Federata e Triathlonit e Kosovës

Federata e Triathlonit e Kosovës

Share

Faqja zyrtare e Federates se Triathlonit e KOSOVES

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 16/08/2026

Drejt Lojërave Mesdhetare – Taranto 2026
Kryetari i Federatës së Triathlonit të Kosovës, Naim Gashi, së bashku me dy sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, selektorin e Kombëtares, Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Maxhuni dhe anëtarin e Bordit Basri Maxhuni, gjatë nisjes për në ceremoninë zyrtare.
Me këtë rast, drejtuesit e Federatës u uruan sportistëve tanë sukses dhe paraqitje sa më dinjitoze, duke shprehur besimin se do ta përfaqësojnë me krenari flamurin dhe sportin e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Suksese ekipit të Kosovës në Taranto 2026! 🇽🇰

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 27/07/2026

Momente nga Kosova Sprint Triathlon 2026

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 27/07/2026

Momente nga Ceremonia e Ndarjes së Shpërblimeve – Kosova Sprint Triathlon 2026 & Kampionati i Kosovës për Seniorë dhe Juniorë.

Me krenari ndajmë disa fotografi nga ceremonia e ndarjes së shpërblimeve të Kosova Sprint Triathlon 2026, njëkohësisht edhe Kampionati i Kosovës për Seniorë dhe Juniorë.

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 26/07/2026

🏊‍♂️🚴‍♂️🏃‍♂️ U MBAJT GARA NDËRKOMBËTARE “KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026”

Sot, më 26 korrik 2026, në Liqenin e Batllavës u zhvillua gara ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon 2026”, në disiplinën:

🏊‍♂️ 750 metra not
🚴‍♂️ 20 kilometra biçikletë
🏃‍♂️ 5 kilometra vrapim

Në këtë ngjarje morën pjesë një numër i madh triatletësh vendorë dhe ndërkombëtarë nga vende të ndryshme.

Rezultatet – Kategoria e meshkujve

🥇 Alexander Bozhillov – Bullgari
Rezultati: 56:36

🥈 Albion Ymeri – Kosovë
Rezultati: 58:41

🥉 Preslav Kushev – Bullgari
Rezultati: 59:37

4️⃣ Symeon Oflidis – Greqi
Rezultati: 1:01:39

5️⃣ Genc Isufi – Kosovë
Rezultati: 1:05:36

Rezultatet – Kategoria Elite e femrave

🥇 Anastasia Paycheva – Bullgari
Rezultati: 1:08:27

🥈 Mirolyuba Nenkova – Bullgari
Rezultati: 1:11:08

🥉 Stefani Mihaylova – Bullgari
Rezultati: 1:13:22

4️⃣ Debora Keci – Shqipëri
Rezultati: 1:15:36

5️⃣ Bojana Gjorgjieska – Maqedonia e Veriut
Rezultati: 1:17:07

Federata e Triathlonit e Kosovës i uron të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit për paraqitjen, rezultatet dhe frymën sportive të treguar gjatë garës.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj ngjarjeje sportive u zhvillua edhe Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon për Seniorë dhe Juniorë, në disiplinën:

🏊‍♂️ 750 metra not
🚴‍♂️ 20 kilometra biçikletë
🏃‍♂️ 5 kilometra vrapim

🏆 Kampionati i Kosovës – Seniorë
Kategoria Senior – Meshkuj

🥇 Albion Ymeri – Klubi Triathlon Prishtina
⏱️ 58:41

🥈 Genc Isufi – Klubi Triathlon Dardania
⏱️ 1:05:36

🥉 Arbër Xhemajli – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:11:52

Kategoria Senior – Femra

🥇 Lea Aliu – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:24:57

🥈 Mira Shehu – Klubi Triathlon Fushë Kosova
⏱️ 1:35:33

🥉 Afërdita Ymeri – Klubi Triathlon Prishtina
⏱️ 1:45:47

🏆 Kampionati i Kosovës – Juniorë
Kategoria Junior – Meshkuj

🥇 Amar Maxhuni – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:09:49

🥈 Jon Makolli – Klubi Triathlon Dardania
⏱️ 1:23:04

🥉 Art Elshani – Klubi Triathlon Dardania
⏱️ 1:24:26

Kategoria Junior – Femra

🥇 Amira Gërguri – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:33:14

🥈 Tuana Gërguri – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:34:40

🥉 Lea Selmani – Klubi Triathlon Vushtrria
⏱️ 1:36:09

Federata e Triathlonit e Kosovës i përgëzon të gjithë kampionët dhe medalistët për rezultatet e arritura, si dhe falënderon të gjitha klubet pjesëmarrëse për kontributin e tyre në zhvillimin e triathlonit në Kosovë.

🏊‍♂️🚴‍♂️🏃‍♂️ Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve! Shihemi në aktivitetet e ardhshme të Federatës së Triathlonit të Kosovës.

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 25/07/2026

Jemi gati për Kosova Sprint Triathlon 2026! 🇽🇰
Numërimi mbrapsht ka përfunduar!
Organizimi është në fazën finale dhe gjithçka është gati për të mirëpritur triatletët nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës në një ditë të mbushur me sport, garë dhe emocione.

