Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Share

Klubi i Karatesë "AS-Prishtina" Bardhosh

14/07/2026

Privilegjuar me Soke Osman Ejupi 9 Dan dhe Gani Pacolli 2 Dan 👉💪💪🥋🇽🇰🇦🇱🇪🇺🔝♥️🫶

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 14/07/2026

AS-PRISHTINA VAZHDON RRUGËTIMIN E SUKSESIT! 🥋

Më 11.07.2026, sportistët e Klubit të Karatës AS-Prishtina morën pjesë në Provimin për Breza Kyu, të organizuar nga Klubi i Karatës Fushë-Kosova, ku edhe një herë dëshmuan përkushtimin, disiplinën dhe nivelin e lartë të përgatitjes.

Komisioni i provimit:
• Osmon Ejupi – 9 Dan
• Isak Curri – 4 Dan
• Gani Pacolli – 2 Dan

Me krenari njoftojmë se AS-Prishtina u pasurua edhe me dy gjysmëmjeshtre të reja të karatesë (1 Kyu – Brezi i Kaftë):
🥋 Olta Bicaj – 1 Kyu
🥋 Aulona Statovci – 1 Kyu

Gjithashtu u graduan:
2 Kyu
• Hira Ruhani
• Nila Ruhani

10/9 Kyu
• Asajra Dobratiqi
• Dorela Canolli

Këto gradime janë dëshmi e punës sistematike që zhvillohet çdo ditë në klub. Sportistët tanë vazhdojnë të avancojnë nga brezat fillestarë deri te nivelet më të larta të Kyu, duke ndërtuar bazën e fortë për sukseset e ardhshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Urime të gjitha sportisteve për gradimet e merituara! Ju dëshirojmë shëndet, disiplinë dhe suksese të reja në rrugëtimin tuaj sportiv.

Një falënderim i sinqertë për prindërit dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht punën e klubit tonë.

Klubi i Karatës AS-Prishtina
Rruga drejt suksesit vazhdon! 🥋🏆

Me respekt K.k As-Prishtina!



Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Klubi i Karatesë "Fushë Kosova" Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq" Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 05/07/2026

Klubi i Karatesë "As-Prishtina" u përfaqësua me sportisten Emira Maqedonci në Ligën Botërore të të Rinjve të WKF-së.

Emira zhvilloi paraqitje shumë të mira, duke regjistruar 2 fitore dhe 1 humbje në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare. Edhe pse kësaj radhe fati nuk ishte në anën e saj për të arritur medaljen, ajo tregoi cilësi, karakter dhe potencial të madh.

Jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe i urojmë Emirës shumë suksese në garat e ardhshme. Besojmë se medaljet do të vijnë me punën dhe përkushtimin që e karakterizon.

Një falënderim i veçantë për Federatën e Karatesë së Kosovës për transportin e siguruar, si dhe për familjen e sportistes për mbështetjen e vazhdueshme.

Me respekt,
Klubi i Karatesë "As-Prishtina" 🥋🏆

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 27/06/2026

Një falënderim i veçantë për BEST SPORT dhe përfaqësuesin e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Zhivko Dragulovski, për mbështetjen e dhënë ndaj sportistes sonë Albulena Gervalla.

Albulena, sportiste e Klubit të Karatesë AS-Prishtina dhe anëtare e Reprezentacionit të Kosovës, është fituese e medaljeve ballkanike, mesdhetare, evropiane dhe medaliste e bronztë e Kampionatit Botëror në garën ekipore, duke përfaqësuar me dinjitet klubin dhe shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.

Dhurimi i kompletit të pajisjeve WKF Approved nga BEST SPORT është një vlerësim për punën, sakrificën dhe rezultatet e saj sportive, si dhe një motivim i madh për të vazhduar drejt sukseseve të reja.

Faleminderit BEST SPORT dhe z. Zhivko Dragulovski për besimin dhe përkrahjen e sportistëve elitarë. Sporti ka nevojë për partnerë që vlerësojnë suksesin dhe investojnë në të ardhmen e kampionëve.

Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Albulena Gervalla Islam Selmani Isak Curri Njomza Ibrahimi Zhivko Drakulovski

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 13/06/2026

🥋🏆 Paraqitje e shkëlqyer e Klubit të Karatesë AS-Prishtina në Turneun Ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN 2026” 🏆🥋

📅 13 Qershor 2026
📍 Kumanovë, Maqedonia e Veriut

Klubi i Karatesë AS-Prishtina nga Bardhoshi u paraqit me sukses në turneun ndërkombëtar “KUMANOVA OPEN 2026”, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe duke dëshmuar nivel të lartë teknik, disiplinë dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare.

🏅 Rezultatet e sportistëve tanë:

🥇 Medalje të Arta

• Hira Ruhani (13 vjeç) – Katare -54 kg
• Albulena Gervalla – Seniore Open
• Islam Selmani – Senior Open

💰🏆 Shpërblime në para për fituesit e kategorive Open:

🥇 Islam Selmani – Kampion në Senior Open dhe fitues i 300 eurove.
🥇 Albulena Gervalla – Kampione në Seniore Open dhe fituese e 200 eurove.

👏 Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme të sportistëve, trajnerëve dhe përkushtimit të vazhdueshëm të klubit në zhvillimin dhe avancimin e sportit të karatesë.

Urime të gjithë garuesve për paraqitjen dinjitoze dhe sukseset e arritura, duke përfaqësuar me krenari klubin, Bardhoshin dhe Komunën e Prishtinës.

🇽🇰🥋 Suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme! 🏆

Klubi i Karatesë AS-Prishtina Bardhosh

🤝 Mbështetur nga: ▫️ Komuna e Prishtinës
▫️ Drejtoria e Sportit e Prishtinës

🥋🏆🔥

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës Isak Curri Albulena Gervalla Islam Selmani Rejane Islami Njomza Ibrahimi Ruhani

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 07/06/2026

🥋🏆 Paraqitje e suksesshme e Klubit të Karatesë AS-Prishtina në Turneun Ndërkombëtar “Xhevat Makolli”

Klubi i Karatesë AS-Prishtina nga Bardhoshi u paraqit me sukses në Turneun Ndërkombëtar “Xhevat Makolli”, duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke dëshmuar nivel të lartë teknik, disiplinë dhe përkushtim.

🏅 Rezultatet e sportistëve tanë:

🥇 Medalje të Arta

- Aulona Statovci (12 vjeç) -50 kg
- Albulena Gervalla -55 kg
- Islam Selmani (Senior) -67 kg

🥈 Medalje të Argjendta

- Emira Maqedonci (Kadete -54 kg)
- Hira Ruhani (U14 -54 kg)

👏 Paraqitje të mira pati edhe:

- Nila Ruhani (-40 kg)

Këto rezultate janë dëshmi e punës së vazhdueshme të sportistëve, trajnerëve dhe përkushtimit të klubit në zhvillimin e karatesë. Urime të gjithë garuesve për përfaqësimin dinjitoz dhe sukseset e arritura.

Suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme! 🇽🇰🥋🏆



Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Sportit e Prishtinës

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 29/05/2026

🇽🇰🥋 Balkan Karate Championships for Children
📍 29–31 May 2026 | Istanbul, Turkey 🇹🇷

Klubi i Karatës AS-Prishtina nga Prishtina po merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Fëmijë me dy sportiste:

🥋 Aulona Statovci – U12 / -50kg
🥋 Reina Musliu – U12 / -50kg

Në këtë kampionat po merr pjesë edhe kryetrajneri i klubit, Isak Curri. 🥋🇽🇰

Kampionet tona do të ndeshen të dielën, në paraqitjen e tyre të parë në një Kampionat Ballkanik dhe në një event ndërkombëtar, duke përfaqësuar me krenari klubin, qytetin dhe Kosovën. 🇽🇰🔥

Suksese kampioneve tona! 🙌💪
Osss 🥋🔥

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 17/05/2026

🥋🇪🇺🇽🇰 K.K. “AS-PRISHTINA”

