27/08/2026
🇽🇰🥇 DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT! 👑🥊
Një tjetër fitore e madhe, një tjetër kapitull historik për Kosovën!
Donjeta Sadiku mposhti edhe përfaqësuesen serbe Kristina Kuluhova në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke u shpallur Kampione e Mesdheut dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e artë historike! 🇽🇰🥇
Ky sukses është rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të Donjetës dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka.
Një falënderim i veçantë për ekipin e Kosovës, për gjithë stafin, përkrahsit dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë e na dhuruan përkrahje të madhe gjatë këtyre Lojërave. ❤️🇽🇰
Por kjo është vetëm një tjetër pikënisje.
Na presin edhe shumë medalje të tjera të mëdha, deri te synimi i madh – Lojërat Olimpike LA 2028. 🇺🇸🥇
Sot festojmë historinë, Nesër vazhdojmë të shkruajmë të reja.
Faleminderit të gjithëve!🥇🇽🇰
26/08/2026
🇽🇰 DONJETA SADIKU – NË FINALEN E LOJËRAVE MESDHETARE TARANTO 2026 🥊
Një tjetër fitore e madhe për Kosovën. Donjeta Sadiku triumfoi në gjysmëfinale përballë boksieres greke Sofia Legaki, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Me këtë fitore, Donjeta tashmë është vetëm një hap larg asaj për të cilën erdhi në Taranto: medaljes së artë dhe titullit Kampione e Mesdheut. 🥇
Në finale, Donjeta do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova, në një përballje që do të vendosë kampionen e Mesdheut.
Kjo finale është rezultat i një pune të jashtëzakonshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Donjetës dhe trajneres Marjola, të cilat kanë ndërtuar së bashku një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt majës.
🥇 Nesër për medaljen e artë. Për titullin. Për historinë.
🇽🇰 Forca Donjeta!
Mbretëresha e Ringut! 👑🥊
24/08/2026
🏅🇽🇰 DONJETA SADIKU SIGURON NJË TJETËR MEDALJE HISTORIKE PËR KOSOVËN! 🥊🔥
Fitore e madhe e boksieres sonë, Donjeta Sadiku, në çerekfinalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, ku mposhti boksieren turke Esmanur Lök dhe siguroi një tjetër medalje historike për Kosovën! 🇽🇰🏅
Një medalje që i mungonte koleksionit të Donjetës dhe që vjen si rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të Donjetës dhe trajneres Marjola Sallauka. 🥊🔥
Por misioni ynë nuk përfundon këtu!
Kemi ardhur në Taranto me një qëllim të qartë: MEDALJEN E ARTË dhe titullin Kampione e Mesdheut! 🥇🇽🇰
📅 26 gusht
🥊 Gjysmëfinalja
🇬🇷 Donjeta Sadiku 🆚 Sofia Legaki
Një tjetër faqe historie është shkruar. Tani shkojmë për medaljen e artë! 🥇
22/08/2026
Ceremonia e hapjes së lojrave mesdhetare Taranto 2026, ku bartëse e flamurit të Kosovës ishte Donjeta Sadiku🇽🇰
15/08/2026
Me punë, disiplinë dhe përkushtim maksimal, çdo ditë në seancat tona të zakonshme stërvitore me grupin garues, ecim drejt synimeve tona. 🔥
KB Uniteti — së bashku drejt suksesit. 🥊