90minuta

90minuta

Share

“90minuta” është një portal që ndan me audiencën lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

29/08/2026

Karriera e Paolo Maldinit ishte aq e gjatë, saqë ai u përball në mbrojtje me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit:

🇫🇷 Michel Platini
🇦🇷 Diego Maradona
🇧🇷 Ronaldo
🇫🇷 Zinedine Zidane
🇫🇷 Thierry Henry
🇨🇮 Didier Drogba
🇸🇪 Zlatan Ibrahimović
🇵🇹 Cristiano Ronaldo

Një karrierë. Disa gjenerata legjendash. 🐐

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

29/08/2026

🇫🇷 Rayan Cherki ka zbuluar se ishte pranë zëvendësimit pas një pjese të parë të dobët:

🗣️ Cherki: “I thashë Enzo Marescas, më jep edhe 5 minuta – nuk do të kesh nevojë të bësh asnjë ndryshim.

Performanca ime në pjesën e parë ishte kështu-kështu. Nuk i gjetëm hapësirat – unë luajta shumë keq. Kur pashë që Enzo donte të më zëvendësonte, nuk më pëlqeu.

Duhet t’i tregoj atij se dua të luaj, dua të shënoj, dua të j*p asistime për Erlingun.

Sot nuk i dhashë shumë t**a Erlingut, por herën tjetër dua t’i j*p shumë t**a”.

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

➤ 📆 2012: Marco Reus zgjodhi t’i bashkohej Borussia Dortmundit, edhe pse trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, e kishte ftuar në shtëpinë e tij 🏡

➤ 📆 2014: PSG donte ta transferonte Reusin. Madje, njëri prej djemve të Nasser Al-Khelaifit luante rregullisht FIFA me të në konsolë. Reus përsëri tha JO 🕹️

➤ 2018: Manchester City i ofroi një pagë prej 23 milionë eurosh në vit. Reus e refuzoi ❌

Marco Reus zgjodhi Borussia Dortmundin. Kjo quhet besnikëri! 🥹🖤💛

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

🚨 E BUJSHME: Liverpool nis bisedimet për rikthimin e Trent Alexander-Arnold!

Liverpooli ka nisur bisedimet me Real Madridin për rikthimin e Trent Alexander-Arnold në “Anfield”, raporton Ben Jacobs.

Sipas tij, negociatat mes dy klubeve janë avancuar dhe Liverpooli është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin e djathtë anglez.

Alexander-Arnold, i cili u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Real Madridit, nuk ka pasur minutat e dëshiruara në Spanjë dhe thuhet se dëshiron më shumë hapësirë në fushë.

🔴 Mbrojtësi thuhet se është i interesuar për një rikthim te Liverpooli, ndërsa “Reds” po punojnë për ta bërë të mundur transferimin.

28/08/2026

🔵 Lazio vë në radar Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova mund të jetë një nga objektivat e Lazios në merkaton e transferimeve.

Klubi nga Serie A po e monitoron situatën e futbollistit kosovar dhe mund të tentojë transferimin e tij nëse Matteo Cancellieri largohet nga skuadra. Për Cancellierin raportohet se kanë avancuar kontaktet me Genoan dhe Fiorentinën.

Zhegrova konsiderohet një alternativë për krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Lazio po shqyrton mundësinë e një huazimi pa detyrim blerjeje. Vlera e tij llogaritet rreth 2.5 milionë euro.

Në listën e Lazios është edhe sulmuesi i Leipzigut, Harder, por Zhegrova mund të jetë një prej emrave konkretë për përforcimin e repartit ofensiv.

🇽🇰 A do ta shihnit Zhegrovën te Lazio?

28/08/2026

Një nga historitë tona të preferuara në Ligën e Kampionëve këtë sezon…

Sabah FC nga Azerbajxhani u kualifikua për herë të parë në historinë e klubit në këtë kompeticion këtë javë, ndërsa trajneri i tyre, Valdas Dambrauskas, ka një histori të jashtëzakonshme 🤯

Në vitin 2000, ai mori pjesë në emisionin televiziv “Kush dëshiron të bëhet milioner?” dhe përdori paratë që fitoi për të udhëtuar drejt Anglisë, ku ndoqi disa kurse për trajnerë futbolli 🤨

Me kalimin e kohës, ai fitoi përvojë në klube si Manchester United, Fulham dhe Brentford 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿

26 vite më vonë, këto janë klubet me të cilat ai do të përballet në kompeticionin më prestigjioz të Evropës! 🏆

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

Ish-trajneri i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Sami Sermaxhaj është prezantuar dje si trajneri i i ri i Ballkanit 🟠⚫️

Ai rikthehet në stolin e klubit suharekas, pasi më parë ishte në sezonin 2018/19, për 26 ndeshje…

Këto ishin statistikat e tij gjatë atyre ndeshjeve 📊

10 fitore ✅
11 humbje ❌
5 barazime 🤝

Sermaxhaj debuton për herë të dytë në krye të Ballkanit sot, në ndeshjen ndaj Drenicës, që nis nga ora 16:30 🕟

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

Skuadra skoceze Hearts ka shkruar historinë e UEFA-s, duke u bërë klubi i parë që garon në të tri kompeticionet kryesore evropiane gjatë së njëjtës fushatë kualifikuese - pa fituar asnjë ndeshje - dhe megjithatë arrin në fazën e ligës 😳

Skuadra nga Edinburgu siguroi një vend në Ligën e Konferencës pas fitores me penallti ndaj Rapid Wien mbrëmë, pasi të dyja ndeshjet kualifikuese ndaj skuadrës austriake përfunduan me rezultatin 2-2 🤝

Para kësaj, Hearts pësoi humbje të thella ndaj Benficas dhe Sturm Grazit në fazat “play-off” të Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve 😮

Duke kaluar me shumë vështirësi! 😅

📷 Football Joe

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

🔵🟡 Fenerbahçe e zbulon bisedën e Vedat Muriqit me Oguz Aydin para duelit me Lyonin 🗣️

💭 Vedat Muriqi: Kroso topin lartë, dhe gjuaje në mes 🤔

💭 Oguz Aydin: 👍

Pak minuta pasi nisi ndeshja: Oguz Aydin harkoi, Vedat Muriqi shënoi gol! ⚽️

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

28/08/2026

Donyell Malen po përjeton një nga historitë më të çmendura në futboll! 😮

Vetëm dy sezone më parë, holandezi ishte pjesë e Borussia Dortmundit në Gjermani, ku gjërat nuk shkuan sipas planit.

Më pas u transferua te Aston Villa në Angli - me të njëjtin rezultat 😞

Ndërsa në janar iu bashkua Romës në Itali 🇮🇹

▪️ 3 klube
▪️ 3 shtete
▪️ Të gjitha brenda vetëm një sezoni e gjysmë.

Dhe tani?

Malen e ka nisur këtë sezon me një “hat-trick” dhe tashmë ka arritur në 18 gola në 21 paraqitje për Romën ⚽️

Nga vështirësitë në Gjermani dhe Angli… te shndërrimi në një makinë golash në Itali! 🤯🇳🇱

#𝟗𝟎𝐌𝐈𝐍𝐔𝐓𝐀

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
10020