Federata e Karatesë e Kosovës

Federata e Karatesë e Kosovës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Karatesë e Kosovës, Sports Team, Pristina.

31/08/2026

Taranto 2026 🥋

Vizita e Presidentit Olimpik z. Ismet Krasniqi në fshatin Olimpik në Taranto 2026 tek Ekipi i Federata e Karatesë e Kosovës

FKK falenderon KOK për mbeshteje🇽🇰🥋

FORCA KOSOVA 🥋🇽🇰

Kosovo Olympic Committee
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Mediterranean Games 2026
Sporti në RTK KosovaPress Sport

31/08/2026

🇽🇰 Presidenti i KOK-ut viziton ekipin e karatesë në Fshatin Mesdhetar

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka vizituar ekipin e karatesë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, në prag të garave të tyre në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Në këtë takim, në prani të presidentit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Besart Baruti, sekretarit të përgjithshëm Nazmi Gashi dhe selektorit Isak Curri, presidenti Krasniqi u është drejtuar karateistëve me fjalë motivuese, duke u uruar suksese në garat që i presin.

Krasniqi i ka inkurajuar sportistët që të hyjnë në arenë me besim, përkushtim dhe krenari, duke dhënë maksimumin për vete dhe për Kosovën. 🇽🇰

🥋 “Dilni në arenë dhe jepni më të mirën për Kosovën!”

FKK e falënderon presidentin e KOK-ut Ismet Krasniqi dhe lëvizjen olimpike që ishin pranë sportistëve kosovarë gjatë qëndrimit të tyre në Taranto, duke i mbështetur në rrugëtimin e tyre drejt rezultateve sa më të mira. 💪🇽🇰

Kosovo Olympic Committee
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
Mediterranean Games 2026
Sporti në RTK

29/08/2026

✈️ to Mediterranean Games 2026

🇽🇰🥋

Kosovo Olympic Committee
Ministria e Sportit dhe Rinisë

Photos from Federata e Karatesë e Kosovës's post 16/08/2026

🇽🇰 KARATEJA E KOSOVËS GATI PËR LOJRAT MESDHETARE TARANTO 2026! 🥋

Pas prezantimit të ekipeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, karateja e Kosovës do të përfaqësohet me 9 sportistë, të cilët do të garojnë me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për medalje.

🥋 Ekipi i Kosovës në karate:

🇽🇰 Islam Selmani — -60 kg
🇽🇰 Betim Maliqi — -75 kg
🇽🇰 Jakup Ajdari — -84 kg
🇽🇰 Benjamin Shabani — +84 kg
🇽🇰 Albulena Gërvalla — -50 kg
🇽🇰 Qendresa Ibrahimi — -55 kg
🇽🇰 Elmedina Istogu — -61 kg
🇽🇰 Vlera Qerimi — -68 kg
🇽🇰 Fortesa Orana — +68 kg

Ekipin do ta udhëheqin në tatami Selektori Isak Curri, ndërsa pjesë e udhëheqjes së ekipit do të jenë Presidenti Besart Baruti dhe Sekretari i Përgjithshëm Nazmi Gashi.

Me përkushtim, disiplinë dhe zemër, ekipi ynë synon të shkëlqejë në Taranto dhe të sjellë medalje për Kosovën! 🏅🇽🇰

Suksese të gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!

Suksese ekipit tonë të karatesë! 🥋
Na priftë e mbara!

FORCA KOSOVA 🥋🇽🇰❤️

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
KosovaPress Sport

Photos from Federata e Karatesë e Kosovës's post 11/08/2026

🇽🇰🥋 KARATEISTËT E KOSOVËS NË PËRGATITJE PËR “TARANTO 2026” 🥋🇽🇰

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, karateistët e Kosovës aktualisht po zhvillojnë fazën përgatitore në Hotel Magra Austria, në Bogë të Rugovës. 🏔️🥋

Në këtë ambient të mrekullueshëm malor, ekipi ynë po punon me përkushtim, disiplinë dhe intensitet maksimal, duke u përgatitur për sfidat që i presin në arenën ndërkombëtare.

