?g_st=aw
🔥 Mos mungoni!
🏍️ Shihemi në pistë!
09/06/2026
📢 NJOFTIM
Të nderuar adhurues të sportit dhe garave të motociklizmit,
Ju njoftojmë se për shkak të disa çështjeve teknike dhe organizative, gara ATV RACE TROJA-ATV KENI, e paraparë të mbahej më 13 Qershor 2026, shtyhet për datën 28 Qershor 2026.
📍 Lokacioni i ri:Fshati Busi – Mramor
🏁 Ndërkohë, gara ATV RACE THERANDA shtyhet për një afat të pacaktuar. Data e re do të bëhet publike së shpejti.
🙏 Ju falënderojmë për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
🔥 Na pret një garë edhe më e mirë, me më shumë adrenalinë dhe spektakël!
🏍️ Federata e Motociklizmit e Kosovës 🏍️