30/08/2026
🇽🇰 KOSOVA SHKËLQEN NË 31st HUNGARIAN WORLD CUP! 🇽🇰
-Përfaqësuesja e Kick Box-it të Kosovës përfundoi me sukses garat në 31st Hungarian World Cup, duke u rikthyer me 4 medalje dhe paraqitje dinjitoze në një prej turneve më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
🥈 Nart Mehmeti – Medalje e Argjendtë
🥈 Taulant Salihaj – Medalje e Argjendtë
🥉 Hilmi Gjata – Medalje e Bronztë
🥉 Elda Hasani – Medalje e Bronztë, Juniore
-Nart Mehmeti dhe Taulant Salihaj zhvilluan finale të forta dhe tejet të ngushta, duke u ndalur në vendin e dytë, ndërsa Hilmi Gjata dhe Elda Hasani siguruan medalje të bronzta me paraqitje të denja.
-Edmond Sallahu e nisi garën me një fitore të rëndësishme në meçin e parë. Fatkeqësisht, pas një lëndimi të pësuar gjatë garave, nuk arriti të japë maksimumin në vazhdim dhe u ndal në kualifikimet për gjysmëfinale, duke mbetur kësaj here pa medalje. Respekt për paraqitjen dhe luftën e treguar.
-Këto rezultate janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe sakrificës së sportistëve tanë, si dhe e potencialit që Kosova po dëshmon në arenën ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë për Ministrinë e Sportit, trajnerët, klubet, prindërit, sportdashësit dhe të gjithë ata që qëndrojnë pranë sportistëve tanë dhe kontribuojnë në zhvillimin e Kick Box-it në Kosovë.
🥈🥈🥉🥉4 medalje.
Një ekip. Një flamur. Një Kosovë. 🇽🇰
Krenarë për ju!
Forca ekipit! Forca Kosovës! 🇽🇰
30/08/2026
•Vizitë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari.🇽🇰
-Vizitë dhe mbështetje e veçantë për Përfaqësuesen e Kick Box-it të Kosovës gjatë pjesëmarrjes në Kupën Botërore të WAKO-s në Budapest.
-Falënderojmë Ambasadën për përkrahjen, motivimin dhe shtytjen e garuesve tanë drejt rezultateve sa më të mira.
-Faleminderit për mbështetjen! Forca Kosovë!🇽🇰
29/08/2026
Ju përcjellim rezultatet e deritanishme të Përfaqësueses së Kick Box-it të Kosovës, e cila po merr pjesë në WAKO World Cup – Hungarian World Cup, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Pas zhvillimit të ndeshjeve të ditës, përfaqësuesit e Kosovës kanë shënuar rezultate të rëndësishme në këtë garë ndërkombëtare me mbi 3800 garus nga 52 shtete te botës.
Taulant Salihaj dhe Nart Mehmeti, pas paraqitjeve të suksesshme dhe fitoreve në ndeshjet e tyre, kanë siguruar kalimin në finale, duke vazhduar rrugëtimin e tyre drejt medaljes së artë dhe vendit të parë.
Ndërkohë, Hilmi Gjata, pas një përballjeje të fortë , ku rezultati ishte tejet i ngushtë, e ka përfunduar garën në vendin e tretë, duke i sjellë Kosovës Medalje të Bronztë.
Garat vazhdojnë edhe nesër, ku në program janë finalet, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës pritet të ketë edhe disa përballje të rëndësishme në kategoritë e tjera.
Në kategorinë e junioreve femra, nesër do të garojnë Elda Hasani dhe Nejla Baxhaku, të cilat synojnë paraqitje të suksesshme dhe rezultate sa më të mira për Kosovën.
Po ashtu, në kategorinë e kadetëve, do të garojë Ermir Shaqiri, nga i cili pritet një paraqitje e denjë dhe luftë për medalje.
Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të garojë me synimin për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe për të siguruar rezultate sa më të larta në një nga garat e rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të WAKO-s.
Me Respekt ,
Fatmir Makolli
Kryetar
26/08/2026
•PËRFAQËSUESJA E KICKBOXIT TË KOSOVËS NË RRUGË DREJT HUNGARISË! 🇭🇺🌍
-Përfaqësuesja e Kickboxit të Kosovës është nisur drejt 31st Hungarian Wako World Cup 2026, një nga turnetë më të mëdhenj dhe më prestigjiozë të kickboxit në botë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 48 shtete dhe mbi 3000 sportistë nga mbarë bota.
-Delegacionit të Kosovës i prin Kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, ndërsa ekipit i bashkohen:
~ Selektori për Kadetë dhe Juniorë: Nesret Salihaj
~ Selektori për Seniorë: Ilir Menxhiqi
~ GARUESIT:
Ermir Shaqiri – Kadet
Nejla Baxhaku – Juniore
Elda Hasani – Juniore
Taulant Salihaj – Junior
Dijar Mjekiqi – Junior
Nart Mehmeti – Junior
Vanesa Pefqeli – Seniore
Hilmi Gjata – Senior
Edmond Sallahu – Senior
Artor Mehmeti – Senior
Gëzim Morina – Senior
- I urojmë ekipit tonë shumë suksese, paraqitje dinjitoze dhe kthim në Kosovë me sa më shumë medalje! 🏅
Suksese Kosovë! 🇽🇰