04/07/2026
🥋🇽🇰 Suela Halimi dhe trajneri Kushtrim Hyseni përfaqësuan Klubi i Karatesë "Luftëtari" Prishtinë dhe Federaten e karatesë e Kosovës në WKF Youth League Poreč 2026, Kroaci 🇭🇷
Me krenari njoftojmë se garuesja jonë Suela Halimi dhe trajneri Kushtrim Hyseni përfaqësuan Klibin dhe Ksoven në WKF Youth League Poreč 2026, një nga garat më të mëdha ndërkombëtare të karatesë për të rinj.
🌍 Në këtë turne morën pjesë: • 70 shtete • Mbi 2,700 garues
Suela pati një paraqitje shumë të mirë. Në rundin e parë fitoi bindshëm ndaj garueses nga Portugalia me rezultat 6:0. Në rundin e dytë u përball me garuesen nga Ukraina, ku ndeshja përfundoi 2:2. Fatkeqësisht, me vendim të gjyqtarëve, fitorja iu dha garueses ukrainase me rezultat 3:2, duke ia pamundësuar Suelës vazhdimin e garës.
Pavarësisht kësaj, jemi jashtëzakonisht krenarë me paraqitjen e saj. Në një garë kaq të fortë ndërkombëtare, këto rezultate janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe potencialit të saj. Kjo na motivon që të punojmë edhe më shumë për të arritur rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.
Gjithashtu, trajneri Kushtrim Hyseni mori pjesë në seminarin zyrtar të trajnerëve dhe u akreditua si trajner i klubit tonë. Ky është një sukses i rëndësishëm për klubin, pasi tash e tutje ai do të ketë të drejtën zyrtare t'i udhëheqë garuesit tanë si trajner në të gjitha garat zyrtare ndërkombëtare të organizuara nga WKF.
🙏 Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e klubit, Nexhmi Hoxha, si dhe sponsorin tonë EXTRA Montages nga Zvicra, të cilët mbuluan të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë kampionat.
Mbështetja juaj është një motivim i madh për klubin dhe sportistët tanë.
👏 Urime Suela dhe suksese në garat e radhës!
Me respekt,
🥋 Kryetrajner: Valon Halimi
🥋 Kryetar: Nexhmi Hoxha
OSS! 🥋🇽🇰
🤝 Sponsorët e klubit tonë
▫️ EXTRA Montages
▫️ TIM Meti SH.P.K.
▫️ Breath-KS