02/05/2026
🥇🇽🇰 KAULA HAZIRI E ARTË NË MBC2026 🇽🇰🥇
Sot është një ditë historike, një ditë krenarie dhe emocionesh të papërshkrueshme për sportin e boullingut dhe për gjithë Kosovën! ❤️🎳
Me gëzim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë se garuesja jonë Kaula HAZIRI është shpallur KAMPIONE dhe fituese e Medaljes së ARTË në MBC2026! 🏆🥇
Për herë të parë në histori, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në vendin më të lartë në një kampionat ndërkombëtar të boullingut — e këtë flamur Kaula Haziri e bëri edhe më të ARTË me paraqitjen, suksesin dhe shpirtin e saj kampion. 🇽🇰✨
Pas këtij suksesi madhështor qëndron edhe puna e palodhshme dhe përkushtimi i trajnerit Nysret Haziri, i cili me profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme kontribuoi në këtë arritje historike. 👏🎳
Zemrat tona u mbushën me krenari, emocion dhe lot gëzimi, sepse sot Kosova nuk feston vetëm një medalje të artë — feston historinë e shkruar nga një kampione e madhe dhe një ekip që besoi deri në fund. 💙💛
Urime Kaula Haziri për këtë sukses madhështor! Urime trajnerit Nysret Haziri! Urime boullingut të Kosovës! Urime gjithë Kosovës për këtë krenari historike! 🇽🇰❤️
Falënderim i veçant për Ministria për Rini dhe Sport .
Falënderim i veçant për Kosovo Olympic Committee
Pa përkrahjen tuaj, nuk do ishim këtu
Faleminderit shumë
28/04/2026
Një fillim shumë i mirë për Kosovën në garat Mesdhetare MBC2026 në Zagreb! 🇽🇰🎳
Garuesja jonë Kaula Haziri, pas ditës së parë të garave individuale, është renditur në vendin e 6-të, duke treguar paraqitje shumë të mirë dhe konkurrencë të fortë ndaj garueseve më të mira të rajonit.
Jemi në rrugë të mirë drejt medaljes dhe besojmë fuqishëm se ditët në vazhdim do të sjellin rezultate edhe më të mëdha për ekipin tonë.
Suksese Kaulës dhe gjithë përfaqësuesve tanë! 💙💛
27/04/2026
🏆 Në Zagreb kanë filluar Garat Mesdhetare MBC 2026!
Ky është një nga evenimentet më të rëndësishme të boulingut në rajonin Mesdhetar, ku sportistë nga shumë shtete po garojnë për rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz të vendeve të tyre.
Kosova po përfaqësohet me krenari nga:
🎳 Gani Pajaziti
🎳 Albin Osmani
🎳 Kaula Haziri
🎳 Adelina Neziri
👨🏫 Trajner: Nysret Haziri
Ekipi ynë ka zhvilluar përgatitje serioze për këtë garë dhe hyn me përkushtim maksimal për të arritur rezultate të mira dhe për ta ngritur sa më lart emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare 🇽🇰
✨ Ceremonia hapëse u zhvillua në një atmosferë madhështore dhe shumë festive, ku delegacionet e vendeve pjesëmarrëse parakaluan para publikut. Edhe ekipi i Kosovës u paraqit me krenari, duke reflektuar shpirtin sportiv dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë.
📸 Momente nga ceremonia hapëse dhe pjesëmarrja e ekipit tonë i gjeni në fotot përcjellëse.
08/04/2026
Federata e Boulingut e Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat sportive.
Në emër të Federatës së Boulingut të Kosovës, memorandumi u nënshkrua nga kryetari Blerim Berila, së bashku me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.
Ky memorandum konfirmon vazhdimin e mbështetjes institucionale për zhvillimin e boulingut në Kosovë, duke mundësuar rritjen e cilësisë së garave, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Federata e Boulingut e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Ministrinë e Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit të boulingut.
🎳 🇽🇰