Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Share

Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova
www.instagram.com/FFK_KOS
www.twitter.com/FFK_KS

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 16/07/2026

🏆🧡 Urime FC Ballkani për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League! 🎉

Një tjetër mbrëmje e suksesshme për futbollin e Kosovës!

FC Ballkani siguroi me meritë kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi mposhti skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads, me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, portokallezinjtë zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit, duke shënuar tre gola. Edhe pse mysafirët ngushtuan rezultatin në minutat e fundit 3:2, Ballkani ruajti qetësinë dhe me plot meritë iu gëzua fitores dhe siguroi vazhdimin e rrugëtimit evropian.

Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve për këtë arritje të rëndësishme.

Fakti që dy klubet tona, FC Ballkani dhe FC Malisheva, kanë siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League është një dëshmi e qartë e progresit të futbollit të Kosovës dhe e punës së vazhdueshme që po bëhet në të gjitha nivelet.

FC Ballkanit dhe FC Malishevës u urojmë shumë sukses në sfidat e radhës dhe përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit të Kosovës në arenën evropiane! 🇽🇰⚽

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 15/07/2026

🏆💙 Urime FC Malisheva për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!

FC Malisheva siguroi me meritë kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali mposhti bindshëm Vllazninë e Shkodrës, me rezultat 5:0. Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë në Shkodër, skuadra e Malishevës reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar karakter, cilësi dhe shpirt të jashtëzakonshëm gare për të vazhduar rrugëtimin në Evropë.

Përgëzime të përzemërta për futbollistët, të cilët luftuan me përkushtim deri në fund dhe e përfaqësuan denjësisht futbollin e Kosovës, për stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe të gjithë tifozët që i qëndruan pranë ekipit në këtë sukses të madh.

Ky kualifikim është një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të futbollit kosovar dhe një motiv shtesë për të gjithë klubet tona që garojnë në arenën evropiane.

Suksese FC Malisheva, ju priftë e mbara në raundin e dytë! 🇽🇰⚽

15/07/2026

Tjetër delegim për gjyqtarët tanë në garat evropiane! 👏⚽️

UEFA i ka besuar gjyqtarit tonë ndërkombëtar Mervan Bejtullahu drejtimin e ndeshjes në UEFA Conference League ndërmjet Virtus dhe Dila, e cila zhvillohet më 16 korrik në San Marino.

Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi e besimit të vazhdueshëm në cilësinë e gjyqtarëve tanë.

FFK i uron sukses ekipit të gjyqtarëve dhe një paraqitje sa më të mirë në skenën evropiane!

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 14/07/2026

FC Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, FC Drita, e ka përfunduar rrugëtimin në UEFA Champions League, në raundin e parë kualifikues, pasi u mposht nga kampionia e Lituanisë, Kauno Zalgiris, me rezultat 3:2, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas barazimit 1:1 në takimin e parë, sfida e kthimit ishte tejet e luftuar dhe me kthesa në rezultat, ku fituesi u vendos vetëm në minutat e fundit, kur mysafirët realizuan golin e fitores nga pika e bardhë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Vykintas Slivka në minutën e 9-të. Drita barazoi përmes Igball Jasharit, në minutën e 21-të, teksa në minutën e 53-të kaloi në epërsi me golin e Arb Manajt.

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutat e fundit përmbysën rezultatin me golat e Vykintas Slivka (82’) dhe Amine Benchaib (94’) nga penalltia.

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 14/07/2026

🤝 Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës patëm kënaqësinë të mirëpresim delegacionin e KFOR-it italian, me të cilin kemi ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyer dhe janë realizuar projekte të përbashkëta me rëndësi.

Ky takim ishte njëkohësisht edhe një përshëndetje për mikun tonë, Fabio Schiavone, i cili përfundon misionin e tij në Kosovë. E falënderuam për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e sinqertë, duke i bërë të ditur se FFK-ja dhe Kosova do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë.

Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për kontributin e tij, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dorëzoi një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

13/07/2026

🇽🇰 10 ditë, 135 talente nga Diaspora, një qëllim – të afrohen edhe më shumë me fanellën e Kosovës. ⚽❤️

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve! Shihemi në kampin e radhës në gusht. 💙

13/07/2026

𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐀𝐝𝐞𝐦𝐢 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐨𝐧 𝐧ë 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐦𝐞 𝐟𝐭𝐞𝐬ë 𝐭ë 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐅𝐈𝐅𝐀-𝐬, 𝐆𝐢𝐚𝐧𝐧𝐢 𝐈𝐧𝐟𝐚𝐧𝐭𝐢𝐧𝐨

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Ademi do të ndjekë nga afër dy ndeshjet gjysmëfinale, Francë –Spanjë dhe Angli –Argjentinë, si dhe finalen e madhe të turneut, e cila zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium”

ℹ️ https://ffk-kosova.com/lajmet/Presidenti-Ademi-udhëton-në-SHBA-me-ftesë-të-presidentit-të-FIFA-s,-Gianni-Infantino

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 13/07/2026

🔚 Përfundoi me sukses kampi veror i talenteve nga Diaspora!

✅ Sot u mbyll edhe kampi treditor i gjeneratës 2011 i Kombëtares U17 i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të projektit për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve nga Diaspora. Gjatë 10 ditëve të kaluara në kuadër të këtij projekti patëm kënaqësinë të mirëpresim 135 futbollistë dhe futbolliste nga diaspora.

📊 Kampi në shifra:
👧 Vajza – 29 lojtare
🔹 Gjeneratat 2010, 2011, 2012

👦 Djem – 106 lojtarë
🔹 Gjenerata 2012 – 26 lojtarë
🔹 Gjenerata 2011 – 43 lojtarë
🔹 Gjenerata 2010 – 37 lojtarë

⚽ Qëllimi i këtij projekti ishte identifikimi i talenteve dhe forcimi i lidhjes së tyre me Kosovën. Përveç vlerësimit të cilësive në futboll, kampi u ofroi pjesëmarrësve mundësinë të njihen më nga afër me ambientin, kushtet dhe zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

🔜 Në muajin gusht do të organizohet kampi i radhës.

Photos from Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova's post 11/07/2026

🇽🇰 Nis kampi treditor me futbollistë të Diasporës të gjeneratës 2011 të Kombëtares U17!

Pas kampit të gjeneratës 2010, sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ka nisur grumbullimi i 46 futbollistëve nga diaspora, në kuadër të projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve.

⚽ Gjatë tri ditëve përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij do të vëzhgojnë nga afër cilësitë e secilit futbollist, me synimin që talentet më premtuese të jenë pjesë e Kombëtares U17, e cila me këtë gjeneratë vitin e ardhshëm do të zhvillojë ciklin kualifikues.

11/07/2026

🇽🇰 Vazhdon puna me talentet e Diasporës.

Pas kampit të gjeneratës 2010, ka nisur grumbullimi treditor i futbollistëve të gjeneratës 2011.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


28 Nëntori Nr. 171
Pristina
10000