04/09/2026
Pasdite - Kosova përfaqësohet në garat ndërkombëtare të parabocias 04.09.2026 Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...
#boccia4all
04/09/2026
Pasdite - Kosova përfaqësohet në garat ndërkombëtare të parabocias 04.09.2026 Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...
03/09/2026
Sabri Çabra drejt “Pilsen 2026”, Kosovën e përfaqëson në ParaBoccia Parasportisti kosovar Sabri Çabra do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare “Pilsen 2026 World Boccia Challenger”, e cila do të mbahet në Republikën Çeke.
03/09/2026
03.09.2026, Mitrovicë
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔
Federata e Para Boccia e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e pjesëmarrjes së parë historike të Kosovës në një garë ndërkombëtare të parasportit të boccias, në World Boccia Challenger Pilsen 2026.
Në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrin pjesë 22 shtete me gjithsej 80 garues, ndërsa në kategorinë BC2 do të garojnë 14 parasportistë nga vende të ndryshme të botës.
Kosova në këtë kategori do të përfaqësohet nga parasportisti Sabri Çabra, duke shënuar kështu një kapitull të ri për boccia-n kosovare dhe për zhvillimin e parasportit në vendin tonë.
Në konferencën për media morën pjesë:
𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢, Kryetar i Federatës së Para Boccia të Kosovës
𝐍𝐣𝐨𝐦𝐳𝐚 𝐄𝐦𝐢𝐧𝐢, Kryetare e Komitetit Paralimpik të Kosovës
𝐒𝐚𝐛𝐫𝐢 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚, parasportist i boccias dhe përfaqësues i Kosovës në World Boccia Challenger Pilsen 2026
𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚, Selektor i Kosovës në boccia
𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐇𝐚𝐤𝐚𝐣, trajner i parasportistit Sabri Çabra
Kryetari i Federatës së Para Boccia të Kosovës, 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢, theksoi rëndësinë historike të kësaj pjesëmarrjeje, duke vlerësuar se dalja e Kosovës për herë të parë në arenën ndërkombëtare të boccias është rezultat i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm për zhvillimin e këtij sporti.
Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, 𝐍𝐣𝐨𝐦𝐳𝐚 𝐄𝐦𝐢𝐧𝐢, shprehu mbështetjen për sportistin dhe ekipin përfaqësues, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për parasportistët kosovarë që të përfaqësojnë vendin në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Parasportisti 𝐒𝐚𝐛𝐫𝐢 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚 do të ketë nderin dhe përgjegjësinë që për herë të parë ta përfaqësojë Kosovën në këtë nivel të boccias ndërkombëtare, me synimin për një paraqitje sa më dinjitoze dhe për të grumbulluar përvojë e pikë të rëndësishme ndërkombëtare.
Për aspektin profesional dhe sportiv të përgatitjeve folën edhe Selektori i Kosovës në boccia, 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚, dhe trajneri 𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐇𝐚𝐤𝐚𝐣, të cilët shprehën besimin se puna dhe përgatitjet e zhvilluara do të ndikojnë në një paraqitje sa më të mirë të përfaqësuesit të Kosovës.
World Boccia Challenger Pilsen 2026 ka rëndësi të veçantë edhe për faktin se është pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar ku sportistët grumbullojnë pikë të vlefshme për renditjen dhe synimet e ardhshme paralimpike, përfshirë rrugëtimin drejt Lojërave Paralimpike Los Angeles 2028.
Pjesëmarrja e Kosovës në Pilsen përbën më shumë se një garë sportive. Ajo është dëshmi e avancimit të parasportit në vend, e përkushtimit të sportistëve dhe profesionistëve të boccias dhe e synimit që flamuri i Kosovës të jetë gjithnjë e më i pranishëm në arenën ndërkombëtare.
Federata e Para Boccia e Kosovës i uron Sabri Çabrës dhe ekipit të Kosovës shumë suksese në Pilsen, me bindjen se do ta përfaqësojnë vendin me dinjitet, përkushtim dhe krenari.
