03/07/2026
🎉 Urime ditëlindjen, Eris! 🎂⚽
Të urojmë shëndet, lumturi, suksese dhe shumë fitore brenda e jashtë fushës. Urojmë që çdo ditë të të sjellë buzëqeshje, zhvillim dhe momente të paharrueshme.
Gëzuar ditëlindjen!
Me respekt, Shkolla e Futbollit NEW TALENTS
01/07/2026
🎉 Gëzuar ditëlindjen, Rejan! 🎂⚽
Të urojmë shëndet, lumturi, suksese në shkollë dhe shumë fitore në fushën e futbollit. Urojmë që çdo vit të të sjellë edhe më shumë buzëqeshje, ëndrra të realizuara dhe momente të paharrueshme.
Me shumë dashuri, Shkolla e Futbollit NEW TALENTS ❤️⚽
22/06/2026
🎉 Urime Ditëlindjen, Florian Begaj! 🎉
Stafi dhe lojtarët e Shkollës së Futbollit NEW TALENTS të urojnë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në jetë e në futboll.
Faleminderit për përkushtimin dhe punën tënde me talentet tona të rinj.
Gëzuar Ditëlindjen! 🎂⚽
Me respekt, stafi dhe lojtarët e NEW TALENTS. 🌟⚽
17/06/2026
Urime ditëlindjen Omer Biniqi!
Të urojm shumë shëndet, suksese në futboll dhe plot fitore me shkollën e futbollit New Talents. Vazhdofsh të shkëlqesh, kampion! ⚽🏆
03/06/2026
🎉 SOT SHËNOJMË 1 VJETORIN E SHKOLLËS SË FUTBOLLIT NEW TALENTS! ⚽
Sot bëhet një vit nga themelimi i Shkollës së Futbollit NEW TALENTS, një vit i mbushur me punë, përkushtim, sakrificë dhe shumë suksese të vogla e të mëdha.
Gjatë këtij viti kemi punuar me përkushtim për zhvillimin e fëmijëve tanë, duke u mundësuar atyre jo vetëm të mësojnë futbollin, por edhe vlerat e respektit, disiplinës dhe bashkëpunimit.
Një nga premtimet tona më të mëdha në ditën e themelimit ishte ndërtimi i fushës së madhe të futbollit. Me krenari mund të themi se ky premtim tashmë është bërë realitet. Kjo fushë është dëshmi e vizionit tonë dhe e përkushtimit për t'u ofruar talenteve të rinj kushtet më të mira për stërvitje dhe zhvillim.
Falënderojmë të gjithë futbollistët, prindërit, trajnerët, bashkëpunëtorët dhe miqtë që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Besimi dhe mbështetja juaj na japin forcë të vazhdojmë edhe më tutje.
Viti i parë ishte vetëm fillimi. Na presin sfida të reja, suksese të reja dhe shumë talente të reja për t'u zhvilluar.
Gëzuar 1-vjetorin, NEW TALENTS! ❤️⚽
22/05/2026
Urime ditelindjen, Oltion!
Shkolla e futbollit "NEW TALENTS" të uron shëndet dhe shumë suksese!
27/04/2026
Ajani, lojtari yne sot ka ditelindjen
Shkolla e futbollit NEW TALENTS dhe ne stafi i deshirojme shume suksese!