07/07/2026
🎉 Urime ditëlindjen, Endrit ! 💙🤍
Sot feston ditëlindjen lojtari ynë, Endrit Havolli.
Në emër të kryesisë, stafit teknik, bashkëlojtarëve dhe gjithë familjes së KH Llapit, i urojmë Endritit shëndet të plotë, lumturi, suksese dhe sa më shumë arritje, si në jetën personale ashtu edhe në karrierën sportive.
Faleminderit për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin që jep çdo ditë për ngjyrat bardhekaltër. 🎂❤️
03/07/2026
Tre lojtarë të rinj të KH Llapi pjesë e NLB Kampit Veror 2026 në Prizren! 🤾💙
Me krenari njoftojmë se tre talentë të rinj të KH Llapi – Rinor Ademi, Dion Havolli dhe Elvidon Murtezi – janë përzgjedhur për të marrë pjesë në NLB Kampin Veror 2026, i cili po mbahet në Prizren dhe mbledh hendbollistët më premtues të grupmoshave të reja nga vendi.
Përfshirja e tyre në këtë kamp është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe talentin që kanë treguar gjatë sezonit, si dhe një motivim i madh për të vazhduar zhvillimin e tyre sportiv.
Në foto, lojtarët tanë janë së bashku me selektorin e Kombëtares A të Kosovës në hendboll, Jesper Östlund, një moment frymëzues që dëshmon rëndësinë e këtij grumbullimi dhe mundësinë për të mësuar nga një trajner me përvojë ndërkombëtare.
I urojmë Rinorit, Dionit dhe Elvidonit shumë suksese gjatë kampit dhe besojmë se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt niveleve më të larta të hendbollit.
Urime lojtarëve tanë dhe stafit të KH Llapi! Vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e hendbollit me punë, përkushtim dhe talent. 💙🤍
25/06/2026
🇽🇰ETNIK BAJOKU FTOHET NË KOMBËTAREN U20 TË KOSOVËS! 🇽🇰
Klubi Hendbollistik Llapi me krenari njofton se lojtari ynë, Etnik Bajoku, është ftuar nga Kombëtarja U20 e Kosovës për të qenë pjesë e grumbullimit dhe përgatitjeve për Kampionatin Evropian “M20 Championship II”, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.
Kjo ftesë është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit që Etniku ka treguar vazhdimisht me fanellën e KH Llapit. Për ne si klub, është një nder i madh të shohim lojtarët tanë duke përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
I urojmë Etnikut shumë suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë me dinjitet klubin tonë dhe shtetin tonë.
💙🤍
15/06/2026
💙🤍 Junioret e KH Llapit vazhdojnë rrugëtimin drejt suksesit!
Me paraqitjet e shkëlqyera gjatë këtij sezoni, ekipi ynë i juniorëve ka gjithçka në dorën e vet. Nga dy ndeshjet e mbetura, mjafton vetëm një fitore për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në play-off.
Ky është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, përkushtimit të trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga tifozët dhe klubi. Tani është momenti të qëndrojmë të bashkuar dhe të japim maksimumin në ndeshjet vendimtare.
Besojmë te djemtë tanë dhe jemi të bindur se me angazhim, disiplinë dhe shpirt gare do ta arrijmë objektivin e madh – sigurimin e play-off-it dhe vazhdimin e garës për sukseset e radhës.
Forca KH Llapi! 💪
04/06/2026
🏆 Fitorja e tretë radhazi për juniorët e KH Llapi! 🏆
Vazhdon seria e rezultateve pozitive për ekipin e juniorëve të KH Llapi, të cilët regjistruan edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat. Me përkushtim, disiplinë dhe lojë ekipore, djemtë tanë po dëshmojnë potencialin dhe punën e madhe që po bëhet çdo ditë në stërvitje.
Kjo fitore është dëshmi e karakterit të ekipit dhe e rrugës së duhur që po ndjekin talentet e reja të klubit. Çdo ndeshje po sjell më shumë besim, përvojë dhe motivim për sfidat e ardhshme.
Vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe vendosmëri për të arritur objektivat tona.
💙🤍 Forca Llapi! 💙🤍
27/05/2026
🎉 URIME KURBAN BAJRAMI 🕌
Klubi Hendbollistik KH Llapi ua uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.
Le të sjellë kjo festë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje. 🤍
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt,
KH LLAPI 💙🤍
24/05/2026
🔵⚪ FITORJA E RRADHËS E JUNIORËVE TANË!
KH LLAPI 🆚 KH PRISHTINA
📊 Rezultati përfundimtar: 45-32
Juniorët tanë zhvilluan një ndeshje fantastike duke dominuar ndaj KH Prishtinës dhe duke treguar karakter, disiplinë dhe lojë të bukur gjatë gjithë takimit. 💪
23/05/2026
🔥 FITORE E JUNIORËVE TANË! 🔵⚪
Juniorët e KH Llapit nisin mbarë edicionin e ri me paraqitje fantastike, duke triumfuar sot ndaj KH Trepçës me rezultat 37:32! 💪
Një ndeshje shumë e luftuar nga fillimi deri në fund, ku djemtë tanë treguan karakter, disiplinë dhe shpirt fitues për të marrë një tjetër fitore të merituar. 👏
Krenarë me angazhimin dhe luftën e secilit lojtar në parket!
Urime ekipit, trajnerëve dhe gjithë atyre që na përkrahin vazhdimisht! 🔥
Nesër me fillim nga ora 13:00 ndeshja e rradhës kundër KH Prishtinës, vazhdojmë për fitorën e rradhës !
FORCA KH LLAPI! 🔵⚪
23/05/2026
SOT DHE NESËR NDESHJET E PARA TË KAMPIONATIT TË JUNIORËVE! 🤾♂️🔥
📅 ORARI I NDESHJEVE:
🔹 E SHTUNË
🕔 Ora 17:00
🤾♂️ KH Llapi 🆚 KH Trepça
🔹 E DIEL
🕐 Ora 13:00
🤾♂️ KH Prishtina 🆚 KH Llapi
📍 Palestra e Sporteve “Hakif Zejnullahu” – Podujevë
Suksese juniorëve tanë në nisjen e kampionatit! 💪
Bashkë për Llapin! 🔵⚪️