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Korporata Rugove
Komiteti Paralimpik i Kosovës
02/09/2026
FTESË PËR MEDIA
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Federata e Para Boccia e Kosovës ju fton të merrni pjesë në konferencën për media me rastin e prezantimit të pjesëmarrjes së parasportistit Sabri Çabra në garën ndërkombëtare “Pilsen 2026 World Boccia Challenger”.
Prania dhe mbështetja juaj janë të rëndësishme për promovimin e parasportit në Kosovë.
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Korporata Rugove
Komiteti Paralimpik i Kosovës
25/08/2026
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟐 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔
Në World Boccia Challenger Pilsen 2026 do të marrin pjesë 22 shtete me gjithsej 80 garues. Në kategorinë BC2 do të garojnë 14 parasportistë të boccias nga vende të ndryshme të botës. Mes tyre do të jetë edhe Sabri Çabra, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në këtë kategori.
Kjo pjesëmarrje ka një rëndësi të veçantë, pasi Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare në parasportin e boccias, duke shënuar një moment historik për zhvillimin e këtij sporti në vend.
Turneu është i vlefshëm për grumbullimin e pikëve paralimpike, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt kualifikimit për Lojërat Paralimpike Los Angeles 2028.
I urojmë Sabri Çabrës shumë suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Korporata Rugove
Komiteti Paralimpik i Kosovës
18/08/2026
𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐚 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔
Federata e Para Boccia e Kosovës ka realizuar sot matjet dhe kontrollin e topave të boccias, të cilët do të përdoren në garën ndërkombëtare World Boccia Challenger Pilsen 2026.
Ky proces është pjesë e përgatitjeve teknike para pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga parasportisti Sabri Çabra.
Gjatë matjeve është bërë verifikimi i topave që do të merren në Pilsen, me qëllim që pajisjet sportive të jenë në përputhje me kriteret dhe standardet e kërkuara për garë.
Federata po punon me përkushtim që çdo detaj organizativ dhe teknik të jetë i përfunduar me kohë, në mënyrë që paraqitja e Kosovës në Pilsen të jetë sa më dinjitoze.
I urojmë shumë suksese parasportistit Sabri Çabra në këtë sfidë ndërkombëtare dhe përfaqësim sa më të mirë të Kosovës!
World Boccia Challenger Pilsen 2026 është një garë zyrtare e kalendarit të World Boccia, ku sportistët fitojnë pikë për renditjen botërore, e cila është pjesë e rrugës së kualifikimit për Lojërat Paralimpike Los Angeles 2028.
29/07/2026
𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐚 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐦𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐉𝐮𝐠𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐒𝐚𝐛𝐫𝐢 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚
Federata e Para Boccia e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Komunën e Mitrovicës së Jugut për mbështetjen financiare prej 500€ për parasportistin Sabri Çabra. Ky kontribut do të ndihmojë në përballimin e shpenzimeve të stërvitjes, me theks të veçantë të transportit lokal dhe ushqimit, duke i mundësuar Sabriut të vazhdojë përgatitjet dhe përfaqësimin me dinjitet në sportin e boccias.
Mbështetja e institucioneve për parasportistët është një motivim i madh dhe një dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara.
22/07/2026
𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭
Parasporti përfaqëson një mundësi të fuqishme për promovimin e barazisë, përfshirjes sociale dhe fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara. Përmes aktiviteteve sportive, ata zhvillojnë aftësi fizike, rrisin vetëbesimin, krijojnë lidhje shoqërore dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit.
Boccia është një sport paralimpik i dedikuar kryesisht për personat me aftësi të kufizuara fizike. Ky sport u mundëson pjesëmarrësve të garojnë në kushte të barabarta, duke zhvilluar aftësi teknike, përqendrim dhe bashkëpunim.
Promovimi dhe mbështetja institucionale e boccias kontribuojnë në përfshirjen sociale, rritjen e cilësisë së jetës dhe afirmimin e të drejtës së çdo personi për të qenë aktiv në sport dhe në shoqëri.
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |