06/08/2026
Njomakët e Akademisë së Futbollit Llapi vazhdojnë të shkëlqejnë në turneun "Prishtina Tournament", turne të cilin po marrin pjesë disa nga shkollat më të mira të futbollit në Kosovë.
Me paraqitje mbresëlënëse, disiplinë dhe cilësi në lojë, talentët e rinj të Llapit po dëshmojnë çdo ditë frytet e punës së palodhshme që zhvillohet në akademinë tonë.
Akademia e Futbollit Llapi edhe një herë dëshmon se, falë punës profesionale, përkushtimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të lojtarëve, renditet tash e sa vite në mesin e shkollave më të mira të futbollit në Kosovë, duke qenë një adresë e sigurt për zhvillimin e talenteve dhe për të ardhmen e futbollit kosovar.
Përgëzime të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve për paraqitjet e shkëlqyera deri më tani! Ju urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës! 🤍💙
04/08/2026
Sot, dy trajnerët e Akademisë sonë vizituan lojtarin tonë, Ald Durmishin, i cili iu nënshtrua me sukses operacionit të ligamenteve të gjurit.
Aldi është një futbollist që shquhet për shpirtin e tij luftarak, për përkushtimin dhe sakrificën që tregon në çdo ndeshje e stërvitje. Ai nuk kursehet asnjëherë në fushë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin.
I urojmë Aldit një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Jemi të bindur se me karakterin, vullnetin dhe forcën që e dallojnë, ai do të rikthehet edhe më i fortë në fushën e gjelbër.
Të gjithë jemi pranë teje, Ald! Të presim sa më shpejt mes nesh. 🤍💙
13/07/2026
NJOFTIM
Akademia e Futbollit Llapi njofton të gjithë futbollistët dhe prindërit se të mërkurën, më 15 korrik, rifillojmë me stërvitjet me të gjitha grupmoshat.
Me energji të re dhe përkushtim maksimal, ju presim në një ambient profesional me kushte shumë të mira pune, ku stërvitjet zhvillohen nga trajnerë të licensuar dhe të përgatitur, sipas metodave moderne të zhvillimit të futbollistëve të rinj.
Jemi të hapur për regjistrime të reja!
Grupmoshat:
🔹 U17 – (2010–2011)
🔹 U15 – (2012–2013)
🔹 U13 – (2014–2015)
🔹 U11 – (2016–2017)
🔹 U9 – (2018–2019–2020)
Për informata shtesë:
📞 +383 44 600 317 & +383 49 141 289
📧 [email protected]
💬 Facebook: Akademia e Futbollit Llapi
Bëhu pjesë e Akademisë së Futbollit Llapi dhe zhvillo talentin tënd në një mjedis profesional! 🤍💙
05/07/2026
𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝗲𝗹𝗲𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗺
Akademia e Futbollit Llapi fton të gjithë futbollistët e lindur në vitet 2008 dhe 2009 të marrin pjesë në seleksionimin për grupmoshën U-19 (Junior).
𝗗𝗮𝘁𝗮: 𝟬𝟲.𝟬𝟳.𝟮𝟬𝟮𝟲 (𝗲 𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈)
𝗢𝗿𝗮: 𝟭𝟲:𝟬𝟬
𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶: 𝗙𝘂𝘀𝗵𝗮 𝗺𝗲 𝗯𝗮𝗿𝗶 𝗮𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗰𝗶𝗮𝗹, 𝗗𝘂𝗺𝗼𝘀𝗵
Ky seleksionim është një mundësi për të gjithë lojtarët e këtyre grupmoshave që dëshirojnë të bëhen pjesë e kategorisë U19 duke treguar potencialin e tyre.
04/06/2026
Gjenerata e Artë U13 vazhdon shkëlqimin ✨🤍💙
Pas një sezoni të parë mbresëlënës, Gjenerata e Artë U13 e ngriti edhe më lart nivelin e saj, duke e përmbyllur gjysmë-sezonin e dytë pa asnjë humbje ose barazim.
Djelmoshat fantastikë, të udhëhequr nga trajneri Agim Musa, i njohur si një trajner me pak fjalë dhe shumë punë, zhvilluan një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar 23 fitore dhe 1 barazim në 24 ndeshje.
Megjithatë, ajo që e bën këtë ecuri vërtet të veçantë nuk janë vetëm rezultatet. Vlera më e madhe e kësaj gjenerate qëndron te mënyra se si janë arritur këto suksese. Çdo fitore erdhi përmes lojës së bukur, kreativitetit, guximit për të luajtur futboll dhe dëshirës për t’u argëtuar në fushë.
Gjenerata e Artë U13 vazhdon të dëshmojë se e ardhmja i përket atyre që duan dhe guxojnë të luajnë futboll të bukur.
01/06/2026
🎈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
Akademia e Futbollit Llapi u uron të gjithë fëmijëve një ditë të mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe ëndrra të mëdha. Ju jeni e ardhmja e futbollit dhe krenaria e klubit tonë. Vazhdoni të luani, të mësoni dhe të besoni në veten tuaj, sepse çdo kampion e nis rrugëtimin si fëmijë. 🤍💙
Gëzuar festën, kampionë të vegjël! 🌟👦🎉
30/05/2026
NEXT STOP: NATIONAL PLAY-OFF 🙌
Nesër nga ora 17:00 në stadiumin "Ibrahim Gashi" në Toukbahqe, ekipi ynë U15 zhvillon ndeshjen e barazhit ndaj Kurdës, një takim që vendos fatin e kualifikimit në Play-Offin Nacional.
Ky është momenti për të treguar karakter, përkushtim dhe punën e bërë gjatë gjithë sezonit. Çdo stërvitje, çdo sakrificë dhe çdo ndeshje na kanë sjellë deri këtu.
Ju urojmë suksese njomakëve tanë në këtë sfidë të rëndësishme! 🤍💙
22/05/2026
Mysafir me gjitha kategoritë këtë vikend 🤍💙
12/05/2026
Super rezultate edhe këtë vikend nga super njomakët tanë 😎🤍💙