📅 Data: 26 Korrik 2026
📍 Vendi: Liqeni i Batllavës
🕘 Fillimi i garës: Ora 09:00

Ju mirëpresim të gjithëve të bëheni pjesë e këtij spektakli sportiv dhe të mbështesni garuesit gjatë gjithë itinerarit.
Shihemi në Batllavë! 💙💛

42°49'03.8"N 21°19'37.0"E 25/07/2026

Njoftim për pjesëmarrësit – Kosova Sprint Triathlon 2026
Në lokacionin e mëposhtëm mund t’i merrni numrin dhe çipin garues, si dhe ta vendosni biçikletën në zonën e përcaktuar për check-in.
Ju lutemi që të paraqiteni me kohë dhe t’i ndiqni udhëzimet e stafit organizativ.
📅 Data: 26 korrik 2026
⏰ Ora për check-in: 07:00–08:30

42°49'03.8"N 21°19'37.0"E Find local businesses, view maps and get driving directions in Google Maps.

21/07/2026

DECATHLON shpërblen fituesit e Kosova Sprint Triathlon 2026 🏊🚴🏃
Federata e Triathlonit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se, falë mbështetjes së partnerit tonë Decathlon, në kuadër të Kosova Sprint Triathlon 2026, do të ndahen gjithsej 22 voucherë, secili me vlerë prej 50€, për fituesit e garës dhe të Kampionatit të Kosovës.
➡️10 voucherë (50€ secili) do t'u ndahen fituesve të Kosova Sprint Triathlon 2026, si më poshtë:
5 voucherë për 5 fituesit meshkuj (pozitat 1–5).
5 voucherë për 5 fitueset femra (pozitat 1–5).

➡️ 12 voucherë (50€ secili) do t'u ndahen fituesve të Kampionatit të Kosovës në Triathlon 2026, sipas kësaj ndarjeje:
Seniorë – pozitat 1, 2 dhe 3 (meshkuj).
Seniore – pozitat 1, 2 dhe 3 (femra).
Juniorë – pozitat 1, 2 dhe 3 (meshkuj).
Juniore – pozitat 1, 2 dhe 3 (femra).

Ju urojmë suksese të gjithë garuesve dhe mirë se vini në Kosova Sprint Triathlon 2026!

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 15/07/2026

NJOFTIM PËR KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026

✅ PAJISJET E LEJUARA

🟢 NOTI (Swim)

✅ Rroba e notit
✅ Syzet e notit(çdo sportist duhet ta kenë syzet e veta)
✅ Kapela e notit (çdo sportist duhet ta ketë kapelën e vet)
✅ Wetsuit (vetëm nëse temperaturat e ujit janë të ulëta siç parashihet me rregulloren e World Triathlon)

🟢 BIÇIKLETA (Bike)

✅ Cdo sportist-e duhet ta ketë Biçikletën e vet: Biçikletë rrugore (Road Bike) ose Biçikletë malore (MTB)
✅ Këpucë çiklizmi ose sportive
✅ Bidon me ujë

🟢 VRAPIMI (Run)

✅ Atlete sportive
✅ Numri i garuesit (Bib Number)

❌ PAJISJET E NDALUARA
🔴 NOTI (Swim)

❌ Lopata për duar (Hand Paddles)
❌ Pendë për këmbë (Swim Fins)
❌ Kickboard
❌ Çdo mjet që mundëson notim ose qëndrimin mbi ujë
❌ Pajisje që ofrojnë avantazh artificial në ujë

🔴 BIÇIKLETA (Bike)

❌ Biçikletë Time Trial (TT Bike)
❌ Aerobarë të gjatë (Clip-on Aero Bars)
❌ Çdo pajisje elektrike ndihmëse

🔴 HELMETA (Helmet)

❌ Helmetë Time Trial (TT Helmet)
❌ Helmetë pa certifikim sigurie
❌ Garimi pa helmetë

⚠️ NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të gjithë sportistët janë të obliguar të respektojnë Rregulloren e World Triathlon. Çdo pajisje që nuk është në përputhje me rregulloren mund të rezultojë me moslejim të startit ose diskualifikim nga gara.

📅 REGJISTRIMI ËSHTË I HAPUR

Kosova Sprint Triathlon 2026 do të mbahet më 26.07.2026.

Regjistrimi është i hapur deri më 23.07.2026.

Për t'u regjistruar, klikoni në linkun e bashkëngjitur dhe plotësoni formularin e aplikimit. https://forms.gle/KNpz7bBM3RL7LzbJA

Photos from Federata e Triathlonit e Kosovës's post 11/07/2026

Reprezentacioni i Kosovës në Triathlon mori pjesë në 2026 Europe Triathlon Multisport Championships, i zhvilluar në Banyoles të Spanjës,Triatletët tanë garuan në disiplinën Sprint Duathlon (5 km vrapim – 20 km biçikletë – 2.5 km vrapim).
Kosovën e përfaqësuan:
Albion Ymeri – Kategoria Elite
Arriti rezultatin: 00:56:08
Genc Isufi – Kategoria U23
Arriti rezultatin: 01:02:27
Amar Maxhuni – Kategoria Junior
Arriti rezultatin: 01:05:27
Pjesëmarrja në ngjarje të këtij niveli është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e sportistëve tanë dhe në promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


House Of Sports, Street Agim Ramadani
Pristina
10000