24/08/2026
❤️🖤
Shkolla e Futbollit Grande Malishevë ⚽️
24/08/2026
❤️🖤
23/08/2026
Lojë Miqësore
Sh.F Feronikli vs Sh.F Grande
Stadiumi sintetik Drenas
E hënë 24.08.202
Gjeneratat U15&13
Nisja në ora 8:00 nga stacioni i autobusëve Malishevë.
Sh.F Grande🤍❤️
12/08/2026
Lojë Miqësore
Akademia Yjet vs Sh.F Grande
E enjte 13.08.202
Gjenerata U13 (2014-15)
Gjenerata U15 (2012-13)
Nisja në ora 16:10 nga qendra Sportive FushaJonë-Lubizhdë.
Sh.F Grande🤍❤️
Njoftim.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur t’ju njoftojmë se pas një pushimi 2-javor, rikthehemi përsëri në fushë, aty ku fillojnë ëndrrat e fëmijëve tanë! ⚽️❤️
Nga nesër, e martë (04.08.2026), fillojmë përgatitjet për sezonin e ri 2026/27 – një sezon që premton shumë punë, përkushtim, zhvillim dhe momente të bukura së bashku.
Çdo rikthim është një fillim i ri, me më shumë motiv, energji dhe dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë! 💪
Ju mirëpresim të gjithë fëmijët tanë me buzëqeshje, pasion dhe dashuri për futbollin. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë jo vetëm futbollistë më të mirë, por edhe karakter të fortë dhe shoqëri të bukura. 🙌
Ju urojmë një sezon të mbarë, plot shëndet, suksese dhe arritje për secilin prej jush!
Shkolla e Futbollit Grande🤍❤️
12/07/2026
NDESHJE MIQËSORE
SHF Grape City 🆚 SHF Grande
📅 E Hënë , 13.07.2026
📍Kompleksi Sportiv Rahovec
Gjenerata U15 & U13
U15(2011-12)
U13(2013-14)
Nisja bëhet në ora 18:20 nga Qendra Sportive Fusha Jonë-Lubizhdë.
Stervitje për gjeneratat:
U11(2015-16) , Ora 10:00
U9(2017-18-19) , Ora 11:00
Qendra Sportive Fusha Jonë - Lubizhdë
Shkolla e Futbollit Grande 🤍❤️
25/06/2026
📸
25/06/2026
INTERNACIONAL SOCCER CUP DURRËS 2026 🏆🏆
Shkolla e Futbollit GRANDE vazhdon të dëshmojë cilësinë dhe përkushtimin në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në turneun prestigjioz Internacional Soccer Cup 2026 në Durrës, ekipet tona shkëlqyen me paraqitje të jashtëzakonshme, duke përfaqësuar klubin me dinjitet, disiplinë dhe shpirt të fortë garues.
📊 Rezultatet:
🏆 U9 – Kampion
🏅 U11 – Çerekfinale
🏆 U13 – Kampion (për të dytin vit radhazi)
🏅 U15 – Çerekfinale
🌟 Vlerësime individuale:
🔴 U9
🥇 Lojtari më i mirë: Ledri Hoti
🧤 Portieri më i mirë: Diar Krasniqi
🔴 U13
🥇 Lojtari më i mirë: Klodian Kastrati
🧤 Portieri më i mirë: Lead Rudi
Këto çmime janë dëshmi e talentit dhe punës së palodhshme të lojtarëve tanë, si dhe e përkushtimit profesional të trajnerëve që i udhëheqin çdo ditë.
Falënderim për të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe prindërit për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.
Urime kampionëve tanë , dhe ky sukses është motivim për të vazhduar edhe më fort drejt ndërtimit të kampionëve të së ardhmes.
🏆 U9 Kampion
🏆 U13 Kampion , 2 vite radhazi
Shkolla e Futbollit Grande
24/06/2026
Edhe një tjetër sukses i madh për klubin tonë 🏆
Gjenerata U13 tregoi karakter, disiplinë dhe shpirt gare duke u shpallur kampionë .
Krenarë për çdo lojtar që dha maksimumin në fushë , andaj kthehemi në Kosovë me titullin kampion me gjeneratën U9 dhe U13 .
Durrës , 24.06.2026
Ceremonia e shpalljes kampion me gjeneratën U13
Një moment i paharrueshëm për ekipin , puna dhe përkushtimi u shpërblyen 🏆
Durrës , 24.06.2026
SHF Grande - Malishevë
24/06/2026
KAMPIONË ME GJENERATËN U9 🏆
Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se ekipi ynë U9 është shpallur kampion i turnirit pas paraqitjeve të shkëlqyera, përkushtimit dhe shpirtit të jashtëzakonshëm sportiv gjatë gjithë garës.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga prindërit dhe përkrahësit tanë.
Çdo ndeshje u zhvillua me zemër, disiplinë dhe dëshirë për fitore, duke kulmuar me ngritjen e trofeut të kampionit.
Urime të gjithë futbollistëve tanë të vegjël për këtë arritje të madhe ❤️
Durrës , 24.06.2026