KFV “Prishtina”

KFV “Prishtina”

Share

“Prishtina” Girl’s Soccer Team is established in December 2019.

11/09/2026

🔵⚪ Fitore në ndeshjen e parë të Superligës!

KFV Prishtina e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke shënuar fitore bindëse me rezultat 0–6 kundër KF Kosova VR.

Vajzat tona zhvilluan një paraqitje të mirë, me angazhim, disiplinë dhe lojë ekipore, duke i siguruar tri pikët e para në Superligë.

Urime vajzave dhe stafit për këtë fillim të mbarë! Tani vazhdojmë punën për sfidat e radhës. 👏

KF Kosova VR 0–6 KFV Prishtina

10/09/2026

Rrugëtimi ynë në Superligë nis të premten! 🔵⚪️

Pas shumë pune, përkushtimi dhe sfidash të kaluara së bashku, vajzat e Prishtinës janë gati ta hapin një kapitull të ri. Një sezon i ri po fillon, me kundërshtare të forta, ambicie më të mëdha dhe emocione që vetëm Superliga mund t’i sjellë.

Në ndeshjen e parë të kampionatit përballemi me KFF Kosova VR, të premten, në Bërnicë.

📅 E premte
🕟 Ora 16:30
📍 Bërnicë
⚽ KFF Kosova VR – KFV Prishtina🩵

Për vajzat. Për klubin. Për Prishtinën. 🔵⚪️

05/09/2026

💙 VETËM KATËR VJEÇE E GJYSMË, POR ME NJË ËNDËRR TË MADHE! ⚽️✨

Vesa Bacaj është anëtarja më e re e familjes sonë! Me buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe dashurinë e parë për topin, ajo i bashkohet ekipit të bambinave të KFV Prishtinës.

Ende pa mbushur pesë vjet, Vesa po hedh hapin e saj të parë në një rrugëtim ku do të luajë, do të mësojë, do të krijojë shoqëri dhe do të rritet duke besuar në veten e saj.

Në ditën e saj të parë, Vesa u prit ngrohtësisht nga bashkëlojtarja e saj, Aela, e cila i tregoi se në KFV Prishtina çdo vajzë e re gjen menjëherë një shoqe dhe një familje që e mbështet. 💙

Sepse ëndrrat e mëdha nuk presin që të rritemi, ato fillojnë që në hapat tanë të parë! 💙🤍

Mirë se erdhe në familjen e KFV Prishtinës, Vesa! ⚽️🥹

Photos from KFV “Prishtina”'s post 03/09/2026

🔥 LIZA VAZHDON ME KFV PRISHTINA! 🔥

Viti i tretë. E njëjta fanellë. I njëjti përkushtim. Edhe më shumë zjarr! 💙🤍

KFV Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e kontratës me Liza Hoxhën edhe për sezonin 2026/2027!

Në edicionin e kaluar të Superligës, Liza ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës sonë. Ajo luajti në çdo ndeshje duke arritur maksimumin e minutave të mundshme dhe duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme fizike, qëndrueshmëri, disiplinë dhe përgjegjësi të madhe ndaj fanellës.

Nga minuta e parë deri në të fundit, Liza luftoi për çdo top, fitoi duele dhe nuk u tërhoq asnjëherë. Me energjinë, karakterin dhe paraqitjet e saj të jashtëzakonshme, ajo tregoi se është një futbolliste te e cila skuadra mund të mbështetet në çdo moment.

Tashmë në vitin e saj të tretë me ne, Liza nuk është vetëm pjesë e ekipit, ajo është bërë pjesë e pandashme e identitetit dhe familjes së KFV Prishtinës.

Udhëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Sfida të reja na presin, por Liza është gati: me të njëjtën forcë, me të njëjtën zemër dhe me edhe më shumë uri për fitore!

03/09/2026

THE ROAD IS SET. 🗺️⚽️

Shorti i Superligës së Kosovës u hodh sot dhe tashmë e dimë rrugëtimin tonë në pesë xhirot e para të sezonit 2026/27.

E nisim me dy ndeshje në udhëtim, ndaj Kosovës VR dhe Mitrovicës. Në xhiron e tretë luajmë në shtëpi kundër Malishevës, më pas udhëtojmë për t’u përballur me Feronikelin, ndërsa pesëshen e parë e mbyllim në shtëpi ndaj Dukagjinit.

01 — Kosova VR ✈️
02 — Mitrovica ✈️
03 — Malisheva 🏠
04 — Feronikeli ✈️
05 — Dukagjini 🏠

Pesë sfida të ndryshme.
Një fanellë. Një ekip. Një Prishtinë. 💙🤍

Vajzat janë gati.
See you on the pitch. ✌️🔥

01/09/2026

💙 NGA BANKAT E SHKOLLËS NË FUSHËN E ËNDRRAVE ⚽️📚

Me fillimin e vitit të ri shkollor, të gjitha vajzave të KFV Prishtinës, e veçanërisht bambinave tona që këtë vit ulen për herë të parë në bankat shkollore, ju dëshirojmë shumë suksese! 💙

Në KFV Prishtina, shkolla do të jetë gjithmonë në plan të parë. Futbolli nuk e zëvendëson edukimin, e plotëson atë.

Na mëson disiplinën, punën në ekip, komunikimin, respektin, guximin për të provuar dhe forcën për t’u ngritur pas çdo gabimi.

Në klasë mësojmë për jetën.
Në fushë mësojmë si ta jetojmë atë së bashku.

Mësoni. Luani. Ëndërroni. Rrituni! 💙🤍⚽️📚

Dhe një ditë, kur të jeni rritur, ndoshta nuk do t’i mbani mend të gjitha notat, golat apo rezultatet. Por do ta mbani mend vajzën që ish*t, shoqet që ju qëndruan pranë dhe ëndrrat që nisët t’i ndërtonit së bashku.

Sepse para se të bëheni futbolliste të mira, ne duam t’ju shohim të bëheni vajza të arsimuara, të guximshme dhe të zonja për ta zgjedhur vetë rrugën tuaj.

Paçi një vit të mbarë shkollor, vajzat tona!
E ardhmja është e juaja💙

Photos from Dita 24h's post 29/08/2026

Faleminderit Dita 24h💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Pristina