29/08/2026
NIKITION DELIJAJ, BASHKOHET ME FC DRENICËN!
FC Drenica ka kënaqësinë të prezantojë Nikition Delijaj, talentin nga Rezalla, i cili i bashkohet për herë të parë ekipit të vendlindjes së tij.
Delijaj ka përfaqësuar Drenicën në Kroaci, ku ka fituar përvojë të vlefshme dhe ka treguar potencialin e tij si një talent premtues.
Tani vjen një moment i veçantë për të: të veshë fanellën kuq e zi dhe të përfaqësojë klubin e vendlindjes së tij, FC Drenicën.
Besojmë se talenti, përkushtimi dhe puna e tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.
Mirë se vjen në shtëpi, Nikition!
Suksese me fanellën e Drenicës! 💪🔴⚫️
28/08/2026
Ft: FC DRENICA 0:2 FC BALLKANI
Genc Hamiti (P)❌
28/08/2026
🚨 𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐒 🚨
FC DRENICA 🆚 FC BALLKANI
🗓 E Premte (28/08/2026)
🕐 16:30
🏟️ Stadiumi: “ BAJRAM ALIU “
📍S K E N D E R A J
27/08/2026
FC Drenica në mbështetje të “Liria ka Emër”!
FC Drenica pati nderin të mirëpresë përfaqësuesit e organizatës “Liria ka Emër”, z. Ismail Tasholli dhe znj. Eliza Hoxha, në një takim të përbashkët në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, dhe Kryetari i FC Drenicës, z. Halim Bajraktari, të cilët së bashku me përfaqësuesit e organizatës “Liria ka Emër” dhe klubit, shprehën mbështetjen për aktivitetin “Ora e Pritjes”, të vendosur në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Aktiviteti “Ora e Pritjes” është në kuadër të pritjes për lirimin e krerëve të UÇK-së, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti, respekti dhe qëndrese.
Si klub që përfaqëson qytetin e Skenderajt dhe një histori të lidhur ngushtë me vlerat e lirisë dhe sakrificës, FC Drenica qëndron pranë kësaj nisme dhe këtij aktiviteti.
Në pritje. Në solidaritet. Në kujtesë.
Liria ka Emër!
FC Drenica po pret! FC Drenica me historinë, me vlerat e lirisë!
25/08/2026
MIRËNJOHJE PËR BASHKËPUNIMIN DHE MBËSHTETJEN!
FC Drenica ka nderuar me mirënjohje kompaninë Beli Petrol me pronar Haxhi Zenullahu, për mbështetjen dhe kontributin e çmuar ndaj klubit tonë.
Përkrahja e bizneseve vendore është një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin e FC Drenicës drejt sukseseve të reja.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen! Bashkë jemi më të fortë! ❤️🖤
25/08/2026
Faleminderit Restaurant Toka
Restaurant Toka, me pronar Ilir Mecini, i bashkohet familjes së FC Drenicës në mbështetje të klubit tonë.
Sot klubi nderoi biznesmenin Ilir Mecini, pronarin e Restaurant Toka më mirënjohje për kontributin e dhënë për FC Drenica, mirënjohjen në emer të klubit e dorëzoi bashkëpuntori i jashtëm i klubit z. Granit Musliu.
Në futboll, pas çdo suksesi qëndrojnë njerëz dhe biznese që besojnë, mbështesin dhe qëndrojnë pranë klubit në çdo hap.
Faleminderit Ilir Mecini dhe Restaurant Toka!
Së bashku, për Drenicën, për Skenderajn, për ngjyrat kuq e zi!
FC Drenica më shumë se një klub, krenari e një qyteti.❤️🖤
24/08/2026
⚽ Fc Drenica vs Fc Ballkani
📍 E Premte | 28 Gusht | Ora 16:30 |
🏟️ "Bajram Aliu ” Skenderaj
🔛 Java e 3-të e Albi Mall SuperLiga
21/08/2026
Disa foto nga barazimi i sotëm kundër Malishevës
📸 Jetmir Murtezaj