Kosovo Basketball Federation

Kosovo Basketball Federation

Share

16/07/2026

Kujt po i shkon mikrofoni në fund? 🤣

🏆FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026
🗓️21-26 korrik 2026
📍Palestra sportive “Karagaçi”, Pejë, Kosovë

🇽🇰🏀

Photos from Kosovo Basketball Federation's post 16/07/2026

Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup 🏀

🇽🇰Klubet kosovare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit të hedhur të enjten në Munih, Gjermani.

🏆Kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në Grupin A, ku do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çekia), VET-CONCEPT Gladiators Trier (Gjermani); Split (Kroaci), Batumi 2010 (Gjeorgji).

⛹️Bashkimi do të garojë në Grupin F, ku do të përballet Bigbank/Kalev (Estoni); Glint Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass VIA (Letoni) dhe Manchester Basketball (Britania e Madhe).

⛹️Ndërkohë, Peja do ta nisë rrugëtimin evropian nga raundi kualifikues, ku do të përballet me Dinamo Bukuresht (Rumani). Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

📅Ndeshjet kualifikuese janë planifikuar për 23 dhe 30 shtator, ndërsa faza e grupeve e FIBA Europe Cup 2026/27 do të nisë më 7 tetor.

Photos from Kosova Women Basketball's post 16/07/2026

🧩 A e gjeni fjalën e saktë? 🤔

🏆FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026
🗓️21-26 korrik 2026
📍Palestra sportive “Karagaçi”, Pejë, Kosovë

🇽🇰🏀

Photos from Kosova Women Basketball's post 16/07/2026

🧩 A e gjeni fjalën e saktë? 🤔

🏆FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026

🗓️21-26 korrik 2026

📍Palestra sportive “Karagaçi”, Pejë, Kosovë

🇽🇰🏀

15/07/2026

Kush do të shpallet MVP i FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026? FORCA ÇIKAT E KOSOVËS! 🇽🇰🏀

🏆FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026
🗓️21-26 korrik 2026
📍Palestra sportive “Karagaçi”, Pejë, Kosovë

🇽🇰🏀

15/07/2026

🏀 GAMEDAY 🇽🇰

Sot Dardanët U20 zbresin në parket për sfidën e radhës në FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, ku do të përballen me Portugalinë në Bratislavë. 💙💛

🗓️ 15 korrik 2026
🕓 16:00
📍 Bratislavë, Sllovaki

🇽🇰🏀

Photos from Kosovo Basketball Federation's post 15/07/2026

Basketbollistët e Kosovës U20 po garojnë në Divizionin B, që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë 🇽🇰💙💛

Pamje nga fitorja e fundit ndaj Armenisë, kurse sfidën e fundit në grup e zhvillojnë sot ndaj Portugalisë 🏀

🇽🇰🏀

14/07/2026

🏀 Fitore e Dardanëve ndaj Armenisë

Kosova shënoi fitore bindëse ndaj Armenisë 86:67 në ndeshjen e katërt të grupeve të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B 👏

Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, dominuan takimin dhe u shpërblyen me fitoren e parë në kampionat. 💪🏀

Erolt Rrahmani u dallua me 15 pikë e 18 kërcime, ndërsa Noa Istrefi kishte 18 pikë, kurse Mal Tusuni 12 pikë e dhjetë kërcime 🇽🇰💙💛

🇽🇰🏀

Photos from Kosovo Basketball Federation's post 14/07/2026

Basketbollistët e Kosovës U18 po stërviten intensivisht para sfidave në garat evropiane 🏀

🇽🇰 Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, që mbahet në Shkodër të Shqipërisë nga 21 deri më 26 korrik

Dardanët e rinj ndodhen në grup me Gjibraltarin, Andorrën dhe Armeninë

🇽🇰🏀

14/07/2026

🏀🌍 Vlora Braha pjesë e ekipit të FIBA-s në selinë qendrore gjatë monitorimit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2027

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. 🇽🇰

Nga 1 deri më 7 korrik, delegatja teknike e FIBA-s, Vlora Braha, ishte pjesë e ekipit të përzgjedhur nga FIBA për monitorimin e të gjitha ndeshjeve të Dritares së Tretë të Kualifikimeve për Kupën e Botës FIBA 2027.

📍 Puna u zhvillua në selinë qendrore të FIBA-s në Gjenevë, ku u monitoruan ndeshje nga katër kontinente:

🌍 Evropa
🌏 Azia
🌍 Afrika
🌎 Amerika

Braha ishte pjesë e një ekipi prej vetëm shtatë profesionistësh, të cilët kishin përgjegjësinë për monitorimin e të gjithë programit të kësaj dritareje kualifikuese në nivel global. Ky angazhim kërkoi profesionalizëm të lartë, përgjegjësi të madhe dhe njohje të thellë të organizimit të garave ndërkombëtare.

Për herë të parë, një përfaqësuese e FBK-së u angazhua në një proces të tillë në selinë qendrore të FIBA-s, duke e bërë këtë një moment të veçantë dhe historik për Federatën. 🙌

Gjatë kësaj jave intensive, Braha pati mundësinë të punojë krah për krah me ekspertë të nivelit më të lartë të basketbollit botëror, duke fituar përvojë të çmuar mbi mënyrën se si monitorohen, analizohen dhe koordinohen garat ndërkombëtare nga niveli më i lartë i organizimit.

Kjo përvojë përbën një vlerë të shtuar për FBK-në dhe një tjetër dëshmi të besimit që FIBA po u jep kuadrove të basketbollit të Kosovës. 💙💛

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Adresa: Lagja "Arbëria ", Blloku C3 (Faza 2), Rr. Radovan Zogoviq
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00