FC Besa Peja

FC Besa Peja

Share

Ky është një zhvillim shumë interesant në botën e futbollit në Pejë. Ri-themelimi i FC Besa Peja!

30/08/2026

Përfundon ndeshja në Brestovik.

FC Besa Peja 0–1 Vëllaznimi

I përgëzojmë lojtarët tanë për paraqitjen në fushë.

Edhe pse në disa momente pati ndikime nga vendimet e ndarjes së drejtësisë, djemtë luftuan deri në fund dhe dhanë gjithçka për fanellën verdhë e zi.

Sezoni është i gjatë. Vazhdojmë së bashku!

29/08/2026

Xhiro e tretë e kampionatit! 💛🖤

Të dielën rikthehemi në shtëpi, ku FC Besa Peja përballet me KF Vëllaznimin.

🗓️ E diel
🕟 16:30
📍 Qendra e Re Sportive, Brestovik

22/08/2026

Përfundon ndeshja.

FC Istogu 2-1 Besa Peja

21/08/2026

Xhiroja e dytë e kampionatit na gjen në Istog.

Stadiumi “Demush Mavraj”
E shtunë, 22 gusht
16:30

FC Istogu – FC Besa Peja

20/08/2026

Klubi FC Besa Peja ndan mirënjohje për Naser Qorraj!

Pas çdo fitoreje, çdo suksesi dhe çdo gjëje tjetër që shihet në fushë, qëndron një punë e madhe që shpesh nuk shihet.

Si klub, jemi munduar gjithmonë t’i nderojmë njerëzit që japin kontributin e tyre në heshtje. Edhe pse kjo mirënjohje është shumë e vogël në krahasim me punën, përkushtimin dhe dashurinë që ata kanë për klubin.

Naser Qorraj , është njëri prej tyre.

Naski, të jemi falënderues për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për FC Besa Peja. Kontributi yt është i çmuar dhe pjesë e rëndësishme e kësaj familjeje.

Të paçim gjatë, Naser!

18/08/2026

Lunder Ademaj rikthehet te Besa! 💛🖤

Pas një periudhe te Istogu, Lunder Ademaj rikthehet në familjen verdhezi për të vazhduar rrugëtimin e tij me Besën.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Lunder!

17/08/2026

Telegram Ngushëllimi:

FC Besa Peja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Celina, me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit kosovar, Erdogan Celina.

Erdogan Celina është pjesë e historisë së artë të futbollit tonë. Me kontributin e tij të jashtëzakonshëm si futbollist dhe trajner, ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e komunitetit futbolldashës.

Për qytetin e Pejës, Erdogani ishte një emër i veçantë, pasi edhe si trajner dha kontribut të çmuar në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në qytetin tonë.

Sot futbolli kosovar humbi një personalitet të madh, një njeri që gjithë jetën ia kushtoi këtij sporti dhe që pas vetes la një trashëgimi të çmuar.

Familjes Celina, të afërmve dhe gjithë komunitetit të futbollit, FC Besa Peja u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,
FC Besa Peja

16/08/2026

E nisim mbarë në Pejë! 💛🖤

FC Besa Peja e nis sezonin me fitore ndaj Vjosës!

Besa Peja 1-0 Vjosa

⚽ Omer Shemshiu

16/08/2026

MATCHDAY 💛🖤

Sot rikthehemi në fushë!
Besa Peja 🆚 Vjosa

🕟 16:30
📍 Qendra e Re Sportive, Brestovik

14/08/2026

Besa rikthehet në fushë!

Të dielën, në ora 16:30, në Qendrën e Re Sportive në Brestovik, nis rrugëtimi ynë në këtë sezon të Ligës së Parë.

Përballë nesh do të jetë FC Vjosa.

Një sezon i ri, një rrugëtim i ri dhe një tjetër kapitull për Besën.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. Leke Dukagjjni
Pejë
30000