KF TREPÇA

KF TREPÇA

Share

Miresevini ne faqen zyrtare te klubit futbollistik TREPÇA KF Trepça is a football club based in Mitrovica, Kosovo. The club colours are black and green.

The club was founded in 1932 and currently plays in the top division of football in Kosovo, the Raiffeisen Superliga. KF Trepça are one time Kosovo champions and one time winners of the Kosovo Cup (Kupa e Kosovës) and Kosovo Supercup (Superkupa e Kosoves)
The most successful period of KF Trepça's history was the 1976-77 season when they won promotion to top division of football in Yugoslavia. KF T

23/08/2026

Dinamo Ferizaj - Trepça 5:0

Humbasim ne Ferizaj, ku pas dy ndeshjeve kampionale kemi nje fitore dhe nje humbje,

Kf Trepça

19/08/2026

RIKTHIMI I TRAJNERIT FIDAIM HAXHIU – FIDA

Pas ndryshimeve të papritura të ndodhura së fundmi në klub, KF Trepça pritet të rikthejë në radhët e veta Fidaim Haxhiun – FIDA.

Fida nuk është emër i panjohur për klubin tonë. Ai edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut të çmuar për Trepçën, duke treguar profesionalizëm, përkushtim dhe respekt të veçantë për fanellën dhe historinë e klubit.

Me përvojën dhe njohuritë e tij, besojmë se ai do të jetë një krah i fuqishëm i klubit dhe i ekipit tonë, veçanërisht në këtë periudhë kur kërkohet stabilitet, unitet dhe vazhdimësi në punë.

Shpresojmë dhe besojmë se kontributi i tij do të lërë gjurmë dhe do të ndihmojë Trepçën në realizimin e objektivave tona.

Mirë se rikthehesh në familjen zi e gjelbër, FIDA!

KF TREPÇA

10/07/2026

Okseold Sefa bashkohet me KF Trepçën

KF Trepça ka kënaqësinë të ju njoftojë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defensiv Okseold Sefa

24-vjeçari nga Shkodra i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave me KF Vora dhe KF Kukësi, ndërsa hapat e parë në futboll i ka zhvilluar në akademinë e KF Tirana

Me energjinë dhe cilësitë e tij në mesfushë, Sefa vjen për t'i dhënë forcë dhe stabilitet skuadrës sonë në sezonin e ri.

Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Okseold

💚🖤

10/07/2026

Kamohelo Hoala bashkohet me KF Trepçën

Kamohelo Hoala është sërish pjesë e skuadrës së KF Trepçës sulmuesi 25-vjeçar i krahut të majtë rikthehet në Mitrovicë, aty ku kishte lënë gjurmë gjatë aventurës së tij të parë me fanellën Gjelbërt dhe Zi

Pas një sezoni të kaluar te University of Pretoria FC, Kamo ka zgjedhur ta vazhdojë rrugëtimin e tij me KF Trepça, duke iu bashkuar projektit të ri të klubit për sezonin 2026/27

Me cilësitë, shpejtësinë dhe eksperiencën që posedon, besojmë se Kamo do të jetë një armë e rëndësishme për repartin ofensiv

Mirë se u riktheve Kamo

💚🖤

10/07/2026

Urim Veliu bashkohet me KF Trepçën

KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Urim Veliut, mbrojtësit të krahut të majtë, i cili ka nënshkruar zyrtarisht me klubin tonë

22-vjeçari është një produkt i akademisë së KF Trepça, ku hodhi hapat e parë në futboll dhe u formësua si lojtar. Sot ai rikthehet në klubin e zemrës me më shumë përvojë, ambicie dhe dëshirë për të dhënë maksimumin për fanellën e KF Trepçës

Mirë se u ktheve në shtëpi, Urim

💚🖤

10/07/2026

Rudolf Turkaj bashkohet me KF Trepçën

KF Trepça ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar Rudolf Turkaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë

31-vjeçari nga Lezha i bashkohet skuadrës së KF Trepçës për sezonin e ri, duke sjellë përvojë dhe siguri në repartin e mbrojtjes

Me ardhjen e tij, KF Trepça vazhdon ndërtimin e një skuadre konkurruese, të gatshme për sfidat që e presin në sezonin e ri

Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Rudolf

💚🖤

Photos from KF TREPÇA's post 10/07/2026

𝐍𝐈𝐒 𝐍𝐉𝐄 𝐊𝐀𝐏𝐈𝐓𝐔𝐋𝐋 𝐈 𝐑𝐈

KF Trepça ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2026/27

Me energji të re, përkushtim maksimal dhe ambicie të mëdha, skuadra dje zhvilloi seancën e parë stërvitore, drejt sfidave që e presin në sezonin e ri.

Rruga sapo ka filluar për ngjyrat tona, për qytetin tonë.

Sezoni 2026/27

Forca Trepça

💚🖤

06/07/2026

Ergyn Ahmeti është futbollisti më i ri i KF Trepça

Pas disa viteve larg vendlindjes, Mesfushori Mitrovicas rikthehet aty ku i takon për të veshur fanellën Gjelbër dhe Zi dhe për të mbrojtur ngjyrat e qytetit të tij.

Me energjinë, cilësinë dhe karakterin që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij, Ergyni vjen me motivim të madh për të dhënë maksimumin dhe për të qenë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri.

Mirë se u riktheve në shtëpi, Ergyn Ahmeti

💚🖤

05/07/2026

A është thjesht një numër, apo ka një domethënie për ju 👇 ?

05/07/2026

KF Trepça është krenare të njoftojë arritjen e marrëveshjes së partneritetit me Banka Ekonomike e Kosovës, e cila i bashkohet klubit tonë si partnere zyrtare.

Ky bashkëpunim përfaqëson më shumë se një marrëveshje sponsorizimi – ai është një dëshmi e besimit në projektin, traditën dhe ambiciet e KF Trepçës.

Mbështetja e partnerëve të fuqishëm vendorë është një element kyç në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes së objektivave sportive.

Jemi të nderuar që Banka Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij rrugëtimi dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje edhe më të suksesshme për klubin tonë.

KF Trepça shpreh mirënjohjen e saj për besimin dhe mbështetjen e treguar, duke besuar se ky partneritet do të ndërtohet mbi vlera të përbashkëta, profesionalizëm dhe sukses.

BANKA EKONOMIKE x KF TREPÇA

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Mitrovica
40 000