KFF "16 Qershori"

KFF "16 Qershori"

Share

Klubi i Futbollit i Femrave "16 Qershori"- Malishevë

12/09/2026

Kff Kosova Vr vs Kff 16 Qershori

🗓 e Dielë
🕐 16:30
🏟 Prishtinë

⚽️💚

10/09/2026

⚽ Vajzat në fushë, barazi në komunitet!

KFF “16 Qershori” zhvillon stërvitje në kuadër të projektit “Vajzat në Fushë, Barazi në Komunitet” në Malishevë, i mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian(BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Malishevës.

Përmes aktiviteteve sportive, synojmë të zhvillojmë aftesitë, vetëbesimin dhe frymën ekipore të vajzave, duke promovuar mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje aktive në sport.

🎥 Shikoni disa momente nga stervitjet dhe na ndiqni per aktivitetet e ardhshme!

Union in Kosovo

07/09/2026

Vazhdojmë me stërvitjen e radhes⚽️🔥

E Marte 15:45, "Qendra Sportive"-Bekimi

⚽️💚

03/09/2026

2026/2027⚽️✅️

⚽️💚

31/08/2026

Vazhdojmë me stërvitjen e radhes⚽️🔥

E Marte 17:00, "Liman Gegaj"-Malishevë

⚽️💚

26/08/2026

SHPALLJE!
THIRRJE PUBLIKE / FTESË PËR OFERTË DHE APLIKIM

KFF “16 Qershori” – Malishevë, në kuadër të projektit “Vajzat në Fushë, Barazi në Komunitet”, i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP, fton të gjithë operatorët ekonomikë dhe kandidatët individualë të interesuar që të aplikojnë/ofertojnë sipas ftesave të publikuara nga klubi.

Ftesa është e hapur për këtë kategori:

1. Ujë, pije freskuese dhe ushqime te lehta-Linjat 4.3 dhe 4.3.1

Të gjithë të interesuarit duhet të përgatisin ofertën/aplikimin e tyre sipas specifikimeve të përcaktuara në ftesat përkatëse dhe ta dërgojnë në email adresën:

[email protected]

Afati i fundit për dorëzim:04.09.2026, ora 16:00

Ofertat/aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Me respekt,
KFF “16 Qershori” – Malishevë

16/08/2026

Ready for new season🔥⚽️

⚽️💚

14/08/2026

Ndeshje miqësore🤝

KFF DEQANI v KFF 16 QERSHORI

E Shtunë, 18:00 - Deqan

⚽️💚

13/08/2026

Goalkeeper Academy Project⚽️

hanifeshala12⚽️🔥

⚽️💚

11/08/2026

Erblina Ahmeti, Xheneta Shurdhaj, Ardita Morina-(FIFA Talent Coach Program)⭐️⭐️⭐️

⚽️ Në vazhdën e punës së Akademisë së FIFA-s në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, e para e këtij lloji në shtetet ballkanike, ka nisur puna intensive edhe me talentet e reja të gjeneratave 2012 dhe 2013.

🌟 Pjesë e këtij programi janë edhe lojtaret tona të talentuara, Erblina Ahmeti, Xheneta Shurdhaj dhe Ardita Morina, të seleksionuara nga të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit në Kosovë.
🧐Përzgjedhja e tyre është bërë përmes procesit të vëzhgimit dhe identifikimit të talenteve në të gjitha rajonet e vendit gjatë muajit qershor.

🎯 Akademia zhvillohet në kuadër të programit të FIFA-s Talent Development Scheme, me synim krijimin e mundësive të barabarta për zhvillimin e talenteve të reja dhe përgatitjen e tyre për nivelet më të larta në të ardhmen.

💪 Përmes stërvitjeve të rregullta, punës së specializuar dhe një programi të strukturuar zhvillimor nën mbikëqyrjen e ekspertit të FIFA-s, Rainer Kraft, vajzat e përzgjedhura do të kenë mundësinë të avancojnë aftësitë e tyre teknike, taktike dhe fizike, duke u përgatitur për të ardhmen e ekipeve kombëtare të Kosovës.

🙌Ekipi ynë ndihet krenar për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj lojtareve tona ku vazhdimisht jemi duke nxjerrë dhe përgatitë talente duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe avancimin e futbollit të femrave.
-Klubi ynë i uron suksese Erblines, Xhenetes dhe Ardites, dhe gjitha lojtareve të përfshira në këtë projekt⚽️👏

🇽🇰⚽️💚

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Malisevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Malishevë
Malisevo
24000