FASK Kosova

FASK Kosova

Share

Faqja zyrtare e Federatës së Autosporteve të Kosovës
Official Page of the Federation of Autosport

Faqja Zyrtare e Federatës së Autosporteve të Kosovës shkurt FASK. Përmes kësaj faqe do të bëhen të gjitha njoftimet zyrtare, publikimi i rezultateve si dhe informimi i sport dashësve për të gjitha garat e Kampionatit të Kosovës.

KS Timing 27/08/2026

Linku për aplikim për garën në disiplinën auto sllallom, e cila mbahet më 13 shtator në Prizren dhe është e vlefshme për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e FIA CEZ

KS Timing

Photos from FASK Kosova's post 27/08/2026

Blin Shala, djaloshi ambicioz që synon podiumet e garave të mëdha

Blin Shala padyshim është njëri nga garuesit tanë të kartingut me të ardhme premtuese.

Përveç paraqitjeve të suksesshme në garat vendore, Blini është duke fituar edhe përvojë ndërkombëtare.

Sivjet, ai ishte pjesëmarrës në tri gara të njërit nga kampionatet në Itali, organizuar nga IRK PROMOTIN në bashkëpunim me TB Kart.

Fillimisht, në mars, ai ishte në Ottobiano Cirkuit në Milano, pastaj dy herë në Franciacorta të Bergamos, në prill dhe qershor.

Më 12 e 13 shtator, Blini do të jetë sërish në Itali, pasi ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një ekipi italian për garën prestigjioze THE 24.

Në “Gare Enduranc” do të marrin pjesë mbi 50 ekipe me nga 6 garues dhe mbahet në Lenovo Otobiano Pista në Milano.

“Do të shkoj në Itali me synimin për rezultate sa më të mira. Auto sporti është pasioni im, ndërsa në të ardhmen shpresoj të jem pjesë e garave të mëdha. Me vullnetin dhe dashurinë ndaj këtij sporti dhe mbështetjen e madhe që e kam nga familja, jam optimist se do të kem shumë suksese. Në këtë mënyrë shpresoj që, veç vetes e familjes ta bëj krenare edhe Kosovën”, ka thënë Blin Shala për faqen zyrtare të FASK-ut.

Duhet theksuar se në garën që do të mbahet në Milano, Blini (12 vjeçar) do të jetë garuesi më i ri.

24/08/2026

Më 5 e 6 shtator, gara e radhës (e pesta) në disiplinën malore, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës, “Molika 2026”

22/08/2026

NJOFTIM

Gara në e-auto sllallom dhe karting sllallom, e paraparë për këtë fundjavë, është shtyrë për një datë tjetër.

Vendimi është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe faktit që një numër i konsiderueshëm i garuesve gjenden në pushime.

KS Timing 19/08/2026

Linku për aplikim për garën në disiplinën malore në Molikë, që mbahet më 5 e 6 stattor

KS Timing

Photos from FASK Kosova's post 16/08/2026

Edhe 18 pikë të reja për Kaçandollin

Valdet Kaqandolli po e vazhdon me sukses aventurën e tij në hill climb në Kampionatin Evropian.

Në këtë fundjavë Kaçandolli ishte pjesëmarrës në garën në Saint Ursanne të Zvicrës. Ai u rendit i dyti në Grupin 3, duke i inkasuar edhe 18 pikë të reja, shumë të rëndësishme për plasmanin përfundimtar.

Valdeti me Suzuki Swift në vozitjen e parë pati kohë 02:12.820, ndërsa në të dytën 02:12.037 minuta

“Një pistë super e shpejtë, teknike dhe plot me fshehtësi, ku çdo detaj dhe çdo metër kanë rëndësi. Ishte një sfidë e madhe për mua dhe ekipin, por arritëm të luftojmë deri në fund dhe ta mbyllim garën me një vend të dytë”, ka shkruar Valdeti në faqen e tij në Facebook.

Ai e ka falënderuar ekipin e tij dhe fansat që kanë shkuar ta përkrahin në këtë garë.

Aktualisht, Kaçandolli renditet i dyti në plasmanin e përgjithshëm të Grupit 3, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy gara, në Slloveni dhe Kroaci.

15/08/2026

Nesër në Prevallë, hill climb Old Timer

Nesër në Prevallë mbahet gara hill climb për veturat Old Timer.
Organizatore e garës është Old Timer Kosova në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës.

Gara do të fillojë në orën 10:00, ndërsa pritet që pjesëmarrës të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve tanë që aktualisht janë për pushime në vendlindje.

Me këtë rast njoftohen të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të Prevallës që rruga do të jetë e mbyllur nga ora 10:00 -13:00 për çka organizatori kërkon mirëkuptim.

Send a message to learn more

11/08/2026

INFORMATË RRETH ZJARRIT NË SLLATINË QË PREKU EDHE PISTËN E GARAVE

Të martën, rreth mesditës, një zjarr i madh është përhapur në disa ara në Sllatinë, në afërsi të pistës që menaxhohet nga Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), ku mbahen garat në Drag Race dhe auto sllallom.

Sipas asaj që njoftojnë organet kompetente, sigurimi i pistës dhe Policia e Kosovës, zjarri ka nisur nga hamulloret e më pas i ndikuar edhe nga era që ka fryrë në drejtim të pistës i ka përfshirë edhe një sasi të konsiderueshme të gomave të vjetra, të cilat përdoren për sigurinë e garuesve në të dyja anët e pistës.

Përveç gomave, janë djegur edhe një pjesë e rrethojave. Fatmirësisht, dëmet janë vetëm materiale.

Si rezultat i angazhimit të madh të Brigadës së Zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës, zjarri është lokalizuar dhe situata po mbahet nën kontroll, deri në shuarjen e tij të plotë.

Send a message to learn more

04/08/2026

Pamje nga gara Drag Race 3 - 2 gusht 2026

Photos from FASK Kosova's post 04/08/2026

Gara e veçantë po afrohet

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Federata E Autosporteve Të Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00