Shpsr - Trofta - Pejë

Shpsr - Trofta - Pejë This is Fun page for Non Profitabil Organization. It is a sports and recreational fishermen associa

Urime kampion Egzon  Luta,krenaria e Qytetit,na ki bo krenar,Peja ka lindë shumë kampiona,  në të gjitha sportet.Si shoq...
09/09/2026

Urime kampion Egzon Luta,krenaria e Qytetit,na ki bo krenar,Peja ka lindë shumë kampiona, në të gjitha sportet.
Si shoqat e peshkimit rekreativ sportiv Trofta Pejë të deshirojmë suksese të mëtutjeshme!

SHPSR “Trofta” Pejë – në mbrojtje të troftës autoktoneSot, ne si SHPSR “Trofta” Pejë, zhvilluam një takim dhe koordinim ...
03/09/2026

SHPSR “Trofta” Pejë – në mbrojtje të troftës autoktone

Sot, ne si SHPSR “Trofta” Pejë, zhvilluam një takim dhe koordinim me Komunën e Pejës dhe punëkryesit që janë duke punuar në rregullimin e shtratit të Lumbardhit të Pejës.

Gjatë takimit shprehëm shqetësimet tona lidhur me punimet dhe dëmet që janë shkaktuar deri tani në habitatin e lumit. Si kryetar i SHPSR “Trofta” Pejë, u mundova t’ua përcjell përvojën tonë dhe t’u tregoj se si duhet të punohet për të mbrojtur troftën autoktone dhe gjallesat e tjera ujore.

Nuk jam ihtolog, por përvoja shumëvjeçare në këtë fushë na ka mësuar se mbrojtja e lumit dhe e troftës autoktone duhet të jetë prioritet gjatë çdo ndërhyrjeje në shtratin e lumit.

Ne do të jemi në vëzhgim dhe do ta përcjellim nga afër ecurinë e punimeve. Nga punëkryesit morëm premtimin se do të angazhohen maksimalisht për të minimizuar dëmet dhe për ta mbrojtur troftën autoktone të Lumbardhit të Pejës.

03/09/2026

Peshkatar kriminel shumë mir e din se o ndales prej ores 20 deri ne ora 12 po ka video tjera qe janë dergu policis , i falemindderojm qytetaret, për bashkpunim , qe po mundohen me mbrojtë troften autoktone, rrespekte per peshkatart sportist, ky personi ne video e njef veten , do pergjigjet penalisht , peshko lesho vetem rrespekto rregulloren e shoqates ne bashkëpunim me FpsrK

02/09/2026

NJOFTIM

Shoqata e Peshkimit “Trofta” – Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, njofton të gjithë qytetarët dhe peshkatarët se nesër, më 3 shtator, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohen punime për sanimin e digës pranë Restaurant Panama në Pejë.

Për shkak të thatësirave dhe nivelit të ulët të rrjedhës së Lumbardhit të Pejës, gjatë punimeve ekziston mundësia që troftat të mbesin të bllokuara nëpër puse.

🐟 Për këtë arsye, ftojmë të gjithë peshkatarët, anëtarët e shoqatës dhe qytetarët vullnetarë që të na bashkohen për shpëtimin dhe bartjen e troftave në pjesët e sigurta të lumit.

📅 Data: 3 shtator
⏰ Ora: 10:00
📍 Lokacioni: Diga te Restaurant Panama, Pejëi lusim te gjithë vullentaret me mundesi te marin karuba , meredova me veti ta shpetojm troften autoktone

02/09/2026

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – SHPSR “TROFTA” PEJË

SHPSR “Trofta” Pejë njofton të gjithë peshkatarët sportivë se peshkimi i troftës autoktone është i lejuar vetëm sipas parimit:

🎣 PESHKON – LËSHON (Catch & Release)

Peshkimi lejohet vetëm me karrem jo të gjallë dhe me pajisje të përshtatshme e profesionale për heqjen e grepit, në mënyrë që peshku të lirohet pa u dëmtuar.

