17/09/2026
FESK-u vlerësohet për punën e madhe nga presidenti i IESF-së
Presidenti i Federatës Esports Kosova (FESK), Altin Preniqi, ka zhvilluar takim me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF), Vlad Marinescu.
Preniqi dhe Marinescu janë takuar pas Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Esports (EEF) në Shkup.
Ndër të tjera kanë folur edhe për zhvillimin e esports në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit, zhvillimit dhe mundësive të reja për komunitetin tonë të lojërave elektronike.
I pari i IESF-së, Marinescu, ka vlerësuar lart punën e udhëheqjes së Federatës Esports Kosova, duke premtuar angazhimin e tij për të ndihmuar edhe më shumë FESK-un në të ardhmen.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Esports u zgjodh edhe presidenti i ri.
Me 55 % të votave në Asamblenë e 7-të të Përgjithshme, Goran Kuzmiq u zgjodh president i ri i EEF-së.
Presidenti Preniqi përgëzoi Kuzmiqin për zgjedhjen e tij dhe i uron suksese në mandatin e tij në krye të Federatës Evropiane të Esports.