Fc Lipjani 01

Fc Lipjani 01

Share

Faqja zyrtare e Shkollës së Futbollit FC Lipjani 01
Aty ku talenti rritet dhe ëndrrat marrin formë.

Photos from Fc Lipjani 01's post 24/08/2026

🏆 Gjenerata 2014 – Nënkampionë në Fer Plej Cup Ohrid! ⚽️

Gjenerata 2014 zhvilloi një turne fantastik në Fer Plej Cup – Ohrid, duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut.

Deri në finale, ekipi realizoi 10 gola dhe nuk pranoi asnjë gol. Çdo ndeshje ishte dominante, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe cilësinë e kësaj gjenerate. 💪⚽️

Në finale, edhe pse ishim favoritë, kësaj radhe u desh të kënaqemi me titullin e nënkampionit. Megjithatë, kjo nuk e zbeh aspak paraqitjen fantastike të ekipit. 👏

🏅 Çmim individual:
⚽️ Rion Ferizi – golashënuesi më i mirë i ekipit! 🔥

Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, lojtarët, prindërit dhe stafin, për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë gjithë turneut. ❤️🖤

Urime gjenerata 2014! Vazhdoni kështu! 🏆⚽️

Photos from Fc Lipjani 01's post 21/08/2026

Paraqitje e shkëlqyer në Ohër

⚽️ Gjenerata 2014 e FC Lipjani 01 po merr pjesë në turnirin Fair Play Cup – Ohër.

Sot zhvilluam ndeshjen e parë, ku djemtë tanë bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe futboll të bukur. 👏💛🖤

Kushtet këtu janë shumë të mira dhe më e rëndësishmja, fëmijët po kënaqen dhe po përjetojnë momente të bukura së bashku. ❤️⚽️

Një falënderim i veçantë për stafin, prindërit dhe për Gmica Trans për transportin dhe mbështetjen e vazhdueshme. 🙏

💛🖤 FC Lipjani 01 – së bashku drejt sukseseve!

Photos from Fc Lipjani 01's post 30/07/2026

Stërvitje !
Fc Lipjani 01🟡⚫️

Photos from Fc Lipjani 01's post 18/07/2026

FC Lipjani 01 shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Diamant Tashollin, pronar i Autosallonit Diamanti, për donacionin e kombit që i ka dhuruar Shkollës së Futbollit FC Lipjani 01.

Ky gjest është një mbështetje e madhe për klubin dhe një motivim shtesë për fëmijët tanë që çdo ditë punojnë me përkushtim për të arritur sukses.

Photos from Fc Lipjani 01's post 11/07/2026

🏆 1. FC Passau Stadionfest Cup – FC Lipjani 01 shkëlqen në Passau, Gjermani! 🇩🇪⚽
Me shumë krenari njoftojmë se FC Lipjani 01 është shpallur kampion me dy gjenerata në turneun ndërkombëtar në Passau të Gjermanisë:�🥇 U10 (2017)�🥇 U13 (2014)
Ky sukses i madh është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë, si dhe e angazhimit të vazhdueshëm të trajnerëve Astrit Rrahmani dhe Hysen Arifi, të cilët me profesionalizëm po i udhëheqin këto gjenerata drejt sukseseve të reja.
Falënderim i veçantë shkon për ekipin e FC Passau dhe për koordinatorin e shkollës së futbollit, Betim Avdullahu, i cili na mundësoi pjesëmarrjen në këtë turne dhe e mbështeti ekipin tonë me 1000 euro. Kjo ndihmë dhe përkrahje janë shumë të çmuara për klubin dhe për fëmijët tanë.
Falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit për mbështetjen, besimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.
Ky sukses na bën edhe më krenarë dhe na motivon të vazhdojmë me punë, disiplinë dhe përkushtim drejt fitoreve të tjera.
Urime lojtarëve, trajnerëve dhe të gjithë familjeve të FC Lipjani 01!�💛🖤👑🏆

Photos from Fc Lipjani 01's post 09/07/2026

Sot, dy gjeneratat e FC Lipjani 01, të lindurit 2017 dhe 2014, u nisën drejt Passau, Gjermani, ku do të marrin pjesë në një turnir ndërkombëtar.

Ju urojmë rrugë të mbarë, paraqitje sa më të mira dhe shumë suksese në çdo ndeshje. Na përfaqësoni me krenari!

Forca FC Lipjani 01! 💛🖤

04/07/2026

🚨 HAPEN REGJISTRIMET PËR SEZONIN 2026/2027! 🚨

⚽ FC LIPJANI 01 mirëpret futbollistët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë talentin e tyre dhe të bëhen pjesë e klubit tonë.

📢 Regjistrimet janë të hapura për grupmoshat:
🔹 U-7
🔹 U-9
🔹 U-11
🔹 U-13
🔹 U-15
🔹 U-17

📞 044 440 149
📞 043 529 444
📞 045 648 866

🌟 E ardhmja fillon sot! Bëhu pjesë e familjes së FC LIPJANI 01 dhe ndërto rrugën drejt suksesit.

Photos from Summer Cup Football Tournament's post 22/06/2026

Fc Lipjani 01 🥇🏆

Photos from Fc Lipjani 01's post 21/06/2026

🏆 Trofe pas trofeu, FC Lipjani vazhdon të shkruajë histori suksesi! 🏆

Aty ku merr pjesë FC Lipjani, synimi është gjithmonë i njëjtë: Fitorja
Dhe edhe një herë, djemtë tanë e dëshmuan këtë në turneun Summer Cup football tornament në Durrës.

🥇 Gjenerata U15 u shpall kampione e turneut, duke ngritur edhe një trofe tjetër në koleksionin e sukseseve të klubit.

⭐ Erion Selmani u shpall Lojtari më i Mirë i Turneut, ndërsa

🧤 Elvan Demiri u shpall Portieri më i Mirë i Turneut,

👏 Meritë të madhe ka edhe Gjenerata U13, e cila zhvilloi paraqitje të shkëlqyera dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke treguar se e ardhmja e klubit është në duar të sigurta.

Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për trajnerin Elvis Arifi për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar çdo ditë.
Trofe pas trofeu, sukses pas suksesi – FC Lipjani tashmë është bërë sinonim i kampionëve. Kudo që merr pjesë, lë gjurmë; kudo që garon, lufton për vendin e parë. Ky është rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë familjes së klubit.

🏆 FC Lipjani – emri që po sundon turnetë dhe po ndërton kampionët e së ardhmes!⚽

⚽ 🏆 🥇

Photos from Fc Lipjani 01's post 21/06/2026

Summer Cup Tournament -Durrës!
Fc Lipjani 01
Gjenerata 2011-2012-2013

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Lipjan