12/08/2026
Mirë se u riktheve, Blerta Kadriu! 💚🖤
Klubi i Volejbollit Trepça ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e volejbollistes Blerta Kadriu, e cila më parë ka qenë pjesë e klubit tonë për një sezon dhe tash rikthehet sërish për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë.
Përvoja e saj, energjia pozitive, dëshira për fitore dhe përkushtimi për sukses shpresojmë të na ndihmojnë shumë në realizimin e synimeve tona këtë sezon.
Mirë se u riktheve, Blerta! 💚🖤🏐
Së bashku drejt sukseseve të reja!
Durmart
08/07/2026
🖤💚 Mirë se erdhe, Fatjona Berisha!
Me kënaqësi të madhe i urojmë mirëseardhje në familjen e KV Trepça volejbollistes Fatjona Berisha.
Jemi të bindur se përvoja, përkushtimi dhe cilësitë e saj do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin tonë. I urojmë Fatjonës shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë fitore me fanellën e Trepçës.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, Fatjona! 💚🏐
13/06/2026
Klubi ynë shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për trajnerin ndërkombëtar holandez Dick van Slooten për kontributin e tij të çmuar dhe për ndarjen e përvojës dhe njohurive profesionale me sportistet dhe stafin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Federatën e Volejbollit e Kosovës për mikpritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj vizite.
Vlerësojmë lart këtë përvojë dhe besojmë se do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të klubit tonë.
15/04/2026
FITORE⚒️
Sot u zhvillua ndeshja e barazhit kundër KV Malishevës, ku ekipi ynë arriti një fitore të merituar me rezultat 3-1.
Me lojë të organizuar dhe angazhim maksimal në çdo pikë, arritëm të dominojmë në shumicën e seteve dhe të sigurojmë fitoren.
Falënderojmë sponsorin gjeneral Durmart,lojtaret për angazhimin, stafin për punën e palodhshme dhe për mbështetjen gjatë gjithë kampionatit.
08/03/2026
Fitore e rëndësishme në Mitrovicë! 💪🏐
Sot arritëm një fitore të pastër 3-0 kundër KV Suti Sport. Ekipi tregoi lojë shumë të mirë,përqëndrim dhe luftë deri në pikën e fundit në çdo set.
Vazhdojmë tutje me te njëjtin fokus .