Kohëve të fundit kemi pranuar informacione dhe kemi evidentuar raste të keqpërdorimit të kësaj lejeje. Rastet janë duke u verifikuar dhe dokumentuar, ndërsa për disa prej tyre personat përgjegjës tashmë janë identifikuar. I kemi ne gishta kushë po e keqëperdor Lumëbardhin organet e hetuesis së policis së kosoves janë tu marë me video inqizime , se keni largë o kriminela ju njofim

Për këtë arsye, e bëjmë të qartë:

Askush nuk mund të thotë “nuk e kam ditur”. Rregullat janë të qarta dhe janë bërë të ditura.

Çdo shkelje e rregullave, përdorim i mjeteve apo metodave të palejuara, dëmtim i troftës autoktone ose marrje e peshkut në kundërshtim me kushtet e lejes, do të evidentohet dhe dokumentohet, dhe rastet do t’u përcillen organeve kompetente, përfshirë Prokurorinë, kur ka bazë për procedim.

SHPSR “Trofta” Pejë nuk do të tolerojë keqpërdorimin e lejes dhe dëmtimin e pasurisë sonë natyrore.

Kjo leje është dhënë për peshkim sportiv dhe ruajtjen e troftës, jo për abuzim. Me një tetor o rrepsisht e ndaluar peshkimi i troftes sipas rregullave te fpsrk kosova, trofta hyn ne shumim deri me daten e percaktuar ne leje te peshkimit , kush zinet duke e keqperdor ket vendim do gjobitet,

27/08/2026

Pas Publikimeve tona dhe kërkeses së njëpasnjëshme më ne fund problemi me Kanalizimin në kët pjesë të Lumbardhit u zgjedh nga KRU Hidrodrini të cilët e zhbllokuan Gypin kryesor i cili me muaj e vite ishte i bllokuar(shpresojmë që është bërë zgjidhja afatgjate)!
Nuk do të ndalemi deri sa nuk largohen të gjitha derdhjet e Kanalizimeve dhe Kemikaljeve në Lumbardhin tonë!
Ruaje Lumbardhin se është pasuri!

19/08/2026

Kështu ka filluar mengjesi për këto Trofta Autoktone që po luftojnë me Kemikalje nga Gypi i Kanalizimit, vetëm 400 metra nga Qendra e Qytetit!

Katastrofa po vazhdon nga Gypi i Kanalizimit me plot Kemikalje në Lumbardhë, vetëm 400 metra nga Qendra e Qytetit , për ...
19/08/2026

Katastrofa po vazhdon nga Gypi i Kanalizimit me plot Kemikalje në Lumbardhë, vetëm 400 metra nga Qendra e Qytetit , për kët gyp janë Alarmuar të gjithë me qindra herë!

18/08/2026
18/08/2026

Kundër shkatërrimit të Lumbardhit të Pejës!

Ajo që po bëhet në shtratin e Lumbardhit, në emër të “rregullimit”, po rrezikon troftën autoktone të Pejës. Ndryshimi i rrjedhës dhe ndërhyrjet pa mbikëqyrje profesionale po bëjnë që mijëra trofta të mbesin të bllokuara në puse të vogla.

Kjo nuk është rregullim – është katastrofë ekologjike!

Si SHPSR “Trofta Pej”, e kundërshtojmë fuqishëm këtë ndërhyrje dhe kërkojmë përgjegjësi nga komuna dhe drejtoria përkatëse. Ku është inxhinieri në terren? Ku është mbikëqyrja profesionale?

Lumbardhi nuk është pronë e askujt. Është pasuri e Pejës dhe habitat i troftës autoktone. STOP shkatërrimit!, i faleminderoim peshkataret sportiv dhe vullnetaret qe u munduan ti shpetojn kto trofta qe kn ngec neper puse ,

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shpsr - Trofta - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shpsr - Trofta - Pejë:

Shortcuts

Share