31/08/2026
🥹🇦🇷 LAMTUMIRË, LEO…
Nga lotët e dhimbjes te lotët e gëzimit. Nga ëndrra e një fëmije te ngritja e Kupës së Botës. 🏆
Leo Messi nuk ishte thjesht një futbollist për Argjentinën. Ai ishte shpresa, lideri dhe simboli i një gjenerate që nuk u dorëzua kurrë. 🇦🇷❤️
Sot mbyllet një kapitull i paharrueshëm. Faleminderit për magjinë, emocionet dhe kujtimet që do të mbeten përgjithmonë. 👑🐐
Gracias por todo, Leo. Përgjithmonë legjendë e Argjentinës! ❤️🇦🇷
31/08/2026
🚨🇦🇷 ZYRTARE: LEO MESSI PENSIONOHET NGA KOMBËTARJA E ARGJENTINËS! 💔
Lionel Messi ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram se aventura e tij me fanellën e Argjentinës ka marrë fund. 🥹
Pas një karriere të jashtëzakonshme me “Albiceleste”, ku fitoi Kupën e Botës 2022 🏆, Copa America dhe trofe të tjerë, Messi i jep lamtumirën kombëtares. 🇦🇷🐐
Një epokë e artë mbyllet për futbollin botëror. 👑⚽️💔
31/08/2026
🚨🔵🔴 Barcelona transferon Gabriel Jesusin!
Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus. 🇧🇷⚽️
Skuadra katalanase do të paguajë 10 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 4 milionë euro bonuse. 💰
Gabriel Jesus pritet të jetë një tjetër përforcim në repartin ofensiv të Barcelonës. 🔥🔵🔴
31/08/2026
🏀🔥 Edmond Azemi rikthehet në parket!
Pas pesë vitesh nga pensionimi, legjenda e basketbollit kosovar, Edmond Azemi, do të rikthehet të luajë për Sigal Prishtinën në edicionin e ri 2026/27. 💙🤍
Azemi, i cili pas pak ditësh mbush 46 vjeç, do të jetë sërish pjesë e skuadrës bardhekaltër, në një rikthim të jashtëzakonshëm që ka befasuar të gjithë. 👑🏀
30/08/2026
⚽ Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superligës pas xhiros së 3️⃣-të
30/08/2026
🔥⚽️ Vedat Muriqi po kalon nëpër një formë fantastike me Fenerbahçen! 🟡🔵
Sulmuesi kosovar ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit, duke vazhduar të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës turke. 🇽🇰💪
30/08/2026
🔵⚪️ PRISHTINA SHKATËRRON LLAPlN!
⚽️ Prishtina ka shënuar një fitore bindëse 4-0 ndaj Llapit, duke marrë tri pikë të rëndësishme në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës. 🔥
Pas tri xhirove, bardhekaltërit kanë 6 pikë, me një ndeshje më pak. 📊
Në anën tjetër, Llapi po kalon një fillim të vështirë të sezonit, me tri humbje radhazi në tri ndeshjet e para. ❌
30/08/2026
⚽️ Drita fiton minimalisht ndaj Vushtrrisë! ⚪️🔵
Drita ka regjistruar fitore në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur në udhëtim Vushtrrinë me rezultat 0-1.
Golin e fitores e shënoi Arb Manaj në minutën e 78-të. ⚽️
🏆 Kampioni në fuqi shkon në 6 pikë, me një ndeshje më pak, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë pas tri ndeshjeve.
30/08/2026
⚽ Rezultatet dhe tabela e Raiffeisen Ligës së parë pas xhiros së 3️⃣-të