FC 2 Korriku - Girls Academy

FC 2 Korriku - Girls Academy

Share

Official profile FC 2 Korriku - Girls Academy
Profili zyrtar i FC 2 Korriku - Girls Academy
#verdheblu

24/08/2026

🟨 Komunikatë Zyrtare: Ekipet e Vajzave

FC 2 Korriku, pas takimeve të mbajtura të kryesisë së klubit, deklarohet përmes kësaj komunikate për ta zyrtarizuar tërheqjen nga garat e organizuara në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës në konkurencën e femrave, me ekipin Senior dhe Under-17.

FC 2 Korriku, përkundër të gjitha përpjekjeve të bëra në muajtë e fundit, nuk ka arritur që të ofroj stabilitet financiar për të përmbushur pritshmëritë dhe për të qenë të gatshëm për garimin në rangun elitar të futbollit të femrave; kësisoj, me vendim të udhëheqësisë së klubit, është vendosur për tërheqje nga garat për edicionin 2026/27, për t’i dhënë strukturave organizative të klubit, kohë për ri-konstrukturim dhe organizim në nivelin që meriton të jetë për garim në rangjet elitare në futbollin tonë.

Sa i përket ekipeve të vajzave, FC 2 Korriku njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me Menaxherin e Ekipeve të vajzave, z. Sedat Limani; z. Limani, më meritori për formimin e ekipeve të vajzave, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e organizimit të veprimtarive të ekipeve të vajzave ndër vite. Pasioni i tij dhe gatishmëria për të ofruar kushte të nivelit më të lartë të të luajturit futboll për futbollistet e FC 2 Korriku, kanë sjellur deri tek fitimi i titullit kampion në nivel të Kosovës në edicionin 2024/25 me ekipin Under-17, fitimin e titullit kampion në Ligën e Parë me ekipin Senior në edicionin 2025/26, plasmanin në Superligën e Femrave në edicionin 2026/27 dhe dhjetëra grumbullime të futbollisteve në Kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë ndër vite.

FC 2 Korriku thekson se kjo tërheqje nga garat për këtë edicion, nuk nënkupton ndalimin e aktivitetit me ekipet e vajzave; përkundrazi, me motiv dhe përkushtim të plotë, klubi do të bëj të pamundurën të rikthehet në mesin e ekipeve garuese, për të qenë krah i masovizimit dhe zhvillimit të futbollit të femrave.

10/07/2026

🟨 Komunikatë Zyrtare: Fillimi i fazës përgatitore

FC 2 Korriku njofton opinionin se më datë 15 Korrik nga ora 16:00, do të mbajë seancën e parë stërvitore me ekipin senior të vajzave në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik, 2026/27.

Ekipi i çikave që në edicionin e kaluar siguruan inkuadrimin në elitën e garave të futbollit vendor, fillojnë kështu përgatitjet për edicionin e ri garues në Supërligën e Femrave dhe Kupën e Kosovës për Femra.

23/06/2026

Kampionet nuk fitojnë vetëm 🏆

🏆 KAMPIONE TË U17
🏆 KAMPIONE TË LIGËS SË PARË
⬆️ PROMOVIM NË SUPERLIGË

Asnjëra prej këtyre nuk do të ishte e mundur pa partnerët tanë.

Faleminderit:

• LTA LLC
• JAKO Kosova
• Etileni 2
• Walker's
• VIA Project
• AL-TRADE
• Rezonanca
• Five Star Fitness
• IAS Consulting

Së bashku kemi dëshmuar se kur komuniteti, biznesi dhe sporti bashkohen, vajzat fitojnë.

19/06/2026

IAS Consulting - Pas Suksesit qëndron Menaxhimi 👏🏻

Suksesi nuk ndërtohet vetëm në fushë.

Faleminderit IAS Consulting për mbështetjen profesionale dhe besimin në projektin tonë.

18/06/2026

💛 Gëzuar ditëlindjen, trajnerja Tina; të urojmë shëndet dhe suksese në jetë.

17/06/2026

Five Star Fitness - Kampionet Ndërtohen në Palestër 💪

Faleminderit Five Star Fitness për mbështetjen në përgatitjen fizike të vajzave tona.

Forca, disiplina dhe puna e palodhur janë pjesë e ADN-së së kampioneve.

16/06/2026

Rezonanca - Shëndeti i Kampioneve ❤️

Falë mbështetjes së Rezonanca, lojtaret tona kanë pasur qasje në kujdes shëndetësor dhe diagnostikë profesionale.

Në sport, shëndeti është fitore.

11/06/2026

Partnerët që Ndërtojnë Histori 👏🏻

AL-TRADE ka qenë pjesë e rrugëtimit tonë në një sezon historik.

Suksesi ynë është edhe suksesi i partnerëve tanë.

10/06/2026

👏🏻 Kur Biznesi Investon në futbollin e vajzave.

Falë mbështetjes së VIA Project, më shumë vajza kanë pasur mundësi të vazhdojnë ëndrrën e tyre në futboll.

Një investim në vajza është investim në të ardhmen.

09/06/2026

Energji për Kampionet 🏆

Një falënderim i veçantë për Walker's, që ishte pjesë e rrugëtimit tonë gjatë këtij sezoni historik.

Me mbështetjen e partnerëve tanë, vajzat tona arritën të shpallen Kampione të U17, Kampione të Ligës së Parë dhe të sigurojnë promovimin në Superligë.

Faleminderit Walker's që besuat te kampionet tona! 💙💛

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Saturday 12:00 - 13:00
Sunday 12:00 - 13:00