08/04/2022
Scout Kosova nuk ndalet me takimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me punën tonë. Rishtazi, pas takimit qe patëm me Gelson Fernandes, mbajtëm takim me Zt. Fabian Salvi, këshilltar i Presidentit te Klubit FC Sion, ku biseduam për bashkëpunimin tonë. Diskutuam për krijimin e mundësive të reja pêr lojtarët nga Kosova. Takim shumë i frytshëm dhe miqësor.
Te dedikuar që të jemi lider në shërbimet që ofrojmë.
31/03/2022
Kompania Scout Kosova po vazhdon me shumë përkushtim punën për gjetjen e talenteve kosovar , zhvillimin e tyre dhe avancimin në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi drejtuesit e Scout Kosova vizituan klubin e futbollit Sion, me ç’ rast edhe u takuan me ish futbollistin e njohur Gelson fernandes I cili ka luajtur në klube të mëdha si dhe ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, ai aktualisht është edhe drejtor sportive I klubit Sion në Zvicër.
Fernandes mirëpriti në takim stafin e Scout Kosova me të cilët biseduan rreth talenteve kosovar, për zhvillimin dhe mundësin e transferimit të tyre në klubet evropiane.
Fernandës po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekipin kosovar.
Scout Kosova vazhdon të punojë drejt arritjes së objektivit kryesorë e që është zhvillimi dhe mbarëvajtja e suksesshme e vëzhgimit të talenteve, për çfarë jemi shpërblyer edhe me mirënjohje ndërkombëtare.
03/01/2022
ScoutKosova është një mundësi e mirë për të gjithë talentët e rinj të futbollit të Kosovës.
Kësisoj kompania jonë ka arritur marrëveshje me lojtarin që premton shumë në të ardhmen, i cili shumë shpejt do të jetë një emër i njohur në futbollin tonë. Bëhet fjalë për Leart Prapashticën, i cili nga tani është zyrtarisht pjesë e kompanisë sonë.
Learti është i lindur më 23/03/2005, në Prishtinë. Lojtar aktiv, i cili tani e tutje do të jetë pjesë e Superligës së Juniorëve tek KF Ramiz Sadiku U-19.
Ndër të tjera, agjentët tanë panë tipare të mira te djaloshi nga Prishtina. Kjo bëri që të arrijnë deri te kontakti me të.
Learti shquhet si mbrojtës i talentuar i krahut të majtë, i cili bënte paraqitje mbresëlënëse në KF 2 Korrik-u dhe në kombëtaren e Kosovës U-17.
Mirë se erdhe në mesin tonë, Leart!