KF Ramiz Sadiku

KF Ramiz Sadiku

Share

Faqja zyrtare e KF Ramiz Sadiku ⚫🟡

KF Ramiz Sadiku posedon të gjitha kategoritë, nga parafatosët e deri tek seniorët.

12/07/2026

𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕 𝑽𝒂𝒍𝒐𝒏 𝑩𝒂𝒃𝒂𝒕𝒊𝒏𝒄𝒂 💛🖤

KF Ramiz Sadiku falënderon trajnerin e portierëve, Valon Babatinca, për punën profesionale, përkushtimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin dhe përgatitjen e portierëve tanë.
Angazhimi, serioziteti dhe profesionalizmi yt kanë qenë vlerë e shtuar për klubin tonë.
Të urojmë shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit profesional.
Faleminderit për gjithçka, Valon! 💛🖤⚽

10/07/2026

⚫🟡 𝙕𝙔𝙍𝙏𝘼𝙍𝙀 | 𝙓𝙝𝙚𝙢 𝙆𝙖𝙢𝙗𝙚𝙧𝙞 ë𝙨𝙝𝙩ë 𝙡𝙤𝙟𝙩𝙖𝙧 𝙞 𝙆𝙁 𝙍𝙖𝙢𝙞𝙯 𝙎𝙖𝙙𝙞𝙠𝙪𝙩

KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Xhem Kamberi, i cili nga sezoni i ri do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Me këtë transferim, klubi ynë vazhdon të fuqizojë skuadrën me lojtarë të rinj dhe cilësorë, duke synuar rezultate sa më të mira në garat e ardhshme.
I urojmë Xhemit mirëseardhje në familjen verdhezi dhe shumë suksese me fanellën e KF Ramiz Sadikut. 🖤💛

Mirë se erdhe, Xhem! ⚽💪

09/07/2026

⚽️ 𝐒𝐂𝐎𝐔𝐓𝐈𝐍𝐆 𝐃𝐀𝐘𝐒 – 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë 🇽🇰

KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të mirëpresë organizimin e “Scouting Days” në bashkëpunim me Train2Win, një aktivitet i veçantë dedikuar talentëve të grupmoshave U10 – U15.
📅 01–04 Gusht 2026
📍 Stadiumi i KF Ramiz Sadiku – Prishtinë

Gjatë këtyre ditëve, futbollistët e rinj do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre para skautëve profesionistë dhe të maten me standarde ndërkombëtare.
🌍 Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë vëzhgues nga klube të njohura evropiane, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë që synojnë të avancojnë në karrierën e tyre futbollistike.

Linku për regjistrim:
https://train2.win

KF Ramiz Sadiku vazhdon të mbështesë zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për talentet e ardhshme. 🖤💛
Mirë se vini në shtëpinë e futbollit dhe talenteve të reja! ⚽️
🇽🇰

08/07/2026

⚔️𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐁𝐋𝐄𝐀𝐑𝐓 𝐊𝐀𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈 ⚔️

KF Ramiz Sadiku 🖤💛ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Bleart Kastrati në familjen tonë sportive.
Me shumë përkushtim, karakter dhe ambicie, Blearti i bashkohet klubit tonë me synimin për të kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.
I urojmë shumë suksese dhe mirëseardhje në shtëpinë verdhezi! 🤝💛🖤
Bashkë drejt fitoreve! ⚽️

07/07/2026

🟡⚫ 𝙈𝙞𝙧ë 𝙨𝙚 𝙪 𝙧𝙞𝙠𝙩𝙝𝙚𝙫𝙚, 𝙎𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙎𝙖𝙙𝙧𝙞𝙪!

KF Ramiz Sadiku njofton rikthimin e lojtarit Samir Sadriu në familjen tonë verdhezi.
Me kënaqësi e mirëpresim sërish Samirin në klubin tonë, një lojtar i njohur për përkushtimin, karakterin dhe profesionalizmin e tij në fushën e lojës.
I urojmë shumë suksese në këtë kapitull të ri me fanellën e KF Ramiz Sadikut dhe besojmë se së bashku do të arrijmë objektivat e klubit.

Mirë se erdhe përsëri në shtëpi, Samir! 💛🖤⚽

04/07/2026

⚽️NJOFTIM⚫🟡
Ekipi i Superligës U-19 i KF Ramiz Sadiku, nën udhëheqjen e trajnerit Fillim Guraziu, do t'i fillojë përgatitjet për sezonin e ri 2026/2027.

Stërvitja e parë do të mbahet të hënën, më 06.07.2026, duke filluar nga ora 08:00.

⚽💛🖤

30/06/2026

𝙐𝙧𝙞𝙢𝙚 𝙙𝙞𝙩ë𝙡𝙞𝙣𝙙𝙟𝙚𝙣, 𝘼𝙡𝙗𝙞𝙟𝙤𝙣 𝘿𝙚𝙧𝙣𝙟𝙖𝙣𝙞! 🎂⚽

Të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme, si në jetën personale ashtu edhe në fushën e blertë. Urojmë që ky vit të të sjellë edhe më shumë fitore, gola dhe momente të bukura me fanellën e KF Ramiz Sadiku.🟡⚫

Gëzuar ditëlindjen dhe suksese në vazhdim! 🎊🖤💛

29/06/2026

⚫🟡 𝙕𝙔𝙍𝙏𝘼𝙍𝙀 | 𝙈𝙞𝙧ë 𝙨𝙚 𝙫𝙟𝙚𝙣, 𝘿𝙖𝙣𝙟𝙚𝙡 𝙈𝙪𝙨𝙤𝙡𝙡𝙖𝙟! ⚽

KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin qendror Danjel Musollaj, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.
Danjeli vjen për të forcuar repartin ofensiv me cilësitë, angazhimin dhe dëshirën për sukses. Besojmë se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit.
I urojmë Danjelit mirëseardhje në familjen e madhe të KF Ramiz Sadiku dhe shumë suksese me fanellën verdhezi! 🖤💛
Mirë se erdhe, Danjel! 💪⚽

29/06/2026

✍️𝙕𝙔𝙍𝙏𝘼𝙍𝙀 | 𝘼𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨 𝙋𝙚𝙧𝙫𝙚𝙩𝙞𝙘𝙖 𝙫𝙖𝙯𝙝𝙙𝙤𝙣 𝙢𝙚 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞𝙣!

Me kënaqësi ju njoftojmë se Adonis Pervetica ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë, duke rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.
Adonisi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit tonë, me përkushtimin dhe profesionalizmin që e kanë karakterizuar gjithmonë. Besimi i ndërsjellë dhe puna e vazhdueshme janë baza e këtij bashkëpunimi, ndërsa së bashku synojmë të arrijmë objektiva edhe më të mëdha.
Klubi i uron Adonisit shumë shëndet, suksese dhe një sezon të mbushur me arritje me fanellën tonë.
Së bashku vazhdojmë! 💛🖤
🟡⚫

Photos from KF Ramiz Sadiku's post 28/06/2026

📸 🖤💛

"2 Korriku CUP 2026"

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Stadioni KF Ramiz Sadiku
Pristina
10000