15/08/2026
🇨🇦 Mirë se vjen, Alexandre Teichmann
KV Ulpiana prezanton përforcimin e radhës për sezonin 2026/27 në Superligën A!
Alexandre Teichmann, 24-vjeçari nga Montreal, Kanada, i bashkohet skuadrës sonë në pozitën e pranuesit🔥
Mirë se vjen, Alex. Të dëshirojmë shumë suksese me fanellën tonë💪
Përpara Ulpiana💙🤍
01/08/2026
Kartela GOLD CARD 2026/27 ka kaluar përtej kufijve të Republikës së Kosovës! 💙🤍
Mbështetja për KV Ulpianën nuk mungon as në Munich, Gjermani🇩🇪
Restauranti Kraillinger Brauerei, në pronësi të familjes Konxheli nga Lipjani, pranoi sot kartelën GOLD CARD 2026/27, duke u bërë pjesë e familjes së madhe të KV Ulpianës.
Faleminderit për përkrahjen🙏
Përpara Ulpiana! 💙🤍
31/07/2026
Volejbollisti ynë, Dilon Latifaj u shpall kampion i Kosovës në Beach Volley për grupmoshat U22🏆
Së bashku me Erind Qalajn, dyshja u treguan fantastikë, duke u kurorëzuar me medaljen e artë🥇
Urime Dilon dhe Erind👏
31/07/2026
Enes Haxha rikthehet te KV Ulpiana! 💙🤍
KV Ulpiana ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Enes Haxhës për sezonin 2026/27.🔥
Haxha ishte pjesë e skuadrës sonë edhe në sezonin 2024/25, ndërsa tani rikthehet për të dhënë kontributin e tij në Superligën A.
Edicionin e kaluar, Haxha ndihmoi KV Forcën drejt titullit kampion në Superligën B.
I gjatë 1.98m, Enesi luan në pozitën e qendrës.💪
Mirë se u riktheve në shtëpi, Enes!
Përpara Ulpiana💙🤍
22/07/2026
Mirë se vjen, Dilon💪
Një nga korrektorët më të mirë në Kosovë nënshkruan me KV Ulpianën💣
Me kënaqësi ju prezantojmë Dilon Latifajn, përforcimin më të ri për sezonin 2026/27.
I ardhur nga KV Drita, Diloni sjell cilësi dhe fuqi në sulm për objektivat tona në Superligën A🔥
Përpara Ulpiana💙🤍
16/07/2026
Kryetari i KV Ulpiana, A***n Zeneli, i dorëzoi sot GOLD CARD 2026/27 drejtorit të ri të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Lipjanit, Astrit Buja
Njëherit, kryetari e uroi drejtorin Buja për detyrën e re dhe duke i dëshiruar suksese në këtë përgjegjësi.
Gjatë takimit u shpreh gatishmëria dhe vullneti i përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në funksion të zhvillimit të sportit në Lipjan, me synimin që sportistët dhe klubet lipjanase të kenë mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen.
Drejtor, faleminderit për mbështetjen🙏
Përpara Ulpiana💙🤍
15/07/2026
Rrugëtimi i KV Ulpianës në Superligë nis me një partner të rëndësishëm💪
KV Ulpiana me krenari njofton se kompania e njohur e tekstilit Urban Center, me pronar Hamit Sopa (Billi), është sponsori i parë zyrtar i klubit për sezonin 2026/27.
Me një sponsorizim prej 5,000 euro, Urban Center i bashkohet klubit në synimet për një sezon historik në Superligën A.
Billi Urbanstyle njihet në qytetin e Lipjanit si një nga mbështetësit më të mëdhenj të sportit lokal, duke qenë prej vitesh pranë klubeve dhe sportistëve të qytetit.
Në emër të klubit, Presidenti A***n Zeneli falënderon sinqerisht Urban Center për besimin dhe përkrahjen.
Mirë se erdhët në familjen e madhe të KV Ulpiana💙🤍
13/07/2026
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!💙
KV Ulpiana shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjitha bizneset që janë pajisur me ULPIANA GOLD CARD 2026/27, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë në Superligë.
Mbështetja juaj është investim në sportin lokal, në të rinjtë e qytetit dhe në të ardhmen e klubit tonë.
🏅 Faleminderit:
• Banka Ekonomike
• Avis Patundshmëri
• Restaurant Home
• Lumix Studio
• Agjensioni Troshupa
• Luxury Cars
• Meka Luxury Home
• Snack Zone
• Restaurant Centrum
• Urban Center
• Studio e Kontabilitetit Murat Murati
• PST PST SHPK
• Ari Palace
• Kolona Commerce
• Lexalko
• 7 Vëllezërit
• Auto Nita
• Luma Bau
• Auto Servis Kleçka
• Albo Automotive
• Posta Falcon
• Tori Market
• Samedi Clean Detailing
• Elektro Ari
• Pumi Dent
• AL Ensar
• FZ Architecture
• ZOOM Growth
• Royal Residence
• Studio e Arkitekturës Tadam
• Top Bewertung
• AG CC Group
• Physio Be1
• Leo Invest Group
🙏 Ftojmë edhe bizneset e tjera, si dhe bashkatdhetarët tanë që po kalojnë pushimet në Kosovë, të bëhen pjesë e familjes së KV Ulpiana duke u pajisur me ULPIANA GOLD CARD 2026/27.
Së bashku e bëjmë Ulpianën edhe më të fortë! 💙🤍
07/07/2026
LEO INVEST GROUP NË MBËSHTETJE TË FAMILJES SË MADHE TË KV ULPIANA
Me kënaqësi ju njoftojmë se Leo Invest Group, me pronar A***n Bislimi, është pajisur sot me GOLD CARD 2026/27, duke iu bashkuar familjes së madhe të sponsorëve dhe përkrahësve të KV Ulpiana.
Leo Invest Group është sinonim i ndërtimit cilësor dhe ofron banesa moderne me standarde të larta në projektin e tij, i vendosur në zemër të Lipjanit.
Faleminderit për përkrahjen! 🙏
Përpara Ulpiana! 💙🤍
21/06/2026
Sot luan KOSOVA 🇽🇰
Le ta mbushim Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe t’i japim përkrahjen që meritojnë përfaqësueset tona.
🔥 Vajzat
🇽🇰 Kosova 🆚 🇭🇺 Hungaria
🕔 17:00
🔥 Djemtë
🇽🇰 Kosova 🆚 🇮🇱 Izraeli
🕗 20:00
📍 Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
Hyrja është falas!
KV Ulpiana çdoherë në mbështetje të ekipeve tona përfaqesuese💪
Përpara Kosova!