22/08/2026
Si gjithmonë, kontributi i ekipit tonë, KB “Junior-06”, në përfaqësimin dhe promovimin e gjeneratave të reja është pothuajse krucial.
Kësaj radhe, nga 32 lojtarët e përzgjedhur, gjithsej 6 janë nga akademia jonë:
🏀 Meshkuj:
• Elldar Hixha
• Dion Rexhaj
🏀 Vajza:
• Bora Bajrami
• Renadra Bajrami
• Dea Hodaj
• Sumea Rexhaj
20/08/2026
Rea Bajrami
Viti i lindjes: 2011
🏀 Lojtare me perspektivë
⭐ Talente e re dhe premtuese!
Rea Bajrami 🏀 | Highlights 2025-2026 | Superliga Women and Kosovo U16/U18 🇽🇰
Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
17/08/2026
🏀 KAMP REKREATIV BASKETBOLLISTIK
“ ULQINI ‘26”
KB “Junior-06” Prizren organizon Kampin Rekreativ Basketbollistik, i cili fillon më 25.08.2026 dhe zgjat 6 ditë. 🏀🌊
Nisja bēhet nga dita e Hene..
Ora 24.00 ,te qendra sportive!
Në paketën e kampit përfshihen:
🚌 Bileta e autobusit
🏨 Fjetja
🏖️ Transporti për në plazh
🏊 Pishina
📺 TV
📶 Wi-Fi
🍽️ Ushqimi:
* Mëngjes – tavolinë suedeze
* Darka – me zgjedhje
Një mundësi e shkëlqyer për të kombinuar basketbollin, rekreacionin, shoqërinë dhe pushimin në një atmosferë të veçantë!
🏀 Mirë se vini në Kampin Rekreativ të KB “Junior-06” Prizren! ❤️🤍
27/06/2026
Ndahet nga jeta trajneri i njohur i Basketbollit,Dr.Naser Oskacak.
Komuniteti sportiv në Prizren dhe Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të trajnerit të njohur të basketollit.
Ne emrin e KB”Junior-06”Prizren, Bordit te klubit dhe komunitit sportiv shprehin pikëllimin e thellë për humbjen e tij.
“Trajneri dhe Doktori la pas vete vepra tẽ pashlyeshme në zhvillimin e basketollit Prizrenas dhe Kosovar”.
“Ai nuk ishte vetëm trajner. Ishte edukator, motivues dhe shembull i njeriut që jetoi për sportin dhe humanizmin ”.
Zoti e shpērbleft me xhenet!
20/06/2026
Sot gjeneratat tona të reja zhvilluan ndeshje miqësore kundër ekipit të KB Prishtina e Re.
Këto takime janë mundësi e shkëlqyer për fitimin e përvojës, përmirësimin e lojës dhe krijimin e miqësive përmes sportit.
31/05/2026
E falënderojmë Federatën për organizimin e Festivalit të Mini-Basketbollit.
Edhe pse festivali ishte i dedikuar për grupmoshat 2016/2017/2018, fatkeqësisht disa trajnerë të disa ekipeve nuk iu përmbajtën kësaj rregulloreje.
Ne duhet ta kuptojmë se PRIORITETI, por njëkohësisht edhe OBLIGIMI ynë, duhet të jetë zhvillimi i lojtarëve të rinj, ndërsa rezultati ekipor të mbetet në plan të dytë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’u ofrojmë fëmijëve mundësinë e duhur për t’u zhvilluar dhe për ta dashur sportin. Në këtë mënyrë i ndihmojmë edhe organizatorin (Federatën e Basketbollit te Kosoves), të cilët po mbeshtesin dhe punojnë vazhdimisht për zhvillimin lojetreve,trajnerve te klubeve tona.
Shpresojmë që në të ardhmen të vetëdijesohemi më shumë dhe ta kuptojmë thelbin e kësaj detyre dhe përgjegjësie, duke vendosur gjithmonë në plan të parë interesin dhe zhvillimin e lojtareve.
Edhe një herë, faleminderit të gjithë ekipit të Federatës për organizimin dhe angazhimin në realizimin e këtij festivali.
Faleminderit drejtorit,Granit Rugova.
Faleminderit prindẽrit qẽ na shoqẽruan dhe ishin bashkē me ne!
27/05/2026
Me fat festën e Kurban Bajramit ❤️🤍