KF Kosova VR - Prishtinë

KF Kosova VR - Prishtinë

Share

KF Kosova VR - Prishtinë

30/08/2026

🏆 SUPERKUPA E KOSOVËS

Veteranët e klubit tonë do të përballen me KFV Deçani në ndeshjen e Superkupës së Kosovës! ⚽️

KFV Kosova (P) - KFV Deçani
📅 11.09.2026
🕠 17:30
📍 Kampi Nacional – Hajvali

💙⚽️ Na bashkohuni për ta mbështetur ekipin!

Photos from KF Kosova VR - Prishtinë's post 24/08/2026

🗣 Trajneri Ilir Sopi Ilir, flet për debutimin e 16-vjeçarit si startues në ndeshjen hapëse të Liga e Dytë e Kosovës:

"Një talent i ri që meriton besim...

Olti Berisha, i lindur në vitin 2010, vjen nga shkolla e futbollit KF Kosova VR Prishtinë dhe po dëshmon se talenti, puna dhe guximi për t’u përballur me sfida më të mëdha nuk kanë moshë.

Në këtë sezon, Olti po shkruan një kapitull të veçantë për veten, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj në Ligën e Dytë, ndërsa si trajner i ekipit senior kam vendosur t’i j*p hapësirën dhe besimin që një talent i tillë e meriton. Për mua, mosha nuk duhet të jetë pengesë kur një futbollist tregon cilësi, karakter, disiplinë dhe dëshirë për të mësuar.

T’i j*pësh një djaloshi të ri mundësinë të luajë me seniorët nuk është vetëm një vendim sportiv – është edhe një përgjegjësi dhe një investim në të ardhmen e tij. Olti ka shumë për të mësuar, por ajo që më pëlqen te ai është guximi për të hyrë në fushë dhe për të konkurruar me lojtarë më të mëdhenj e më me përvojë.

Uroj që ky të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të tij. Me punë, përkushtim, disiplinë dhe këmbëngulje, besoj se Olti mund të bëhet një futbollist me të ardhme.

Besimi i trajnerit hap derën, por puna dhe karakteri i lojtarit e mbajnë atë derë të hapur.

Suksese Olti!

Vazhdo të punosh, beso në veten tënde dhe mos e humb kurrë dëshirën për t’u bërë më i mirë.

Me respekt
Prof. Ilir Sopi"

Photos from KF Kosova VR - Prishtinë's post 30/07/2026

Skuadra po vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë për sezonin e ri. Lojtarët, së bashku me përforcimet e reja, po punojnë maksimalisht nën drejtimin e trajnerit Ilir Sopi, duke u përgatitur për sfidat që na presin.

Me përkushtim, disiplinë dhe motiv të madh, ekipi po vazhdon punën për të qenë sa më i gatshëm për fillimin e sezonit, i cili nis më 22 gusht.

28/07/2026

Kalendari i ndeshjeve për edicionin 2026/27 në Ligën e Dytë të Kosovës

20/07/2026

NJOFTIM ZYRTAR

KF Kosova VR njofton se ekipi i seniorëve do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri nga data 21.07.2026, duke filluar nga ora 18:00.

Stërvitjet do të zhvillohen në Stadiumin e KF Kosova VR në Bërnicë, nën drejtimin e trajnerit Ilir Sopi.

Ftohen të gjitha lojtarët të jenë të pranishm me kohë dhe të pajisura me pajisjet e nevojshme stërvitore.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në sezonin e ri!

20/07/2026

NJOFTIM ZYRTAR

KFF Kosova VR njofton se ekipi i senioreve dhe ekipi U17 do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri nga data 25.07.2026, duke filluar nga ora 18:00.

Stërvitjet do të zhvillohen në Stadiumin e KF Kosova VR në Bërnicë, nën drejtimin e trajnerëve Ilir Sopi dhe Xhuli Berisha.

Ftohen të gjitha lojtaret të jenë të pranishme me kohë dhe të pajisura me pajisjet e nevojshme stërvitore.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në sezonin e ri!

