Klinika Fizioterapia

Klinika Fizioterapia

Share

MA. Luljeta Muçolli Azemi PT

08/07/2026

Dhimbja e shpinës pas anestezisë epidurale ose spinale është një ankesë e zakonshme, por në shumicën e rasteve nuk shkaktohet nga vetë anestezia. Shkaktarët më të zakonshme janë:
☆Trauma e lehtë nga gjilpëra, shpimi i ligamenteve dhe muskujve mund të shkaktojë dhimbje lokale për disa ditë.
☆Pozicioni gjatë procedurës dhe lindjes, qëndrimi i përkulur dhe orët e gjata të lindjes mund të lodhin muskujt e shpinës.
☆Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë, hormoni relaksinë zbut ligamentet, duke e bërë shtyllën kurrizore më të ndjeshme.
☆Dobësimi i muskujve të trungut dhe dyshemesë pelvike pas lindjes, që mund të çojë në mbingarkesë të shpinës.
☆Probleme të mëparshme të shtyllës kurrizore (p.sh. dhimbje kronike, hernia diskale, spondiloza), të cilat mund të riaktivizohen pas lindjes.
☆Fizioterapia pas lindjes ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës dhe pelvikut, rikthimin e forcës së muskujve të barkut, përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe rikthimin e nënës në aktivitetet e përditshme në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje.
Një vlersim dhe trajtim profesional mundësohet në klinikën Fizioterapia.
Termini i obliguar
044776333, 045 262300

07/07/2026

Dhimbja e shpinës dhe sindroma e nervit piriformis janë shqetësime të zakonshme gjatë shtatzënisë. Ndryshimet hormonale, shtimi në peshë, zgjerimi i pelvikut, ndryshimi i qendrës së gravitetit mund të shkaktojnë tension në muskujt e shpinës dhe në zonën e legenit. Kur muskuli piriformis irriton nervin shiatik, mund të shfaqen dhimbje në shpinë, kofshë ose këmbë.
Aplikimi fizioterapeutik ndihmon shumë në trajtimin simptomave gjatë shtatzënisë.
Ky trajtim mundësohet në kliniken FIZIOTERAPIA
Termini i obliguar:
044776 333
045 262300

06/07/2026


044776333

21/06/2026

Dhimbjet e qafës
Nëse keni probleme me unazat dhe muskujt e qafës, mund të përjetoni:
– Dhimbje në pjesën e pasme të kokës
– Dhimbje ne rëgjionin e qafës
– Dhimbje dhe mpirje përgjatë dorës
– Marramendje
– Ushtimë në vesh
‐-Luhatje të tensionit të gjakut
-‐Humbje koncentrimi
--Mjegullim shikimi
Në Klinikën Fizioterapia mundësohet vlerësim i detajuar
Trajtimi mundësohet përmes aparaturës më të sofistikuar dhe krijimi i planit individual rehabilitues.
Mos hezitoni na vizitoni.
Termini i obliguar:

+383 44 776333
+383 45 262300
Rr.Bahri Fazliu Podujevë
Fb.klinika fizioterapia
Ig.klinika.fizioterapia

14/06/2026

Gunga e Teknologjisë
Përdorimi i tepërt i telefonit dhe kompjuterit me kokën e përkulur përpara mund të shkaktojë ndryshime në qëndrim, tension muskulor dhe formimin e asaj që njihet si “Gunga e Teknologjisë".
Simptomat:
🔹 Dhimbje dhe ngurtësi në qafë
🔹 Dhimbje koke të shpeshta
🔹 Kufizim i lëvizjeve të qafës
🔹 Ndjesi mpirje ose therrje në krahë
🔹 Koka e përkulur përpara dhe qëndrim i dobët
🔹 Gungë ose fryrje në pjesën e sipërme të qafës
🔹 Dhimbje në shpatulla me referim përgjate dorës
🔹 Lodhje e muskujve pas përdorimit të telefonit ose kompjuterit.

Fizioterapia ndihmon në korrigjimin e posturës, uljen e dhimbjes dhe zvogëlimin e gungës përmes ushtrimeve dhe trajtimeve specifike rehabilituese. 💪📱🦴
Termini i obliguar
044776333

13/06/2026

Gunga e Teknologjisë
Përdorimi i tepërt i telefonit dhe kompjuterit me kokën e përkulur përpara mund të shkaktojë ndryshime në qëndrim, tension muskulor dhe formimin e asaj që njihet si “Gunga e Teknologjisë".
Simptomat:
🔹 Dhimbje dhe ngurtësi në qafë
🔹 Dhimbje koke të shpeshta
🔹 Kufizim i lëvizjeve të qafës
🔹 Ndjesi mpirjeje ose therrje në krahë
🔹 Koka e përkulur përpara dhe qëndrim i dobët
🔹 Gungë ose fryrje në pjesën e sipërme të qafës
🔹 Dhimbje në shpatulla me referim përgjate dorës
🔹 Lodhje e muskujve pas përdorimit të telefonit ose kompjuterit.

