23/04/2026
Sot u zhvilluan ndeshjet në kuadër të garave të shkollave fillore, ku në nivel regjional u shpallën kampione të Kosovës vajzat nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali”, nën udhëheqjen e arsimtares së edukatës fizike, Artizana Krasniqi-Gojnovci.
Në këtë sukses të madh morën pjesë edhe tre anëtare të klubit tonë: Ema Sllovinja, Arisa Hajdari dhe Risa Sylaj, të cilat dhanë kontribut të çmuar në këtë arritje të jashtëzakonshme.
Shkollës Fillore “Ismail Qemali” iu shtua një titull i artë nga këto volejbolliste të reja, por shumë premtuese, një rrugëtim që do të mbetet gjatë në kujtesën e jetës së tyre sportive.
Emës, Arisës dhe Rises u urojmë shumë suksese në vazhdim dhe i duartrokasim fort për përkushtimin dhe talentin e tyre.
Urime të përzemërta edhe arsimtares për punën e palodhshme dhe arritjen e merituar!
Go Blues 🩵
08/02/2026
Stinori pranveror, me energji dhe entuzjazem!
Pjesën e dytë të kampionatit e nisëm me këmbë të mbarë, në xhiron e parë në kuadër të Ligës së Parë në volejboll. Me energji te mire ekipore dhe përkushtim maksimal, zhvilluam ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror dhe e filluam me fitore.
Në një paraqitje të mire dhe të organizuar, Prishtina Blue arriti të triumfojë si mysafir ndaj AS Vushtrrisë me rezultat 1–3, duke dëshmuar gatishmëri dhe ambicie për vazhdimin e kampionatit.
12/10/2025
Xhiro ll, Feniks - Prishtina Blue
Të shtunën në Kamenicë u zhvillua ndeshja e xhiros së dytë mes KV Feniks dhe KV Prishtina Blue, e cila përfundoi me rezultat 3:0 në të mirë të KV Feniks.
Vajzat tona patën një paraqitje të mirë, duke treguar përmirësim nga ndeshja në ndeshje. Edhe pse ka ende hapësirë për të punuar në disa aspekte teknike, ekipi po tregon progres dhe po njeh më mirë kundërshtarët në çdo përballje.
Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, jemi në rrugën e duhur drejt rezultateve që synojmë. 💙🏐
05/10/2025
Fillim i ri, angazhim i lartë!
KV Prishtina Blue
Xhiroja e parë e kampionatit kundër KV AS Vushtrria shënoi fillimin e rrugëtimit tonë për sezonin e ri. Vajzat e Prishtina Blue treguan përkushtim, energji dhe një frymë të fortë ekipi në fushë.
Ky ishte vetëm hapi i parë drejt një sezoni që synon rritje, zhvillim dhe lojë të disiplinuar. Me vizion të qartë dhe punë të përbashkët, ekipi ynë do të vazhdojë të përmirësohet në çdo ndeshje.
01/06/2025
U-14 Blues
Paraqitjet e para te njomakeve tona si volejbolliste ne gara te grupmoshave:)
22/02/2025
Shkolla e volejbollit për vajza, Prishtina Blue, është një klub i formuar rishtaz me një staf të certifikuar për volejboll me energji dhe ambient te shkëlqyeshëm.
Ngutu vendet janë të limitume!
Regjistrohu tani:
Shkolla fillore “Faik Konica” (Në Qendër te qytetit).
Shkolla fillore “Mitrush Kuteli”, (Në Matiqan).
20/01/2025
Pamje nga xhirot 3-4.
Kete vikend zhvilluam xhirot 3-4, Ku nga kater ndeshjet e zhvilluara triumfuam vetem ne njeren prej tyre.
Nga kjo jave dolem me vetem 4 pikë, ku na mbetet te punojme per xhirot e fundit qe te rreshtohemi sa me larte ne tabelë. Ndeshjet ishin me loje te mira volejbolli.
22/12/2024
Garat U-16
Ky vikend ishte i nxehte sa i perket ndeshjeve te grupmoshave shume emocione dhe ndeshje te bukura nga te gjitha ekipet. Njomaket tona mbesin te pa mposhtura dy xhirot e para,