27/08/2026
Donjeta Sadiku e Artë ne Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Boksit AP PEJA, Boxing Studio, Palestra Karagaq, Pejë.
27/08/2026
Donjeta Sadiku e Artë ne Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Njoftim
Klubi i boksit A. P peja fillon stervitjet nga data 17.08.2026 me orar te regullt. E hënë, e mërkur, e premte nga ora 17:00 stervitjet mbahen ne palestrën e sportit Karagaq
27/07/2026
Sot për vizitë ishte ish-boksieri Disariot Gashi, i cili na solli disa pajisje boksi. Faleminderit shumë, për mbështetjen dhe kontributin tënd
30/05/2026
Turneu Memorial i Boksit "Zijadin Rama"
09/05/2026
05/05/2026
09.05.2026
04/05/2026
Me datë 09.05.2026 do të organizohet turneu i dytë me radhë, i kushtuar Faruk Kaliqanit.
Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv do të zhvillohen edhe pesë (5) meçe të mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës, i mbajtur më 04–05 prill 2026, përkatësisht:
• katër (4) finale
• një (1) gjysmëfinale
Po ashtu, programi i turneut do të përfshijë edhe shtatë (7) meçe të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të dueleve në dymbëdhjetë (12).
Në këtë turne do të marrin pjesë garues edhe nga Zvicra dhe Shqipëria, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar.
⏰ Orari:
• Matjet fillojnë në ora 09:00
• Turneu fillon në ora 13:00
📍 Vendi: Palestra e Sporteve “Karagaqi”, Pejë
NJOFTIM
Klubi i Boksit A.P. Peja njofton se turneu i muajit maj, i cili do të mbahet më datë 09.05.2026 dhe është i dyti me radhë, ka pësuar ndryshim në emërtim.
Me kërkesë të klubit K.B. Besa-Pejë dhe kryetrajnerit Burhan Xhafa, emri “Ziadin Rama” është tërhequr nga ky turne dhe do të përdoret për turneun e organizuar nga K.B. Besa, i cili do të mbahet më datë 30.05.2026.
Ndërsa turneu i organizuar nga Klubi i Boksit A.P. Peja do të zhvillohet me emrin: Turneu Faruk Kaliqani
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
06/04/2026
Me datat 04 dhe 05 Prill 2026 Klubi i Boksit A.P. Peja organizoi Kampionatin Individual të Boksit në Kosovë. Në këtë kampionat, klubi ynë u paraqit me 3 boksierë:
1. Ari Krasniqi, në kategorinë 70 kg, u shpall kampion i Kosovës dhe u vlerësua si boksieri më i mirë i të rinjve (Youth).
2. Riad Alimusaj, në kategorinë 75 kg, u shpall kampion i Kosovës.
3. Erduan Gashi në kategorinë 63 kg u mposht në gjysmëfinale, duke e përfunduar garën me paraqitje të mirë.