09/08/2026
NJOFTIM PËR ORARIN E STËRVITJEVE
Të nderuar prindër dhe futbollistë,
Ju njoftojmë se nga nesër stërvitjet do të zhvillohen me orar të ri:
🟢 GRUPI B NË ORA 16:00 NË PIKA • STËRVITJA FILLON NË ORA 16:30
⚫ GRUPI A NË ORA 17:00 NË PIKA • STËRVITJA FILLON NË ORA 17:30
Ju lutemi që të gjithë futbollistët të jenë të pranishëm me kohë dhe
të respektojnë orarin e ri të stërvitjeve.
02/08/2026
Të nderuar prindër dhe futbollistë,
Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, nesër nuk do të ketë transport për në stërvitje.
Ju lusim që secili të organizojë ardhjen në stërvitje me veturë private ose me kombi.
Faleminderit për mirëkuptimin!
10/07/2026
E ardhmja e KF Trepçës fillon këtu
Me shumë punë, disiplinë dhe pasion për lojën, talentet tanë të rinj po ndërtojnë hap pas hapi të ardhmen e klubit.
💚🖤
26/06/2026
Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë 29.06.2026,
stërvitjet për grupmoshat U13 dhe U15 do të zhvillohen
në ora 08:30 të mëngjesit.
Të gjithë lojtarët të jenë të pranishëm 30 minuta më heret në pika.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Shkolla e Futbollit TREPÇA
25/06/2026
Pas një aktiviteti bukur të mirë koha për ushqim, ashtu qysh dijnë të përgatisin vetëm në Restaurant & Aqua Park Mitrovica 🍔🤌
25/06/2026
Sot gjenerata U/13 në shtepinë e madhe Restaurant & Aqua Park Mitrovica, vendi ku trupi nuk ndjen lodhje.
Faleminderit Restaurant & Aqua Park Mitrovica 🫶🌟🙌
17/06/2026
Bëhu pjesë e familjes KF Trepça
Bëhu pjesë e familjes së madhe të Shkollës së Futbollit Trepça dhe jepi hapin e parë pasionit tënd për futbollin.
Me trenerë të përkushtuar dhe plot energji, çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet, të mësojë dhe të argëtohet.
👦 Grupmoshat: U-9 | U-11 | U-13 | U-15 | U-17
🔥 E ardhmja jote fillon këtu
Regjistrohu sot dhe bëhu pjesë e Shkollës së Futbollit Trepça
⚽💚