26/08/2026
Album nga ndeshja e dytë miqësore kundër Jedintsvo, në Bijelo Polje. 🦅💛🖤
6x Champions of Kosovo
6x Kosovo Cups
2x Kosovo SuperCups
1x Champions of Liga Unike
Founded: 1993
Homecourt: Karagaqi in Peja - 2500 seats
Fan Club: Albanian - Shqiponjat, English - The Eagles
26/08/2026
Album nga ndeshja e dytë miqësore kundër Jedintsvo, në Bijelo Polje. 🦅💛🖤
26/08/2026
Ekipi gati për ndeshjen sot kundër Jedintsvo!
Pas përfundimit të ndeshjes e publikojmë në story rezultatin përfundimtar!
🦅💛🖤
25/08/2026
Stervitja e fundit sonte para ndeshjes tjetër testuese nesër!
Do të ju njoftojmë me kohë për kundërshtarin tjetër dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes.
🦅💛🖤
25/08/2026
KB PEJA – tash edhe ma afër jush! www.kbpeja.org
Ju prezantojmë ueb-faqen e re zyrtare të KB Peja – dizajn i freskët, modern dhe me ngjyrat tona legjendare zi e verdhë.
Në kbpeja.org gjeni historinë e klubit, orarin e ndeshjeve, rosterin dhe informatat kryesore për ekipin. Për herë të parë, do të jenë të qasshme edhe raportet financiare të audituara, sepse transparenca dhe besimi me tifozët tanë janë pjesë e kulturës së klubit.
E-Shop-i i KB Peja vjen së shpejti – me fanellat dhe aksesorët tona të preferuara zi e verdhë.
Por puna nuk ndalet te ueb-faqja. KB Peja ka investuar edhe në digjitalizimin e menaxhimit të klubit – automatizimin e proceseve administrative, profileve dhe zhvillimit të lojtarëve, dokumentacionit, komunikimit dhe krijimin e një arkive digjitale për një klub ma efikas e ma modern.
🖤💛🦅
24/08/2026
Disa nga momentet e ndeshjes kundër SC Derby sonte.
Nesër vazhdon faza e përgatitjeve, kurse te mërkurën e luajmë ndeshjen tjetër testuese ku prapë Trajneri jonë Kakiouzis do t’i jep shancë gjithë lojtarëve!
🦅💛🖤
24/08/2026
Sot në ora 19:00 në Podgoricë, zhvillojmë ndeshjen tonë të parë miqësore në kuadër të përgatitjeve, përballë ekipit shumë të fortë SC Derby nga Podgorica.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, pasi përballemi me një ekip që garon në ABA League 1, një nga kompeticionet më të forta të basketbollit në rajon. SC Derby ka dëshmuar cilësinë e tij në nivelin më të lartë rajonal, duke fituar edhe ABA Super Cup si dhe kupën e Malit të Zi.
Për ekipin tonë, kjo është një mundësi e mirë për të matur nivelin, për të testuar elementet e punuara gjatë përgatitjeve dhe për të vazhduar ndërtimin e formës para fillimit të sezonit.
🦅💛🖤
24/08/2026
🦅💛🖤
22/08/2026
Lënda: KOMUNIKATË ZYRTARE – Renovimi i Palestrës Sportive “Karagaçi” dhe ndikimi në aktivitetet e KB Peja
Të nderuar,
Bordi i Klubi i Basketbollit Peja, pas mbledhjes sot shpreh shqetësimin dhe befasinë e madhe lidhur me lajmin e publikuar në media se në Palestrën Sportive “Karagaçi” pritet të fillojnë punimet për renovim, përfshirë edhe informacionin se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik për realizimin e këtyre punimeve.
Për klubin tonë, ky informacion ka qenë krejtësisht i papritur, veçanërisht duke pasur parasysh se jemi në fazën intensive të përgatitjeve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës dhe në FIBA Europe Cup.
Palestra “Karagaçi” është aktualisht e vetmja palestër në Pejë që ofron kushtet, të paktën optimale, për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit profesional. Për më tepër, KB Peja tashmë ka një kalendar të përcaktuar ndërkombëtar dhe më 23 shtator 2026, në Palestrën “Karagaçi”, është paraparë zhvillimi i ndeshjes së FIBA Europe Cup kundër ekipit Dinamo București.