19/06/2026

🏆 URIME KAMPIONË! 🏆

Klubi ynë shpreh urimet më të sinqerta për ish-lojtarët tanë, të cilët duke përfaqësuar me krenari emrin dhe traditën e klubit tonë në Ligën e Futbollit të Veteranëve të Kosovës, kanë arritur të shpallen kampionë.

Ky sukses është dëshmi e vlerave, përkushtimit dhe shpirtit sportiv që kanë karakterizuar gjithmonë futbollistët e klubit tonë. Jemi krenarë që emri i klubit vazhdon të përfaqësohet me dinjitet dhe sukses nga gjeneratat që kanë lënë gjurmë në histori.

Ju falënderojmë për kontributin e dhënë ndër vite dhe ju përgëzojmë për këtë arritje të merituar.

Urime titullin e Kampionit të Ligës së Futbollit të Veteranëve të Kosovës!

👏 Krenarë me ju!
🏆 Krenarë me historinë tonë!

Me respekt,
KF Kosova VR - Prishtinë

24/05/2026

Fitoreee ne Rahovec

KF Rahoveci 1:2 KF Kosova VR

Arrijme fitore ne Rahovec me golin e te riut Leon Ademi ne minuten e 6-te, dhe Lorik Ramadanit ne minuten e 84-te.

20/05/2026

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄𝐏𝐔𝐍𝐈𝐌!

KF Kosova VR me krenari njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me AC Milan Academy Junior Camp Prishtina për organizimin e edicionit të dytë të kampit prestigjioz në ambientet e klubit tonë në Bernicë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë, ky kamp vazhdon edhe këtë vit me qëllim të ofrimit të një eksperience profesionale për futbollistët e rinj, duke sjellë metodologjinë dhe filozofinë e punës së njërit prej klubeve më të mëdha në botë, AC Milan.

Kampi do të mbahet në fushat e KF Kosova VR në Bernicë nga data 22 deri më 26 Qershor 2026 dhe do të udhëhiqet nga trajnerë të licencuar të AC Milan Academy, në bashkëpunim me trajner vendor dhe stafin profesional të klubit tonë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike, taktike dhe fizike sipas standardeve ndërkombëtare të akademisë italiane.

KF Kosova VR mbetet e përkushtuar në zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe krijimin e mundësive për talentët e rinj që të avancojnë në një ambient profesional dhe modern.

Për detajet e regjistrimit, përcilleni faqen zyrtare në Facebook të AC Milan Academy Junior Camp Prishtina.

16/05/2026

𝐏𝐞𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 "𝐕𝐢𝐥𝐥𝐚𝐫𝐞𝐚𝐥 𝐂𝐅 𝐂𝐚𝐦𝐩 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚"

Sot përfundoi me sukses Villarreal CF Camp Kosovo, i organizuar nga Agimi Company e i cili u mbajt në fushat e klubit tonë, duke sjellë ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe talentët e rinj të futbollit.

Me këtë rast, në AMC Hall u organizua edhe manifestimi përmbyllës, ku u ndanë mirënjohje dhe u shpallën futbollistët e përzgjedhur që do të kenë mundësinë të vazhdojnë përvojën e tyre në akademinë e Villareal.

I urojmë nga zemra të gjithë të përzgjedhurit dhe u dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre sportiv!

Krenohemi që pjesë e stafit të trajnerëve në këtë kamp ishin edhe trajnerët e klubit tonë:
• Prof. Sopi Ilir
• Kushtrim Poteri
• Agim Musa

Gjithashtu, falënderojmë edhe stafin mbështetës të përbërë nga lojtaret tona:
Anita Sejdiu, Anita Uka, Almira Mehmeti, Olta Hasani dhe Leonita Vitija, për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë gjithë kampit.

Falënderojmë “Villarreal CF Camp Kosova”, prindërit, pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe suksesin e këtij eventi të veçantë.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Batalioni Atlantiku
Pristina
10000