15/08/2026
The official constitution of the Mediterranean Games Prishtina 2030 Organising Committee - ICMG
The Organising Committee for the Prishtina 2030 Mediterranean Games has been formally constituted at a ceremony held in Prishtina under the direction of Kosovo Prime Minister Albin Kurti. The meeting marked the […]
04/08/2026
U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 (KOLM), e kryesuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në këtë takim u konfirmua angazhimi i institucioneve për organizimin e suksesshëm të ngjarjes më të madhe shumë-sportëshe që do të mbahet ndonjëherë në Kosovë.
Prishtina 2030 është një projekt me rëndësi shtetërore, që kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim dhe përkushtim të përbashkët për ta prezantuar Kosovën denjësisht para botës.
16/05/2026
Kanë përfunduar takimet koordinuese të institucioneve të përfshira në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku në dy ditët e fundit fokus i veçantë iu kushtua prezantimit të Master Planit nga “RC Advisory Group”, kompania përgjegjëse për hartimin strategjik dhe planifikimin e Lojërave.
Gjatë qëndrimit në Durrës të Shqipërisë, “RC Advisory Group” paraqiti vizionin e përgjithshëm të organizimit të Lojërave, konceptin e zhvillimit të impianteve sportive, planifikimin e qyteteve pritëse, etj.
Diskutimet u fokusuan edhe në koordinimin ndërmjet institucioneve, planifikimin e sporteve, strukturën organizative, komunikimin, transportin, akomodimin dhe zhvillimin e garave të lundrimit në Durrës si një nga qytetet mbështetëse të Lojërave.
Të pranishëm ishin drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi e nënpresidenti Milaim Kelmendi, përfaqësues të Komunës së Prishtinës me kryetarin Përparim Rama, përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, që të gjithë këta janë edhe anëtarë të Komitetit Organizativ (OCMG), komisioni koordinues i ICMG për Prishtina 2030, me presidentin Julian Pace Bonello, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, etj.
Në dy ditët e kauara, delegacionet u pritën edhe nga drejtuesit e KOKSh*t, ministri i Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si dhe vizituan vendin ku do të zhvillohen garat e lundrimit në Durrës.
16/05/2026
🤝 Different institutions, one shared mission! Prishtina 2030
15/05/2026
Momente nga pritja e delegacioneve të përfshira në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 tek ministri i Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja👇
15/05/2026
Delegacionet e KOK, KOKSH, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, OCMG, ICMG dhe komisioni koordinues i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, janë mirëpritur sot nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Delegacionet po qëndrojnë në Durrës për vizita inspektuese dhe takime koordinuese lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Kryetarja Sako premtoi angazhimin dhe përkushtimin e komunës për bashkëpunim dhe organizim të sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit.
Bashkë me kryetaren Sako, delegacionet vizituan vendin ku do të organizohen garat e lundrimit gjatë LM Prishtina 2030.
23/04/2026
Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare
Me 64 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ky projektligj përcakton kornizën ligjore, përgjegjësitë institucionale dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e Lojërave Mesdhetare, duke garantuar standarde të larta të transparencës, menaxhim efikas të fondeve publike dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.