Fizioterapia ndihmon në korrigjimin e posturës, uljen e dhimbjes dhe zvogëlimin e gungës përmes ushtrimeve dhe trajtimeve specifike rehabilituese. 💪📱🦴
Termini i obliguar
044776333

26/05/2026

Tendosja e muskujve okcipital është një shkak i shpeshtë i dhimbjes në pjesën e pasme të kokës dhe qafës. Këta muskuj luajnë rol kyç në stabilizimin e kokës dhe lëvizjet e qafës.
Tendosja  e muskujve okcipital nuk shkakton vetëm dhimbje koke, por mund të ndikojë në funksionimin e sistemit nervor dhe qarkullimit të gjakut.

Simptomat
▪️ Dhimbje në pjesën e pasme të kokës dhe qafës
▪️ Marramendje
▪️ Kufizim i lëvizjeve të qafës
▪️ Ankth, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje
▪️ Shtangime në gjoks dhe rrahje të çrregullta të zemrës
▪️ Dhimbje të lukthit
📌 Këto probleme shpesh lidhen me stresin, qëndrimi i gjatë ulura pran ekranit,  mbajtja e trupit në pozite jo te mirë.
👉 Në Klinikën Fizioterapia ofrohet vlerësim profesional, trajtim individual, me aparaturën më të sofistikuara dhe teknikat më të avancuara të fizioterapisë.

Ju mirpret stafi i klinikës Fizioterapia me përvojë pune 20 vjeçare.

Termini i obliguar
+383 44 776333
+383 45 262300
Rr.Bahri Fazliu Podujevë
Fb.klinika fizioterapia
Ig. klinika.fizioterapia

25/05/2026

Për herë të parë në Podujevë dhe rajon, Klinika Fizioterapia sjell teknologjinë moderne rehabilituese Manuthera 242 – një nga aparaturat më të avancuara në fizioterapi dhe rehabilitim funksional.

Kjo aparaturë mundëson trajtimin e:
✔️ Dhimbjeve të shpinës
✔️ Dhimbjeve të qafës
✔️ Problemeve me krahë dhe nyje
✔️ Devijimeve të shtyllës kurrizore (skolioza, kifoza)

Gjithashtu relakson muskujt dhe rikthen fleksibilitetin e nyjeve.

Falë teknologjisë precize dhe trajtimit të personalizuar, rezultatet vërehen që në seancat e para.

Ju mirëpret personeli profesional me përvojë pune mbi 20 vjeçare.

📍 Podujevë – Rr. Bahri Fazliu
📞 044 776 333 | 045 262 300

📌 Termini i obliguar.

Klinika Fizioterapia MA. Luljeta Muçolli Azemi PT

08/02/2026

Skolioza

Skolioza është deformitet tredimensional i shtyllës kurrizore që karakterizohet me devijim lateral dhe rrotacion të vertebrave përgjatë shtyllës kurrizore.
Skolioza ndahet në: funksionale dhe strukturale.
Paraqitet në mosha të ndryshme.
🔹Infantile (nga lindja deri në moshën 3 vjeçare)
🔹Juvenile (nga mosha 3-9 vjeçare)
🔹Adoleshente (nga mosha 10 vjeçare deri në mbylljen e pllakave të rritjes).

Skolioza në fazën fillestare shfaqet pa simptoma.
Në avancimin e këtij problemi në ekzaminimin objektiv vërehet pozicionimi jo i drejtë i fëmijës, ngritje e krahut dhe shpatullës, në pjesën e pasme vërehet një e ngritur në formë të gungës, disbalancim mes nivelit të kërdhokullave, njëra këmbë më e shkurtë etj.
Fëmija mund të ketë dhimbje të qafës, krahëve, shpinës, gjunjëve dhe ndihet shumë i lodhur.
Zbulimi i hershëm dhe trajtimi fizioterapeutik tregon rezultate të mira.

Në bazë të  shkallës së devijimit dhe moshës së pacientit bëhet edhe trajtimi:
🔹Shkalla 10-20 trajtohet me fizioterapi.
🔹Shkalla 20-30-40 rekomandohet korset kombinim me fizioterapi.
🔹Devijimi mbi 40 shkallë rekomandohet intervenimi kirurgjikal.

Konsultat gratis.
Ju mirpret stafi i Klinikës Fizioterapia me përvojë pune 20-të vjeçare.
Adresa: Rr.Bahri Fazliu, Podujevë
Termini i obliguar!
+383 44 776 333
+383 45 262 300

FB: Klinika.Fizioterapia
IG: Klinika.Fizioterapia

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Bahri Fazliu
Podujevë
11000

Opening Hours

Monday 10:00 - 19:00
Tuesday 10:00 - 19:00
Wednesday 10:00 - 19:00
Thursday 10:00 - 19:00
Friday 10:00 - 19:00
Saturday 10:00 - 15:00