FC Mitrovica

FC Mitrovica

Share

Klubi i Futbollit "Mitrovica" zhvillon aktivitetin e saj në Mitrovicë,me kapacitete dhe mundësi të ja

30/08/2026

Mbyllet me barazim ndeshja në Kaçanik ❌

🔴KF LEPENCI 0-0 FC MITROVICA🟢

Shumë raste të humbura nga futbollistët tanë, e vlerësojmë angazhimin e të gjithëve, ne vazhdojmë pa u dorëzuar asnjëherë. 💪🏼

FC Mitrovica 💚

29/08/2026

NEXT MATCH 🔥

⚽️ LEPENCI 🆚 MITROVICA
📅 E Diel, 30 Gusht 2026
🕟 16:30
🏟️ Stadiumi “Besnik Begunca” – Kaçanik

Skuadra jonë udhëton drejtë Kaçanikut për një tjetër përballje të rëndësishme. 💪🟢

FC Mitrovica hyn në këtë ndeshje me vetëm një synim – luftë, përkushtim dhe fitore! 💪🏼

Bashkë jemi më të fortë! 💚💛
FORCA MITROVICA! 🔥

22/08/2026

𝐍𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢, 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐮𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐨𝐭𝐢𝐯𝐮𝐚𝐫 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐊𝐢𝐤𝐞̈𝐧!💪🏼

Raifeissen Liga e Parë e Kosovës / Java 2
⚽ MITROVICA 🆚 KIKA
📅 E diel, 23.08.2026
⏰ 16:30
🏟️ Stadiumi “Xheki”

Të gjithë së bashku për një fitore!


Falenderojmë sponsorët tanë për mbështetjen🤝

15/08/2026

🏆 MATCHDAY | NDESHJA E PARË E SEZONIT! ⚽️

FC Mitrovica nis sezonin e ri 2026/27 me derbin lokal ndaj KF Trepçës! 💪⚽️

🟢⚫️ KF Trepça 🆚 FC Mitrovica 🟢⚪️
📅 16 Gusht 2026
🕟 16:30
🏟️ Stadiumi “Bajram Aliu” – Skenderaj

Të gjithë tifozët dhe sportdashësit janë të ftuar të jenë në stadium dhe të përkrahin skuadrën tonë në këtë start të ri! 🟢

Bashkë për FC Mitrovica! 💚
Forca Mitrovica! 🔥



Falenderojmë sponsorët tanë për mbështetjen🤝

10/08/2026

Mirë se erdhe, Gentian Imeri! 💚

FC Mitrovica ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Gentian Imerit, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes sonë.🤝

Gentiani, i cili luan në pozitën e mesfushorit defensiv, vjen për të forcuar mesfushën e skuadrës sonë me përkushtim, disiplinë dhe luftë në çdo top.⚽️

Besojmë se me cilësitë dhe angazhimin e tij do të jetë një vlerë e rëndësishme për ekipin në rrugëtimin drejt objektivave tona.🏆

Mirë se erdhe në FC Mitrovica, Gentian! ⚽💚
Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën tonë!

08/08/2026

Telegram urimi 💚

FC Mitrovica shpreh urimet më të sinqerta KFF Mitrovica për kualifikim në UEFA Women’s Europa League për edicionin e ri 2026/27 🏆

Ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në vazhdim për skuadren e qytetit tonë💪🏼

04/08/2026

🤝 MARRËVESHJE E RE SPONSORIZIMI | SEZONI 2026/27

FC Mitrovica me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me Restaurant Ujvara, i cili do të jetë sponsor zyrtar i klubit tonë për edicionin 2026/27.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e klubit drejt zhvillimit dhe realizimit të objektivave tona sportive. Jemi krenarë që kemi pranë nesh një partner serioz dhe të përkushtuar, i cili beson në projektin dhe vlerat e FC Mitrovicës.

Falënderojmë Restaurant Ujvara për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Së bashku do të punojmë për suksese të reja, duke promovuar sportin, të rinjtë dhe komunitetin tonë.

Mirë se erdhët në familjen e FC Mitrovicës!

💚💛 Së bashku drejt sukseseve të reja!

02/08/2026

🇲🇰 Salim Arifi ftohet nga Kombëtarja U20 e Maqedonisë së Veriut!

Me krenari dhe kënaqësi njoftojmë se futbollisti i FC Mitrovica, Salim Arifi, ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja U20 e Maqedonisë së Veriut për grumbullimin dhe pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar Mediterranean Games Taranto 2026, i cili do të zhvillohet në periudhën 20–28 gusht 2026.

Ky është një vlerësim i madh për punën, përkushtimin dhe paraqitjet e shkëlqyera të Salimit me fanellën e FC Mitrovica, si dhe një dëshmi e cilësisë që po ndërton klubi ynë.

I urojmë Salimit shumë suksese me fanellën e kombëtares dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë me dinjitet klubin tonë dhe vendin e tij.

Urime, Salim! FC Mitrovica është krenare me ty! 💚⚽

01/08/2026

Përfundon ndeshja e pestë miqësore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave! ✅

🟢 FC Mitrovica 4–2 KF Ramiz Sadiku 🟡

⚽ Golashënuesit:

⚽ Oltion Sejdiu (🅰️ Wellington Ehiabhi)
⚽ Salim Arifi (🅰️ Wellington Ehiabhi)
⚽ Bleart Hasani
⚽ Venhar Hyseni

👏 Një paraqitje shumë e mirë e ekipit, me angazhim dhe disiplinë gjatë gjithë takimit.

💚 Vazhdojmë të punojmë me përkushtim drejt objektivave dhe sukseseve të reja!

28/07/2026

Welcome back Rauf Abubakar Abdul! 🟢

KF FC Mitrovica me kënaqësi mirëpret rikthimin e portierit Rauf Abubakar Abdul gardianit me prejardhje nga Gana, i cili rikthehet për të mbrojtur edhe një herë ngjyrat e klubit tonë.

Me përkushtimin, profesionalizmin dhe eksperiencën e tij, Abubakar është një vlerë e shtuar për skuadrën dhe një garanci më shumë në portën tonë. Rikthimi i tij dëshmon besimin e ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit, si dhe ambicien për të arritur objektivat e sezonit.

I urojmë Raufit shëndet, suksese dhe shumë paraqitje të shkëlqyera me fanellën e FC Mitrovicës.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Abu! 💛💚

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Mitrovica