Për këtë ndeshje janë ndërmarrë tashmë një sërë veprimesh dhe angazhimesh konkrete: janë rezervuar dhe shtypur biletat e udhëtimit për gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes, ekipi kundërshtar ka kryer rezervimin dhe pagesën e hotelit në Pejë, ndërsa janë planifikuar edhe procedurat e kontrollit dhe pranimit teknik të palestrës nga zyrtarët teknikë të FIBA-s.
Në këto rrethana, lajmi për fillimin e punimeve në këtë periudhë na ka zënë në befasi të madhe. Është e vështirë për ne të kuptojmë se si një projekt i tillë mund të nisë pikërisht në një periudhë kur klubi është në prag të fillimit të sezonit dhe kur janë krijuar tashmë obligime të shumta sportive, organizative dhe financiare.
KB Peja ka kontaktuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe e ka informuar për situatën, duke kërkuar që të merret parasysh fakti se Peja është në prag të një sezoni të ngjeshur dhe se çdo vendim për mbylljen e Palestrës “Karagaçi” do të kishte pasoja të drejtpërdrejta dhe serioze për klubin.
Për këtë arsye, i bëjmë apel publik Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që punimet në Palestrën “Karagaçi” të mos fillojnë në këtë periudhë, por të shtyhen për një afat të mëvonshëm, pas përfundimit të obligimeve tona kryesore garuese.
Duhet të theksojmë se aktiviteti i KB Peja nuk kufizohet vetëm në ekipin e parë. Klubi ka edhe gjeneratat e reja, ekipin KB Peja B që garon në Ligën e Parë, si dhe një numër të madh sportistësh dhe fëmijësh që zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë palestër. Një largim i paplanifikuar nga “Karagaçi” do të ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe, në rrethana të caktuara, i papërballueshëm për klubin.
Një vendim i tillë, nëse zbatohet pa u gjetur paraprakisht një zgjidhje konkrete dhe e përshtatshme, do të vinte seriozisht në pikëpyetje pjesëmarrjen dhe garimin e KB Peja në kompeticionet e sezonit të ri, përfshirë edhe FIBA Europe Cup.
KB Peja nuk është vetëm një klub sportiv. Ne përfaqësojmë Pejën, por njëkohësisht përfaqësojmë edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, çdo vendim që ndikon në aktivitetin tonë duhet të merret duke pasur parasysh përgjegjësinë që mbartim ndaj tifozëve tanë, sportistëve, stafit, partnerëve dhe institucioneve të Kosovës.
Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e investimeve dhe renovimit të infrastrukturës sportive dhe e përkrahim çdo projekt që përmirëson kushtet për sportistët. Megjithatë, koha e realizimit të këtyre punimeve është po aq e rëndësishme sa vetë investimi.
Prandaj, edhe një herë i bëjmë apel institucioneve kompetente që të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme dhe që punimet të shtyhen për një periudhë të përshtatshme, në mënyrë që KB Peja të mund të zhvillojë sezonin dhe obligimet ndërkombëtare pa pengesa.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog institucional për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë.
Me respekt
Bordi i KB Peja
22/08/2026, Pejë!
22/08/2026
Përgatitjet e KB Peja, vazhdojnë!🦅🦅
Sot, KB Peja zhvilloi stërvitjen e fundit në Kosovë, duke përmbyllur fazën e parë të përgatitjeve për edicionin e ri.
Në këtë stërvitje, disa nga anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të klubit u takuan me lojtarët dhe shtabin teknik, në krye me Trajnerin Kakiouzis, duke u përcjellë mbështetjen dhe motivimin e plotë për punën që po bëhet dhe sfidat që na presin. Jemi shumë të lumtur më arritjen e Xavier Johnson, i cili kompleton rosterin tonë.
Të hënën, ekipi udhëton jashtë vendit, ku do të vazhdojë përgatitjet intensive dhe do të zhvillojë disa miqësore të nivelit të lartë. Këto përballje do të jenë një mundësi e rëndësishme për ekipin që të fitojë ritëm, të krijojë edhe më shumë harmoni dhe të përgatitet në mënyrën më të mirë për edicionin e ri.
Puna vazhdon. Përkushtimi vazhdon. Bashkë synojmë të jemi gati për çdo sfidë që na pret.
Bashkë deri në fund, !🖤💛