10/04/2026
Të nderuar qytetarë të Prishtinës
Edhe pse nuk kemi pasur sezonin që e kemi dëshiruar në këtë kampionat, ekipi ynë nuk është dorëzuar dhe do të luftojë deri në fund.
Ndeshja e fundit në barazh do të jetë vendimtare për mbetjen tonë në Superligë. Prandaj, ju njoftojmë se më datë 11.04.2026 (e shtunë) do të zhvillojmë ndeshjen jetike kundër KV Ulpiana.
Kjo është një ndeshje ku na duhet më shumë se kurrë mbështetja juaj. Ju ftojmë të gjithë qytetarët e Kryeqytetit që të jenë pranë ekipit dhe të na përkrahin drejt objektivit tonë.
Së bashku deri në fund! 💙
20/12/2025
Urime dhe .neziri.39
Klubi i Volejbollit Prishtina me krenari të madhe ju përgëzon për përzgjedhjen tuaj për të përfaqësuar Përfaqësuesen e Kosovës në volejboll, në grupmoshën U18. Ky është një arritje shumë e rëndësishme dhe dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës suaj të vazhdueshme.
Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe paraqitje sa më dinjitoze me fanellën e Kosovës. Jemi të bindur se do ta përfaqësoni me krenari klubin tonë dhe vendin tuaj.
Suksese dhe fat të mbarë!
Prishtina 🏐🇽🇰
11/11/2025
📅 E enjte, ora 20:30
📍 Pallati i Rinisë, Prishtinë
🆚 KV Vëllaznimi
Të enjten rikthehemi para tifozëve tanë për një përballje të zjarrtë kundër KV Vëllaznimi! 🔥
Ekipi është gati — na duhet vetëm mbështetja juaj për ta mbushur palestrën dhe për të luftuar bashkë për fitoren! 💙
05/11/2025
Ndeshja e radhës!
📅 E shtunë, ora 20:00
📍 Kamenicë
🆚 KV Drita
Të shtunën zbresim në fushë për një tjetër sfidë të fortë ndaj Kv Drites! 💪
Jemi gati të luftojmë për çdo pikë — me zemër, pasion dhe përkushtim! 💙
31/10/2025
Ndeshja e radhës!
📅 E shtune, ora 20:00
📍 Ferizaj
🆚 KV Ferizaj
Na pritet një sfidë e fortë në Ferizaj — përpara me zemër dhe energji! 💙
21/10/2025
Ndeshja e radhës në shtëpi!
📅 E enjte, ora 20:30
📍 Pallati i Rinisë, Prishtinë
🆚 KV Skënderbeu
Pas një sfide jashtë fushe, rikthehemi në shtëpi për të luftuar për fitore! 💪
Ekipi është i përgatitur dhe i motivuar — çdo pikë ka rëndësi!
💙 Ejani dhe na mbështesni nga tribunat!
18/10/2025
📅 E hënë, ora 20:00
📍 Palestra “13 Qershori”, Suharekë
🆚 Golden Eagle Theranda
Një tjetër sfidë e rëndësishme na pret jashtë shtëpisë! 💪
Ekipi ynë është gati të japë maksimumin dhe të luftojë për çdo pikë.
💙 Mbështetja juaj na jep forcë – Forca Prishtina!
14/10/2025
Kv Prishtina vs Kv Luboteni
📍 Pallati i Rinisë - E Mërkure 20:30
Ekipi ynë është gati për një tjetër përballje në shtëpi! 💪
Ejani të na përkrahni dhe ta mbushim palestrën me energji dhe zë.
💙 Forca Prishtina!
13/10/2025
KV Prishtina vs KV Vëllaznimi
🔹 Rezultat: 3-1
Një paraqitje fantastike nga ekipi ynë dhe një fitore e merituar në Pejë! 💪
Çdo set tregoi përkushtim, bashkim dhe forcë në fushë.
💙 Faleminderit të gjithëve për mbështetjen — vazhdojmë përpara me të njëjtin ritëm!