ME SUKSESE NË TURNENË “HAKI IBËRDEMAJ” DHE GATI PËR KAMPIONATIN EVROPIAN 2026 🇩🇪🌍

Klubi i Karatesë “AS-Prishtina” vazhdon me paraqitje të suksesshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Në turneun tradicional “Haki Ibërdemaj”, i mbajtur në Pejë, sportistët tanë arritën rezultate të shkëlqyera:

🥇 Emira Maqedonci – -47 kg
🥇 Aulona Statovci (12 vjeç) +45 kg

🥈 Islam Selmani – -67 kg
🥈 Olta Bicaj – Kadete +61 kg
🥈 Hira Ruhani – U14 -54 kg

👏 Islam Selmani arriti deri në finale, por për shkak të një lëndimi të kundërshtarit, lufta u ndërpre dhe ai mbeti nënkampion pas diskualifikimit në finale.

💪 Jemi krenarë me paraqitjen, disiplinën dhe nivelin e treguar nga sportistët tanë, të cilët po dëshmojnë vazhdimisht potencial dhe cilësi të lartë sportive.

🇪🇺 Ndërkohë, nga data 20–24 Maj 2026, në Frankfurt/Main të Gjermanisë, do të mbahet Kampionati Evropian i 61-të për Seniorë (EKF), ku klubi ynë do ta përfaqësojë Kosovën me sportistët elitarë:

Islam Selmani – Nënkampion Botëror 🇽🇰
Albulena Gervalla – Dy herë medaliste evropiane 🇽🇰

🥋 Pjesë e këtij kampionati do të jetë edhe kryetrajneri i klubit, Isak Curri, në cilësinë e selektorit të Përfaqësueses së Kosovës.

🙏 Falënderim Komunës se Prishtinës dhe gjithashtu falënderojmë të gjithë prindërit, përkrahësit dhe dashamirët e klubit për mbështetjen e vazhdueshme.

🥋 Kryetrajner: Isak Curri
🥋 Trajnerë: Njomza Ibrahimi Rejane Islami

Kryetar i klubit:
Isak Pllana

K.K. “AS-PRISHTINA”
🇽🇰🥋 Drejt sukseseve evropiane dhe botërore! 🔝🔥




🇽🇰🥋

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 17/05/2026

🥋🏆 Sukses për K.K. AS Prishtina Bardhosh në turneun tradicional “Haki Ibërdemaj” në Pejë! 🇽🇰

🥇 Aulona Statovci – Kampione
🥈 Hira Ruhani – Nënkampione

Urime sportisteve për paraqitjet dhe suksesin e arritur! 👏🥋🔝

🥋🥇🇽🇰🥋🔝🥰

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Photos from Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh's post 11/05/2026

🥋🇽🇰 SUKSES I K.K. AS PRISHTINA NË “LUSHNJA OPEN 2026” 🇦🇱🏆

Klubi i Karatës AS Prishtina mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Lushnja Open 2026”, i mbajtur në Lushnjë, Shqipëri, ku u prezantuam me tre sportiste të talentuara dhe arritëm të fitojmë dy medalje të rëndësishme. 💪🥋

🏆 Rezultatet:
🥇 Nila Ruhani – Kampione
📌 10 vjeçe | -40kg

🥈 Hira Ruhani – Nënkampione
📌 13 vjeçe | -49kg

👏 Reina Musliu pati paraqitje shumë të mirë dhe dinjitoze, duke treguar potencial të madh, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën e saj për medalje.

Klubi dhe kryesia janë shumë të kënaqur me sukseset dhe paraqitjet e sportisteve tona të reja, të cilat po dëshmojnë përkushtim, disiplinë dhe talent në arenën ndërkombëtare. 🌍🥋

Njëkohësisht, dy sportistëve tanë elitarë, Albulena Gervalla dhe Islam Selmani, iu urojmë shumë suksese në kampin përgatitor të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, në përgatitje për Kampionatin Evropian për Seniorë. 🇽🇰🔥

Me respekt,
K.K. AS Prishtina
Shtabi Teknik i Klubit

Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Kryeqyteti Prishtina Federata e Karatesë e Kosovës

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Bardhosh
Pristina