🇽🇰 Taranto 2026 është një mundësi e madhe për karateistët tanë që të dëshmojnë cilësinë, punën dhe përkushtimin e karatesë së Kosovës.

Falëndërojm Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Rini dhe Sport për mbështetjen gjatë kësaj faze të rëndësishme përgatitore.

Gjithashtu Federata e Karatesë e Kosovës falënderon Selektorin Isak Curri dhe Shtabin e tij teknik për punen dhe përkushtimin e dhenë në përgaditje sa me te mirë te ekipit nacional 🇽🇰

💪🥋 Me punë, disiplinë dhe besim drejt Tarantos!

Suksese karateistëve tanë!
Na bëni krenarë! 🇽🇰💙💛

Kosovo Olympic Committee
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
KosovaPress Sport

08/08/2026

🇽🇰🥋

07/08/2026

Sot pranoi diplomën e licencimit të trajnerit nga Federata Botërore e Karatesë (WKF), kryetrajneri i Klubit të Karatesë Modern Kastrioti nga Ferizaj, z. Halil Mahalla.

Z. Halil Mahalla njëkohësisht është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Karatesë së
Kosovës (FKK).

FKK e uron trajnerin z.Mahalla për këtë arritje të rëndësishme dhe i dëshiron suksese të
mëtejshme në punën e tij.

Njëkohësisht, FKK shpreh mirënjohje dhe u uron suksese të gjithë trajnerëve të palodhur, të cilët me përkushtimin e tyre kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e karatesë në Kosovë 🥋🇽🇰🌏

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor

Photos from Federata e Karatesë e Kosovës's post 25/07/2026

Testi fizik për Kadetë/et dhe Juniorë/et 🇽🇰

Sot, në Fakultetin e Shkencave Sportive, u mbajt testimi fizik për garuesit femra dhe meshkuj të kategorive kadetë/e dhe juniorë/e, të ftuar nga selektori Leutrim Pepaj.

Testimi u zhvillua me sukses dhe me pjesëmarrjen e sportistëve të ftuar, të cilët dëshmuan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri në përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Qëllimi i këtij testimi është matja e gjendjes aktuale të përgatitjes fizike të sportistëve. Ky proces do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Botëror për Kadetë, Juniorë dhe U21, i cili do të mbahet në muajin tetor në Bielsko-Biała, Poloni.

Përveç shtabit teknik, në procesin e testimit dhe përpunimit të rezultateve të garuesve kontribuuan edhe profesorët e Shkencave Sportive, Shkëlzen Shala dhe Nazmi Gashi, të cilët i falënderojmë për mbështetjen dhe profesionalizmin e tyre.

Falënderojmë trajnerët e shtabit teknik Visar Hoxha, Bajram Bajrami dhe Irfan Sfeçla, si dhe të gjithë garuesit për pjesëmarrjen, angazhimin dhe seriozitetin e treguar gjatë testimit.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sportive, Prof. Florian Miftari, si dhe për stafin akademik të fakultetit, për mbështetjen dhe krijimin e kushteve teknike që mundësuan zhvillimin e testimit në nivelin më të lartë.

Vazhdojmë tutje, me punë, disiplinë dhe përkushtim, drejt Kampionatit Botëror! 🇽🇰💪

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
KosovaPress Sport

24/07/2026

Urime ditëlindja nenkampion Bote Islam Selmani 🎂🥋

Edhe 100 tjera paq fat, shendet dhe gjitha t'mirat ne jetë.

Isak Curri
Kosovo Olympic Committee

22/07/2026

Gjilan 🇽🇰

Filluan parapergaditjet per Lojrat Mesdhetare Taranto 2026

Isak Curri 🥋🇽🇰

Kosovo Olympic Committee
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
KosovaPress Sport

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Pristina