11/08/2026
Foto e muajit Gusht 💚
Një foto që i përmbledh krejt,punën, emocionin, sakrificën dhe shpërblimin.
Kampionët tanë të vegjël, një ekip, një familje dhe një kujtim që do të mbetet gjatë..
Faqja zyrtare e FC KEK-u
11/08/2026
Foto e muajit Gusht 💚
Një foto që i përmbledh krejt,punën, emocionin, sakrificën dhe shpërblimin.
Kampionët tanë të vegjël, një ekip, një familje dhe një kujtim që do të mbetet gjatë..
09/08/2026
Një sukses edhe më i veçantë për gjeneratën U-9 të FC KEK në Prishtina Tournament!
⭐ Aron Aliu me plot meritë u shpall Lojtari më i Mirë i Turneut. Me shumë gola të shënuar dhe shumë asistime, Aroni ishte një nga lojtarët kryesorë në rrugëtimin e ekipit drejt titullit kampion.
🧤 Mal Gashi u shpall Portieri më i Mirë i Turneut. Me pritjet e tij fantastike dhe duke e mbajtur portën të paprekur në shumë ndeshje, Mal-i ishte një siguri e madhe për ekipin.
Urime Aron dhe Mal! 👏
Jemi krenarë me ju dhe me gjithë këtë gjeneratë të artë.
Vazhdoni të ëndërroni, edhe pse ëndrrat tuaja sot janë të vogla, e ardhmja juaj është e madhe!
09/08/2026
KAMPIONË TË PRISHTINA TOURNAMENT 2026! 🏆
Në konkurrencë me mbi 70 shkolla pjesëmarrëse, gjenerata jonë U-9 ka arritur të shkruajë një tjetër sukses të madh, duke u shpallur kampione për herë të dytë radhazi! 🥇🏆
Kjo gjeneratë e artë, e udhëhequr nga trajnerët Mensur Simnica dhe Haki Berbatovci, po vazhdon të tregojë talent, karakter, disiplinë dhe një dashuri të madhe për futbollin.
Urime djemve tanë për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Ju jeni e ardhmja e qytetit tonë, dhe të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë me ju. 💚🤍
Suksese kampionë, ky është vetëm fillimi! 🏆⚽️
08/08/2026
Gjenerata u-9 në finale të Prishtina Tournament, shihemi nesër..🏆💚
07/08/2026
Gjenerata jonë U-9 vazhdon rrugëtimin me sukses!
Me paraqitje të mira dhe rezultate pozitive, e kalojmë fazën e grupeve si liderë të grupit dhe sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër.
Tash na pret faza tjetër, ku kërkohet edhe më shumë përkushtim, disiplinë dhe luftë në çdo ndeshje.
Një hap më afër! 💚🤍
02/08/2026
SHKOLLA FUTBOLLIT KEK-u 💚
Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of KosovaKryeqyteti PrishtinaMUJI Autocenter GmbHPrishtina TournamentUEFA Foundation for Children
02/08/2026
Fitore 💚🤍😍
Prishtina Tournament u-10 💚🤍
01/08/2026
Shkolla e Futbollit FC KEK hap dyert për të gjithë mërgimtarët tanë!
Gjatë pushimeve në Kosovë, të gjithë fëmijët nga diaspora janë të mirëseardhur të stërviten së bashku me futbollistët tanë, nga U-7 deri në U-17.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e seancave tona stërvitore, të krijoni miqësi të reja dhe të kaloni momente të bukura në fushë.
Mirë se vini në familjen e FC KEK! 💚🤍
30/07/2026
Edhe ndeshja e tretë miqësore përfundoi me fitore, duke konfirmuar se ekipi po vazhdon me paraqitje shumë të mira gjatë fazës përgatitore.
Sot, kadetët tanë triumfuan ndaj Top Futbollit me rezultatin 3:1, duke treguar disiplinë, angazhim dhe cilësi në lojë.
Përgatitjet po vazhdojnë me intensitet të lartë, përmes stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore, me synimin që ekipi të jetë sa më i gatshëm për fillimin e kampionatit.
Nën udhëheqjen e trajnerit Atdhe Grajqevci, djemtë po shfaqin performanca të mira nga ndeshja në ndeshje. Urojmë që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, përkushtim dhe suksese.