AS Roma Shqip

AS Roma Shqip

Share

Shtëpia më e vjetër e Romanistëve në trojet shqiptare, kthehet me faqe të re. Forza Roma! 🔴🟠

23/08/2026

💬 Kush e shënon golin e parë këtë edicion?

23/08/2026

🚨 RAFAEL LEÃO HAP DERËN PËR ROMËN!

Sipas Tele Radio Stereo, në orët e fundit Rafael Leão ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Roma, duke lënë në pritje ofertat nga Turqia, të cilat nuk e bindin plotësisht.

Milan kërkon rreth 40 milionë euro + 5 milionë bonuse, por Roma nuk dëshiron ta realizojë transferimin në mënyrë të përhershme.

Formula e mundshme mund të jetë huazim me të drejtë blerjeje ose detyrim të kushtëzuar për blerje.

Jorge Mendes po punon për të gjetur një zgjidhje që kënaq të gjitha palët, ndërsa drejtori sportiv i Romës, Tony D’Amico, synon ta kthejë në realitet atë që deri pak ditë më parë dukej vetëm një ide.

23/08/2026

Roma vazhdon ta mbajë Malick Fofana në listën shumë të ngushtë të objektivave për krahët e sulmit. Së shpejti, klubi pritet të marrë një vendim përfundimtar.

[Alfredo Pedulla]

23/08/2026

Sipas Alfredo Pedullà, mes të martës dhe të mërkurës priten kontakte të reja mes Romës dhe Chelsea për Jamie Gittens.

Roma ka marrë tashmë një përgjigje negative për formulën e huazimit, por verdhekuqtë do të bëjnë një tjetër tentativë për të bindur klubin anglez.

23/08/2026

Robinio Vaz ka bindur Gian Piero Gasperinin gjatë fazës përgatitore dhe e ardhmja e tij do të jetë sërish verdhekuqe.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma ka refuzuar disa oferta huazimi nga klube të Serie A, duke vendosur ta mbajë sulmuesin e ri në Trigoria.

Vendimi konfirmon besimin e Gasperinit te Vaz, i cili do të qëndrojë me ekipin e parë dhe do të kërkojë hapësirat e tij gjatë sezonit.

22/08/2026

🔎 Detajet e transferimit të Oosterwolde:

Huazim me mundësi blerje për €18m, që mund të bëhet detyrim në bazë të numrit të paraqitjeve.

22/08/2026

Jayden Oosterwolde te Roma, HERE WE GO!

[Fabrizio Romano]

22/08/2026

Formacioni i mundshëm për ndeshjen me Fiorentinën. Balotazhi i vetëm pritet të jetë mes Mora dhe Soule.

22/08/2026

Koulierakis ndryshon numrin në fanellë. Fillimisht zgjodhi 33, tani do ta mbajë numrin 3.

22/08/2026

Gasperini: “Jemi të shkurtër në aspektin numerik. Por skuadra është më konkurruese.”

Gasperini shpjegoi situatën e merkatos së Romës dhe ndikimin e rregullave të UEFA-s:

* Roma aktualisht ka dy vende të lira në listën e UEFA-s dhe mund të afrojë edhe dy lojtarë, por vetëm nëse sjellin vlerë të shtuar.
* Trajneri është shumë i kënaqur me afrimet e reja, duke veçuar Molina, Castro, Koulierakis dhe Mora.
* Sipas tij, largimet e Dovbyk dhe Ferguson janë kompensuar me Castro, ndërsa Molina ka ardhur për të zëvendësuar Çelikun.
* Roma dëshiron ende të zëvendësojë Angelino dhe Tsimikas, ndërsa për sulmin pritet të vijë të paktën edhe një lojtar.

Gasperini theksoi se rregullat e FFP-së së UEFA-s e kanë detyruar Romën të ndryshojë strategjinë e merkatos:

“Mendova se me kualifikimin në Champions situata financiare do të zgjidhej, por nuk është kështu. Kjo na detyron të bëjmë një merkato kreative, por shumë pozitive.”

Ai vlerësoi gjithashtu sakrificat ekonomike të lojtarëve:

“Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e Dybala dhe Pellegrinit për uljen e kontratave. E njëjta gjë vlen edhe për Cristanten dhe lojtarët që rinovuan.”

Për Rodrigo Mora, Gasperini tha se është një investim i rëndësishëm për të ardhmen:

“Mora është shumë i ri, por ka arritur tashmë vlera të rëndësishme. Është një investim i rëndësishëm i klubit dhe ka të gjitha karakteristikat për të shpërthyer.”

Në fund, Gasperini foli edhe për Dybala, për të cilin është shumë optimist:

“E shoh jo vetëm të vendosur si vitin e kaluar, por edhe veçanërisht të fortë. Ka bërë një përgatitje pa dëmtime dhe fizikisht më duket shumë më mirë. Besoj se do të bëjë një kampionat të madh.”

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina